Djemtë dhe vajzat sonte janë një.
Ata shkopsisin bluzat.
Ata çlirojnë xixillonjat.
Ata heqin këpucët.
Ata fikin dritën.
Krijesat vezulluese janë të
mbushura me gënjeshtra.
Ata po hanë njëri-tjetrin.
Janë të mbingopur.
Natën, vetëm…
Unë martohem me shtratin.
NGA ANNE SEXTON
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.