POEZINizar QabbaniEpika e trishtimit nga Nizar Qabbani

Epika e trishtimit nga Nizar Qabbani

-

Dashuria jote më mësoi që të vajtoj

Dhe se unë kam pasur nevojë, për shekuj

Që një grua të më bëjë të vuajë

Për një grua, për të qarë në krahët e saj

Si një harabel

Për një grua që të mbledhë copëzat e mia

Si cifla të kristalit të thyer

Dashuria jote më ka mësuar, zonjëza ime, zakonet më të këqia

Më ka mësuar që të lexoj filxhanët e mi të kafesë

Mijëra herë natën

Për të shkuar tek fallxhoret

Më ka mësuar të largohem nga shtëpia ime

Për të krehur trotuarët

Dhe për të kërkuar për fytyrën tënde tek pikat e shiut

Dhe tek dritat e makinës

Dhe për të ndjekur veshjet e tua

Tek veshjet e të panjohurve

Dhe për të kërkuar për imazhin tënd

Madje…madje…

Madje edhe tek posterat e reklamave

Dhe dashuria më ka mësuar

Që të vërdallosem, për orë

Në kërkim të flokëve të ciganëve

Që të gjitha ciganet do t’i kenë zili

NË KËRKIM TË NJË FYTYRE, TË NJË ZËRI

QË ËSHTË TË GJITHA FYTYRAT DHE TË GJITHË ZËRAT

Dashuria jote ka hyrë tek unë…zonjëza ime

TEK QYTETET E TRISHTIMIT

Dhe unë përpara teje, nuk kisha

Hyrë kurrë tek qytetet e trishtimit

Unë nuk e dija se

Lotët janë personi

Se një person pa trishtim

Është vetëm hija e një personi

Dashuria jote më mësoi

Që të sillem si një djalë

Ta vizatoj fytyrën tënde me shkumës

Mbi mur

Mbi lundrimin e varkave të peshkatarëve

Mbi kambanat e kishave, mbi kryqe

Dashuria jote më mësoi, se si dashuria

E ndryshon hartën e kohës

DASHURIA JOTE MË MËSOI, SE KUR UNË DASHUROJ

TOKA NUK RROTULLOHET MË

Dashuria jote më ka mësuar gjëra

Të cilat nuk i kisha llogaritur kurrë

Kështu lexova përrallat e fëmijëve

Hyra në kështjellën e Jennies-ës

Dhe ëndërrova se ajo duhet të martohet me mua

Vajza e Sulltanit

ATO SY…

MË TË DËLIRË SESA UJI I LAGUNËS

ATO BUZË…

MË TË DËSHIRUESHME SESA LULJA E SHEGËVE

Dhe ëndërrova se do ta rrëmbeja atë si një kalorës dhe ëndërroca sikur do t’i jipja asaj varëse me perla dhe korale

DASHURIA JOTE MË MËSOI, ZONJËZA IME

SE ÇFARË ËSHTË ÇMENDURIA

MË MËSOI…SE SI MUND TË KALOJË JETA

PA ARDHUR VAJZA E SULLTANIT

Dashuria jote më mësoi

Se si të të dua ty tek të gjitha gjërat

Në një pemë të zhveshur dimri

Tek gjethet e verdha të thara

Tek shiu, tek një stuhi

Në kafenenë më të vogël, ne pinim

Mbrëmjeve…kafen tonë të zezë

Dashuria jote më mësoi, të kërkoj strehim

Të kërkoj strehim tek hotelet pa emra

Tek kishat pa emra

Tek kafenetë pa emra

Dashuria jote më mësoi…se si nata

E bymen trishtimin e të huajve

Më mësoi…se si ta shoh Beirutin

Si një grua…një tirane tundimi

Si një grua, që mbath çdo mbrëmje

Veshjet më të bukura që ajo zotëron

Dhe duke spërkatur mbi gjinjtë e saj parfum

Për peshkatarin, dhe princat

Dashuruia jote më mësoi se si të qaj pa qarë

Më mësoi se si fle trishtimi

Si një djalë me këmbët e prera

Tek rrugët Rouche dhe Hamra

Dashuria jote më mësoi që të vajtoj

Dhe se unë kam pasur nevojë, për shekuj

Që një grua të më bëjë të vuajë

Për një grua, për të qarë në krahët e saj

Si një harabel

Për një grua që të mbledhë copëzat e mia

Si cifla të kristalit të thyer

Epika e trishtimit nga Nizar Qabbani

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty