POEZIFederico García LorcaGruaja e pabesë nga Federico Garcia Lorca

Gruaja e pabesë nga Federico Garcia Lorca

-

Kështu e çova tek lumi

Duke besuar se ishte një vashë
Por ajo tashmë e kishte një burrë
Ishte natën e Shën Xhejmsit
Dhe thuajse sikur isha i detyruar
Fenerët u fikën
Dhe bulkthat u ndezën
Në cepat më të errët të rrugës
Preka gjinjtë e saj të fjetur
Dhe ato u hapën për mua papritur
Si thumba zymbyli
Kollarisja e petkut të saj të vogël
Tingëlloi në veshët e mi
Si një copë mëndafshi
E çarë nga dhjetë thika
Pa dritën e argjedtë mbi gjethet e tyre
Pemët ishin rritur më shumë
Dhe një horizont me qen
Lehu nga shumë larg prej lumit
Pas manaferrave
Kallamishtet dhe murrizi
Poshtë tufës së flokëve të saj
Bëra një gropë në tokë
E hoqa kollaren time
Ajo hoqi fustanin e saj
Unë, brezin tim me revole
Ajo, katër bustet e saj
As gjëmb as nënë perlash
Lëkura e saj kaq e bukur
As xhami me argjend
Nuk vezullon kaq shkëlqyeshëm
Kofshët e saj rrëshqitën larg meje
Si peshq të trembur
Gjysëm plot me zjarr
Gjysëm plot me të ftohtë
Pastaj ra nata
Në rrugët më të mira
Iu ngjita një mali prej sedefi
Pa fre
Si një burrë, nuk do t’i përsëris
Gjërat që më tha
Dritën e të kuptuarit
Ajo më bëri më të matur
Duke më lyer me rërë dhe puthje
Unë e largova nga lumi
Shpatët prej zambaku
Luftuan me ajrin
U solla siç jam
Si një cigan tipik
I dhashë një shportë të madhe qepjeje
Me saten ngjyrë kashte
Por nuk rashë në dashuri
SEPSE MEGJITHËSE AJO KISHTE NJË BURRË
AJO MË THA SE ISHTE NJË VASHË
KUR E ÇOVA TEK LUMI

Gruaja e pabesë nga Federico Garcia Lorca
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Detaje, Vallezimi i zanave, 1866, August Malmstrom

#art #poetry #federicogarcialorca #painting #augustmalmström #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty