Zeri yt, syte e tu
Duart e tua, buzet e tua
Heshtjet tona, fjalet tona
Drita qe iken
Drita qe vjen
Nje buzeqeshje e vetme ndermjet nesh
Ne kerkim te dijes
Une kam pare naten te krijoje diten
Teksa ne dukeshim te pandryshuar
Te dashur nga te gjithe, te dashur vetem nga nje
Goja jote ne heshtje premtonte se do te ishte e lumtur
Larg, larg, thote urrejtja
Kurre, kurre, thote dashuria
Nje perkedheje na drejton nga femijeria jone
Gjithnje edhe me shume shoh formen njerezore
Si dialogu i nje te dashuruari
Zemra ka vetem nje goje
Cdo gje e porositur nga shansi
Te gjitha fjalet pa paramendim
Ndjenjat e humbura
Njeriu endet neper qytet
Nje veshtrim, nje fjale
Sepse une te dua
Gjithcka leviz
Te jetosh, vetem te ecesh perpara!
Shenjestro direkt vetem ata qe dashuron
Une erdha drejt teje
Pafundesisht, drejt drites
Nese ti buzeqesh me mbeshtjell edhe me mire
Rrezet e kraheve te tu shpojne mjegullen
Poezia Paul Eluard
Piktura, Enderrimtarja, 1932, Pablo Picasso
Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti
#art #poetry #pauleluard #painting #pablopicasso #enkeledasuti