ARTMuzikëA thousand years - Nga Sting

A thousand years – Nga Sting

-

Një mijë vite, një mijë më shumë

Një mijë herë, një milion
dyer në përjetësi

Unë mund të kem jetuar një
mijë vite, një mijë herë

Një ngjitje e pafund shkallësh

Drejt një kulle shpirtërash

Nëse do të duhen edhe një
mijë vite të tjera, një mijë luftra.

Kullat lartësohen në një
pafundësi katesh në hapësirë

Mund të derdhja një milion
lot, një milion frymë,

Një milion emra, por vetëm
një të vërtetë për të përballur

Një milion rrugë, një
milion frikëra

Një milion diej, dhjetë
milion vite pasigurish

Mund të them një milion gënjeshtra,
një milion këngë,

Një milion gjëra të
drejta, një milion gjëra të gabuara në këtë ekuilibër kohe

Por nëse do të ekzistone
një e vërtetë e vetme, një dritë e vetme

Një mendim i vetëm, një
prekje e vetme e magjisë

Më pas, duke ndjekur këtë
pikë të vetme, këtë flakë të vetme,

Ky kujtim të vetëm, të përhumbur
të fytyrës tënde

Unë të dua

Unë të dëshiroj

Një mijë herë misteret e
shpalosin vetveten

Si galaksi në kokën time

Unë mund të mos kem numër,
unë mund të jem i pafajshëm

Unë mund të njoh shumë gjëra,
unë mund të jem injorant

Ose mund të kalëroj me
mbretër dhe të pushtoj toka

Ose ta fitojë këtë botë në
një dorë me letra dhe ta lër të më rrëshkasë duarsh

Unë mund të jem ushqim për
top, i shkatërruar një mijë herë

I rilindur si fëmijë i
fatit për të gjykuar mbi krimet e dikujt tjetër

Ose të mbath mantelin e një
pelegrini, ose të jem një hajdut i zakonshëm

E kam ruajur këtë besim të
vetëm, nuk kam asgjë veç besimit se

Të dua

Të dëshiroj

Një mijë herë misteret
shpalosin vetveten

Si galaksi në kokën time

Pafundësi të pathëna ende

Deri sa ti të më duash mua

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty