Të tjeraE bukura dhe e madherishmja, 1801, Fridrih Shiler

E bukura dhe e madherishmja, 1801, Fridrih Shiler

-

E bukura dhe e madherishmja, 1801, Fridrih Shiler – Natyra na ka dhene per shoke te jetes dy gjeni. Njeri, i HIJSHEM dhe i kendshem, na e ben me te shkurter me lodrimet e tij te hareshme udhen e mundimshme, na i ben me te lehte vargonjte e nevojes dhe na shpie permes gezimit dhe shakave deri te pikat e rrezikshme, ku duhet te veprojne si shpirtra te kulluar dhe te flakim cdo mbulese te lendet, deri ne njohjen e se vertetes dhe kryerjen e detyres. Ketu ky shok na le, pasi fusha e tij eshte vetem bota e ndijueshme, ndersa pertej saj flatrat e saj tokesore nuk jane ne gjendje ta shpien. Atehere vjen gjeniu tjeter, HIJERENDE dhe i HESHTUR, i cili me krahet e tij te fuqishme na kalon pertej honit te thelle. Te i pari nder keta gjeni dallohet ndjenja e se Bukures, ne te dytin ndjenja e se Madherishmes. E bukura eshte shprehje e lirise, por jo e asaj qe na ngre mbi fuqine e natyres dhe na cliron nga cdo ndikim trupor, por i asaj qe ne shijojme si njerez ne gjirin e natyres. Ndihemi te lire te Bukuria, pasi instiktet shqisore jane ne harmoni me ligjin e arsyes; ndihemi te lire tek e Madherishmja, pasi instiktet shqisore nuk ndikojne dot mbi ligjin e arsyes, pasi ketu shpirti vepron si te mos i nenshtrohej asnje ligji vec ligjeve te veta. Ndjenja e se Madherishmes eshte nje ndjenje e perzier. Ajo perbehet nga nje ndjesi brenge, e cila ne shkallen e vet me te larte shfaqet si rreqethje, dhe nga nje ndjesi hareje, e cila mund te arrije deri tek entuziazmi dhe qe ndonese nuk eshte mirefilli kenaqesi, parapelqehet prej shpirtrave te ndjeshem shume me teper se cdo kenaqesi. Ky bashkim ndjesish te kunderta ne nje ndjenje te vetme provon ne menyre te pakundershtueshme pavaresine tone shpirterore. Ne te vertete, duke qene krejtesisht e pamundur qe i njejti objekt te kete me ne marredhenie te kunderta, del qe ne vet ndodhemi kundrejt objektit ne dy marredhenie te kunderta; per pasoje tek ne jane detyrimisht te bashkuara dy natyra te kunderta, te cilat perfshihen ne menyre krejtesisht te kundert ne riprodhimin e vet objektit. Permes ndjenjes se te Madherishmes ne provojme, pra, qe gjendja jone shpirterore nuk perputhet detyrimisht me gjendjen e shqisave, qe ligjet e natyres nuk jane detyrimisht edhe ligjet tona dhe qe ne kemi ne vetevete nje parim te mevetesishem, pavaresisht te gjitha mbresave shqisore. Objekti i Madherishem eshte dy llojesh. Ose ne e lidhim ate me forcen tone mendore dhe thyhemi ne perpjekjen per te krijuar nje perfytyrim dhe nje ide rreth tij; ose e lidhim me forcen tone jetike dhe e shohim si nje fuqi, balle se ciles fuqia jone shuhet. – Shkeputur nga libri ‘Historia e bukurise’, Umberto Eco, perkthyer nga Shpetim Cucka, Dituria. Piktura, Hebe, Edward Patry

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty