ARTMuzikëAfter the rain has fallen - Nga Sting

After the rain has fallen – Nga Sting

-

Rojet e pallatit janë të gjithë duke
fjetur

Zjarret e tyre digjen nën
natë

Ka një kërcënim shiu në
horizontin e errët

Dhe gjithë ç’ka mbetur është
një çerek hëne me dritë

Ai ngjitet nëpër errësirë

Pa asnjë armë veç befasisë
së tij

Hajduti më i madh në
Saharanë e Sipërme

Hyn në dhomën ku shtrihet
një princeshë

Të gjitha paratë e tua,
varësja jote e bukur e qafës

Kjo është puna ime në një
natë të tillë

Një stuhi po afrohet nga
mali

Do të kem ikur shumë përpara
mëngjesit

Pasi të ketë rënë shi

Pasi lotët të kenë fshirë
sytë e tu

Do të shikosh se nuk të
kam marrë asgjë, se

Dashuria nuk mund të zëvendësohet
në një pulitje sysh

Ai ishte po aq i butë sa
era e natës

Si asnjë dashnorë nuk ka
qenë më parë

Dhe unazat që ajo kishte vënë
për burrin e saj

Rrëshqitën nga gishtat e
saj dhe ranë përtokë

Merrëm me vete…

Përpara se të ngërthehem në
jetën time të vetmuar

I jam premtuar një tjetri

Një burri që s’e kam
takuar kurrë

Dhe shiu ka rënë

Pasi lotët të kenë larë
sytë e tu

Do të shikosh se nuk kam
marrë asgjë, se

Dashuria nuk mund të zëvendësohet
në një pulitje sysh

Pasi bubullima të ketë
folur

Pasi rrufeja të jetë vërvisur

Pasi ëndërra të jetë
thyer, do të ketë

Ende dashuri në botë

Ajo më tha merrmë në një
jetë tjetër

Merrmë për gruan e një
pirati

Merrmë aty ku fryjnë erërat

Merrmë atje ku rrjedh verë
e kuqe

Merrmë në rrezik

Merrmë në një jetë krimi

Merrmë tek yjet

Merrmë tek hëna sa kemi kohë
ende  

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=HLvZbR0R3CA&t=0s&list=PLs_foHKW3RNkpFQlH1I8a62DFrtWn4mv4&index=92

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty