PopLeonard CohenLove calls you by your name - Nga Leonard...

Love calls you by your name – Nga Leonard Cohen

-

Ti mendoje që nuk mund të ndodhte kurrë

Të gjithë njërëzve që ti u
bërë

Trupi yt humbur në legjendë,
bisha e zbutur

Por këtu, mu këtu

Ndërmjet nishanit dhe
shenjave

Ndërmjet oqeanit dhe
venave të tua të hapura

Ndërmjet plakut të dëborës
dhe shiut

Edhe njëherë, sërish edhe
një herë

Dashuria të thërret në emër

 

Gratë në albumin tënd me copëza
të ngjitura

Të cilat ti ende i lëvdon
dhe fajëson

Ti thua se ato të gozhduan
gjer në thua

Dhe ti ngjitesh në
sallonet e famës

Oh por këtu, mu këtu

Ndërmjet kikirikëve dhe kafazit

Ndërmjet errësirës dhe
skenës

Ndërmjet orës dhe moshës

Edhe njëherë, sërish edhe
një herë

Dashuria të thërret në emër

 

Duke strehuar vetminë tënde

Si një armë që nuk do të mësojë
kurrë të gjuajë në shenjë

Ti ngec në këtë shtëpi filmash

Pastaj ngjitesh, ngjitesh
në famë

Po, dhe këtu, mu këtu

Ndërmjet hënës dhe shtegut

Ndërmjet tunelit dhe
trenit

Ndërmjet viktimës dhe njollave

Edhe njëherë, sërish edhe
një herë

Dashuria të thërret në emër

 

E lë zonjën të meditojë

Mbi vetë dashurinë, që nuk
dua ta pohoj

Udhëtoj poshtë njëqind
hapa

Por rruga ende është ende
e njëjta

Dhe këtu, mu këtu

Ndërmjet kërcimtarit dhe
shkopit të tij

Ndërmjet varkës me vela
dhe dhimbjes tënde të vogël

Edhe njëherë, sërish edhe
një herë

Dashuria të thërret në emër

 

Ku je, Judy, ku je, Anne?

Ku janë rrugët nga kanë
ardhur heronjtë e tu?

Duke menduar me të madhe
teksa heq fashën

A isha unë, mos isha unë
vetëm duke çapitur, a isha me të vërtetë i çalë?

Oh këtu, eja këtu

Ndërmjet mullirit me erë
dhe drithërave

Ndërmjet orës diellore dhe
zinxhirit

Ndërmjet tradhëtarit dhe
dhimbjes së saj

Edhe njëherë, sërish edhe
një herë

Dashuria të thërret në
emër

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Dkyiu3GZ8eQ&index=74&list=PLwjD81rPeQqXrMf0u_3Qk5Ye4X_2ddQjQ&t=0s

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty