Të tjeraIdeali estetik ne Greqine e Vjeter - Umberto Eco

Ideali estetik ne Greqine e Vjeter – Umberto Eco

-

Ideali estetik ne Greqine e Vjeter – Umberto Eco – Hesiodi tregon se ne dasmen e Kadmit me Harmonine ne qytetin e Tebes muzat kenduan per nder te ciftit te ri keto vargje, te cilat, filla pas tyre, nisen t’i kendonin edhe te pranishmit: “Kush eshte i bukur eshte i dashur, e kush nuk eshte i bukur, nuk eshte i dashur”. Keto vargje proverbiale jane permendur dendur dhe nga poetet e mevonshem, jane ne nje fare menyre shprehje e kuptimit te pergjithshem qe kishin greket mbi Bukurine. Ne te vertete, ne Greqine e vjeter Bukuria nuk kishte nje status te mevetesishem. Madje mund te themi qe greket, se paku deri ne kohen e Perikliut, nuk kishin nje estetike te mirefillte dhe nje teori te Bukurise. Nuk eshte dicka e rastit qe Bukuria gjendet pothuaj kurdohere e shoqeruar me dhunti te tjera. Per shembull, pyetjes se cili eshte kriteri per vleresimin e Bukurise, orakulli i Delfit iu pergjigj: “Kush eshte me i drejte, ai eshte edhe me i bukur”. Edhe ne periudhen e arte te artit grek, Bukuria eshte shoqeruar kurdohere me veti te tjera, si “masa” dhe “pershtatshmeria”. Le te permendim ketu edhe nje fare mosbesimi te fshehte qe kishin greket ndaj poezise dhe qe shfaqet hapur tek Platoni: arti dhe poezia (pra, edhe bukuria) mund te kenaqin syrin ose mendjen, por nuk jane te lidhura drejpersedrejti me te verteten. Dhe nuk eshte dicka e rastit qe tema e Bukurise shoqerohet kaq dendur me luften e Trojes. Bukurine nuk e gjejme te perkufizuar aq te Homeri. Megjjthate, autori mitik i Iliades i ben nje perligje te heshtur luftes se Trojes, duke i paraprire shkrimit te bujshem ‘Lavderimi i Helenes’ te sofisti Gorgia: bukuria e paperballueshme e Helenes e shfajeson praktikisht vet Helenen per te gjjtha te keqiat e shkaktuara prej saj. – Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria. Piktura, Fidia duke skulpturuar Athinen, 1869, Raffaelo Sorbi. #books#reading#umbertoeco#art#painting#raffaelosorbi#love#beauty#enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty