Të tjeraShprehje nga Steve Jobs

Shprehje nga Steve Jobs

-

‘Koha juaj është e kufizuar, mos
e harxhoni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos bini në kurthin e
dogmave, që do të thotë të, jetosh me rezultatet e të menduarit të njerëzve të
tjerë. Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve të tjerë të mbysë zërin tuaj
të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, ki guximin të ndjekësh zemrën dhe intuitën
tënde. Ato tashmë e dinë se çfarë ju dëshironi që të bëheni me të vëtetë. Çdo
gjë tjetër është e dotës së dytë.’ – Steve Jobs
 

‘Të mbash në mendje faktin se do
të vdesësh është mënyra më e mirë për të shmangur kurthin e të menduarit se
keni diçka për të humbur. Tashmë, ju jeni lakuriq. Nuk ka asnjë arsye përse të
mos ta ndjekësh zemrën tënde.’ – Steve Jobs
 

‘Të mbaja në mendje faktin që, do
të vdisja ka qenë mjeti më i rëndësishëm që kam hasur ndonjëherë dhe që më ka
ndihmuar të bëj zgjedhjet më të mëdha në jetë. Thuajse çdo gjë – – të gjitha
pritshmëritë e jashtme, e gjithë krenaria, të gjitha frikat nga turpi apo nga
dështimi – – këto gjëra të gjithë rrëzohen përtokë përballë vdekjes, duke lënë
në këmbë vetëm atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Askush nuk do të
vdesë. Madje edhe njerëzit që duan të shkojnë në parajsë, nuk duan që të vdesin
që të shkojnë atje. Dhe megjithatë, vdekja është fati i përbashkët që ne ndajmë
që të gjithë. Askush nuk i ka shpëtuar asaj, dhe kështu duhet të jetë, sepse me
shumë gjasa vdekja është e vetmja shpikje e mirë e jetës. Ajo është agjenti i
ndryshimit të jetës. Ajo pastron të vjetrën, duke hapur rrugë për të renë.’ –
Steve Jobs
 

‘Nuk mund ti lidhësh pikat duke
parë përpara; ti mund t’i lidhësh ato vetëm duke parë së prapthi. Kështu duhet
të besosh që pikat deri diku do të lidhen në të ardhmen tuaj.’ – Steve Jobs
 

‘Nëse nuk e keni gjetur ende,
vazhdoni të kërkoni. Mos u rehatoni. Sepse si me të gjitha çështjet e zemrës,
do ta kuptosh kur ta kesh gjetur. Dhe, si çdo marrëdhënie e madhe, ajo vetëm
përmirësohet me kalimin e viteve.’ – Steve Jobs
 

‘Qëndro i uritur. Qëndro i
çmendur.’ – Steve Jobs
 

‘Ndonjëherë jeta do t’ju veshë me
një tullë pas koke. Mos e humb besimin. Jam i bindur se, e vetmja gjë që më ka
mundësuar që të ecja përpara ishte se kam bërë atë që pëlqeja.’ – Steve Jobs
 

‘Duhet të besosh tek diçka –
intutita jote, fati yt, tek jeta, karma, çfarëdolloj gjëje. Kjo qajse nuk do
t’ju zhgënjejë kurrë, dhe kjo ka bërë të gjithë ndryshimin në jetën time.’ –
Steve Jobs
 

‘Përse të bashkohesh me marinën
kur ti mund të jesh pirati? – Steve Jobs
 

‘Më kanë refuzuar, por unë jam
ende i dashuruar.’ – Steve Jobs

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty