POEZILeon FelipePoezi ‘Nëse emri im do të ishte Promete’ nga...

Poezi ‘Nëse emri im do të ishte Promete’ nga Leon Felipe

-

DHE TANI PO DIGJEM NË MREKULLINË E DRITËS SË ZBEHTË TË MËNGJESIT…


Ka mite pa fillim dhe pa fund
Mitet u mbollën mbi mishin e botës
dhe mbi të njëjtin mish ato duhet të lulëzojnë
sepse s’kemi arritur gjë ende
edhe ajo që është arritur është prej vullnetit të erës
dhe mishit të nënshtruar dhe të pëvuajtur të njeriut
Zoti do të ndezë dritën
ndërsa ne do të hedhim lotët tanë
Une isha pjesë e mishit të parë mistik të botës
DHE TANI PO DIGJEM NË MREKULLINË E DRITËS SË ZBEHTË TË MËNGJESIT
dhe nëse mund ta them tani pa krenari
JAM UNË AI QË MARR KËNGËN
JAM UNË AI QE MBAN KËNGËN
JAM UNË AI QË TRANSMETON KËNGËN
dhe sepse edhe ti mund ta thuash atë
POR KUSH E THA?
Une e ndërroj agoninë si veshjet
Une nuk i pyes të lënduarit se si ndjehen
UNE KTHEHEM VET NË TË LËNDUAR
PLAGËT E TYRE MORËN JETË NË MISHIN TIM NDËRSA I VËZHGOJA ATA
Duke U Mbështetur Tek Shkopi Im
Njeriu që është ulur tek porti
dhe që e kanë akuzuar për vjedhje, jam unë
edhe ai lypsi, unë jam gjithashtu
Shikomë duke zgjatur kapelen time
për të kërkuar lëmoshë
PO, PO… KUSH E THA ATË?
POETI E THA!
E THA ERA…
Tani e përsëris vetë
Dhe e përsëris me mishin dhe me vetëdijen time
jo me fjalët e mia
Dhe nëse unë jam ai hajduti i dënuar për vjedhje
dhe ai lypesi që zgjat kapelën i turpëruar duke kërkuar lëmoshë
UNE JAM GJITHASHTU JAKOBI, UITMENI DHE PROMETEU
UNË JAM EDHE NJË ZHAPIK EDHE NJË IGUANË…
DHE SHUMË MË SHUMË
Dhe ndërsa poetët nuk mund ta thonë këtë pa krenari
ose përunjësi
ose pa shokuar askënd
sikur të mos ishte më shume sesa një shenjë pranie dhe simpatie
me ankthin dhe shpresën e gjithë Krijimit
Poezia do të mbetet e paralizuar në duart dhe në gjykimin e atyre
që deklarojnë se vetet e tyre, me atributet e tyre personale dhe vdekatare
të njeriut të përkohshëm
që është gjeneratori dhe transformatori i gjithë poezisë së botës
POETI NUK ËSHTË ASGJË MË SHUMË SESA MISH QË DIGJET
DHE POEZIA NJË FLAKË E PAMËSHIRSHME
PËR MUA, VARGU PARAPRIJËS ËSHTË PISHTARI QË POETI E MBAN NË DORË
Dhe Vargu Pasues, Ai Që Më Ndjek
Një Ndriçim I Lehtë Në Hijet E Rënda Të Natës
që shikojnë sinjalet e mia
Une them sërish:
UNE NUK KËNDOJ PËR SHKATËRRIMIN
LIRA IME MBËSHTETET TEK SIMBOLET MË TË MADHËRISHME TË POEZISË
Sërish une qaj
një varg blasfemues i kockave të mia lebroze do të bashkëbisedojë me Zotin
nga vorbulla e erës edhe një herë
DEKLAROJ GJJTHASHTU SE, UNË VI NGA HIJET DHE ËNDËRRAT
Dhe nëse unë them:
Se kënga ime lulëzon nga konvergjenca e miteve
mund të shtoj se
JA KU JAM
SHIKOMENI!
Ngecur në këtë shkëmb, me një korb mbi gjoks
DHE KJO ZHURMË QË JU DËGJONI NUK JANË ANKIMET E MIA
POR VAJZAT E OQEANIT
që përplasen tek këmbët e mia
dhe që më njomin qepallat
yjet përkulen mbi ujërat e idhëta për të më shpëtuar
nën dritë
deti punon
ai godet shkëmbinjtë
zbut kanalet…
DHE KUR PROMETEU ZGJOHET
TIMONIERI YNË DO TË DREJTOJË ANIJEN E PARNASUSIT.

Poezi ‘Nëse emri im do të ishte Promete’ nga Leon Felipe
Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

https://www.youtube.com/watch?v=yGdeVCmXzT4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty