ARTHistoriSI SHPJEGOHET NGRITJA E NJERËZIMIT? Nga Yuval Noah Harari

SI SHPJEGOHET NGRITJA E NJERËZIMIT? Nga Yuval Noah Harari

-

Nga
Yuval Noah Harari

 

Shtatëdhjetëmijë vite më
parë, paraardhësit tanë ishin kafshë të parëndësishme. Gjëja më e rëndësishme për
të ditur për njerezit parahistorikë, është të dimë se ata ishin të parëndësishëm.
Ndikimi i tyre në botë, nuk ishe më i madh se ai i një kandili deti, ose i një
mize, ose i një qukapiku. Në krahasim me këtë, ne sot kontrollojmë planetin.
Pyetja që ngrihet është:

 

Si arritëm ne nga atje
këtu?

Si u kthyem ne,
njerëzit nga majmunë të parëndësishëm, të cilët shikonin punën e tyre në një
cep të Afrikës, në sundues të platetit Tokë?

 

Zakonisht, ne kërkojmë
të gjejmë ndryshimin ndërmjet nesh dhe të gjitha kafshëve të tjera në nivel
individual. Ne duam të besojmë se – Unë dua të besoj se – tek unë ka diçka të
veçantë rreth meje, rreth trupit tim, rreth trurit tim, që më bën kaq superior
ndaj një qeni, një derri, apo një shimpazeje. Por e vërteta është se, ne nivel
individual, unë jam jashtëzakonisht i ngjashëm me një shimpaze. Dhe nëse ju me
merrni mua dhe një shimpaze dhe na vendosni bashkë në një ishull të vetmuar,
dhe ne do të na duhej të luftoim për mbijetesën tonë për të parë se kush
mbijeton më mirë, unë do të vija bast për shimpazenë, dhe jo për veten. Dhe nuk
ka asnjë gjë që nuk shkon me mua personalisht këtu. Ma merr mendja se nëse marr
secilin prej jush, dhe t’ju lë vetëm me një shimpaze në një ishull, shimpazeja
do t’ia dilte shumë më mirë sesa secili prej jush.

 

Dallimi i vërtetët ndërmjet
njerëzve dhe të gjitha kafshëve, nuk qëndron në nivel individual; por në nivel
kolektiv. Njerëzit kontrollojnë planetin, sepse ne jemi të vetmet kafshë që
mund të bashkëpunojmë së bashku në mënyrë fleksibile dhe në një numër shumë të
madh njerëzish. Tani, ka edhe kafshë të tjera – si insektet sociale, bletët,
milingonat – të cilat gjithashtu bashkëpunojnë në një numër të madh, por ato
nuk e bëjnë dot këtë në një mënyrë fleksibile. Bashkëpunimi i tyre është shumë
i ngurtë. Në mënyrë bazike kjo është vetëm një mënyrë sipas së cilës funksionon
një zgjua. Dhe nëse ka një mundësi apo një rrezik të ri, bletët nuk mund ta
rishpikin sisiemin e tyre social brenda natës. Ato nuk mund ta bëjnë këtë, për
shembull, të ekzekutojnë mbretëreshën dhe të ngrenë një republikë bletësh, apo
një diktaturë komuniste me bletë punëtore.

 

Kafshët
e tjera, si gjitarët social – ujqërit, elefantët, delfinët, dhe shimpazetë – mund
të bashkëpunojnë me më shumë fleksibilitet, por edhe ata e bëjnë këtë në një
numër të vogël, sepse bashkëpunimi midis shimpazeve bazohet në njohuritë
intime, ndër të tjerash. Unë jam një shimpaze dhe ti je një shimpaze, dhe unë
dua të bashkëpunoj me ty. Kam nevojë të të njoh personalisht. Çfarë lloj
shimpazeje je? A je një shimpaze e mirë? A je një shimpaze e keqe? A mund të
kem besim te ty? Nëse nuk të njoh, atëherë si mund të bashkëpunoj me ty?

 

E vetmja kafshë që mund
t’i kombinojë të dyja këto aftësi bashkë dhe të bashkëpunojë, se bashku në
nivel fleksibiliteti dhe në një numër më të madh, jemi ne, homo sapiens. Një kundër një, ose madje 10 kundër 10, shimpazetë
mund të jenë më të mira se ne. Por, nëse hedh 1,000 njerëz kundra 1,000
shimpazeve, njerëzit do të fitojnë me lehtësi, për arsyen e vetme se 1,000
shimpaze nuk mund të bashkëpunojnë të gjitha me njëra-tjetrën. Edhe nëse përpiqesh
tani të   mbushësh Rrugën ‘Oxford’ me
100,000 shimpaze, ose në Stadiumin ‘Wembley’ ose në Sheshin e Tienanmen-it ose
në Vatikan, do të ketë kaos, kaos total. Vetëm përfytyrojeni Stadiumin ‘Wembley’
me 100,000 Shimpaze. Çmenduri!  

 

Në krahasim me këtë, njerëzit
mblidhen në dhjetëra mijëra, dhe zakonisht ne nuk krijojmë kaos. Ajo që ne
krijojmë, është një rrjet i sofistikuar dhe efektiv bashkëpnimi. Të gjitha
arritjet e mëdha të njerëzimit përgjatë historisë, qoftë ndërimi i një
piramide, ose fluturimi në hënë, nuk janë bazuar në aftësitë individuale, por në
aftësinë e njeriut për të bashkëpunuar me fleksibilitet në një numër të madh
njerëzish.  

 

Mendoni edhe për vet këtë
prezanim që unë jam duke dhënë tani: Unë jam përballë një audience prej 300 ose
400 personash, dhe shumica prej jush janë krejtësisht të panjohur për mua. Në mënyrë
të ngjashme, unë nuk njoh të gjithë njerëzit që janë marrë me organizimin dhe mundësimin
e këtij prezantimi. Unë nuk e njoh pilotin dhe ekuipazhin e avionit që më sollën
këtu, dje, në Londër. Unë nuk i njoh njerëzit që kanë shpikur dhe prodhuar këtë
mikrofon dhe këto kamera, të cilat regjistrojnë atë që po them unë tani. Unë
nuk i noh të gjithë njerëzit që kanë shkruar të gjithë librat dhe artikujt që
kam lexuar për t’u përgatitur për këtë prezantim. Dhe sigursht që, unë nuk i
njoh të gjithë njerëzit që mund të jenë duke e parë këtë prezanim tani në
internet, diku në Buenos Aires apo në Nju Delhi.

 

Për më tepër, edhe pse
ne nuk e njohim njëri-tjetrin, ne mund të punojmë bashkë për të krijuar këtë
shkëmbim idesh në nivel global. Kjo është diçka të cilën shimpazetë nuk e bëjnë
dot. Sigurisht që, ato komunikojnë, por ju nuk do ta shikoni kurrë një shimpaze
që të bëjë udhëtime të gjata për të folur mbi bananet ose rreth elefantëve, apo
çdo gjë tjetër që mund t’ju interesojë shimpazeve. Tani, bashkëpunimi është sigursht,
jo gjithmonë diçka e këndshme; të gjitha gjërat e tmerrshme që njerëzit kanë bërë
përgjatë hisotrisë – dhe ne kemi bërë gjëra shumë të tmerrshme – edhe këto gjëra
janë të bazuar në një bashkëpunim në një shkallë të gjerë. Burgjet janë një
sitem bashkëpunimi; thertoret janë një sistem bashkëpunimi; kampet e përqendimit
janë një sistem bashkëpunimi. Shimpazetë nuk kanë thertore, as burgje dhe as kampe
përqëndrimi.

 

Tani, supozoni sikur për
shembull, unë t’ju kem bindur se, ne e kontrollojmë botën sepse ne mund të bashkëpunojmë
në mënyrë fleksibile në një numër të madh. Pyetja tjetër që ngrihet menjëherë në
mendjen e një dëgjuesi të shkëlqyer është:

 

Si, e bëmë ne këtë,
saktësisht?

Çfarë na bën ne, nga të
gjitha kafshët, për të bashkëpunuar në një mënyrë të tillë?

 

Përgjigjja është imagjinata
jonë. Ne mund të bashkëpunojmë me fleksibilitet me një numër të pakufishëm të
panjohurish, sepse ne vetëm, nga të gjitha kafshët në planet, mund të krijojmë
dhe besojmë në historitë e trilluara. Dhe për sa kohë që, ne të gjithë besojmë
në të njëjtat trillime, çdo njeri bindet dhe ndjek të njëjtat rregulla, norma
dhe vlera.

 

Të gjitha kafshët e
tjera, e përdorin sistemin e tyre të komunikimit vetëm për të përshkruar
realitetin. Një shimpaze mund të thotë, ‘Shiko! Një luan, vraponi!’ Ose,
‘Shikoni! Atje ndodhet një pemë bananeje! Eja të ikim dhe të marrim ca banane!’
Në krahasim me këtë, njerëzit e përdorin gjuhën e tyre jo vetëm për të përshkruar
realitetin, por gjithashtu për të krijuar edhe relaitet të tjera, realitete të
trilluara. Një njeri mund të thotë, ‘Shiko, sipër reve ka një Zot!’ dhe nëse
nuk bëni atë që ju them unë që të bëni, Zoti do t’ju ndëshkojë dhe do t’ju dërgojë
në ferr.’ Dhe nëse ju të gjithë e besoni këtë histori që e kam shpiku unë, atëherë
ju do të ndiqni të njëjtat ligje dhe vlera, dhe ju mund të bashkëpunoni. Kjo është
diçka që mund ta bëjnë vetëm njerëzit. Ju nuk mund ta bindni dot kurrë një
shimpaze që t’ju jap një banane duke i premtuar atij se do të shkojë në parajsë….(qesh)…
dhe ju do të merrni shumë banane për veprimet tuaja të mira. Tani ma jepni mua
këtë banane.’ Asnjë shimpaze nuk do ta besonte kurrë një histori të tillë. Vetëm
njerëzit i besojnë histori të tilla, dhe kjo është arsyeja përse ne kontrollojmë
planetin, ndërsa shimpazetë janë të kyçura në kopshte zoologjike dhe në
laboratorë kërkimi.

Tani, ju mund ta
mendoni të pranueshme, në fushën ligjore, se njerëzit bashëpunojnë duke besuar
në të njëjtat trillime. Miliona njerëz mblidhen bashkë për të ndërtuar një
katedrale ose një xhami në një kryqëzatë ose në një xhihad, sepse ata të gjithë
besojnë në të njëjtat hisotri rreth Zotit dhe për parajsën dhe për ferrin. Por
ajo që dua të theksoj është se, ekzaktësisht i njëjti mekanizëm shtrihet në të
gjitha format e bashkëpunimit në shkallë masive tek njeriu, dhe jo vetëm në
fushën e fesë.

 

Për shembull, merrni
fushën ligjore. Shumica e sistemeve ligjore sot në botë bazohen tek besimi mbi
të drejtat e njeriut. Por çfarë janë të drejtat e njeriut? Të drejtat e
njeriut, ashti si Zoti dhe parajsa, janë thjesht një histori që e kemi shpikur
ne. Ato nuk janë një realitet objektiv; dhe ato nuk janë një lloj ndikimi
biologjik rreth homo sapiens. Merreni një qenie njerëzore, çajani barkun,
shikoni brenda, dhe do të gjeni zemrën, veshkët, neuronet, hormonet, ADN-në,
por nuk do të gjeni të drejtat e tij. I vetmi vend ku do të gjeni të drejtat e
njeriut është tek historitë që ne kemi shpikur dhe përhapur gjatë shekujve të
fundit. Ato mund të jenë histori shumë pozitive, histori shumë të mira, por ato
ende mbeten histori të trilluara që i kemi shpikur ne.

 

E njëjta gjë vlen edhë
për sferën politike. Faktorët më të rëndësishëm në politikën moderne, janë
shtetet dhe kombet. Por çfarë janë shtetet dhe kombet? Ato nuk janë një
realitet objektiv. Një mal është një realitet objektiv. Ju mund ta shikoni atë,
ta prekni, dhe ta nuhasni atë. Por një kombi dhe një shteti, si Izraeli, ose si
Irani, ose si Franca, dhe Gjermani, këto janë thjesht histori që ne i kemi
shpikur dhe ndaj të cilave jemi lidhur jashtëzakonisht shumë.  

 

E njëjta gjë vlen edhe
për fushën ekonomike. Faktorët më të rëndësishëm sot në ekonominë globale janë
kompanitë dhe korporatat. Shumë prej nesh sot, ndoshta, punojnë në një korporatë,
si Google ose Toyota ose McDonald. Çfarë janë këto gjëra me saktësi? Ato janë
ato që avokatët i quajnë trillime ligjore. Ato janë histori të shpikura dhe të
ruajtura nga ‘magjistarët e pushtetit’, që ne i gjuajmë avoketër. (qesh) dhe çfarë
bëjnë të gjitha korporatat sot? Shumica, përpiqen të bëjnë para. Megjithatë, çfarë
janë paratë? Përsëri, paratë nuk janë një realitet objektiv; ato nuk kanë asnjë
vlerë objektive. Merreni këtë copë letër të gjelbër, një kartmonedhë dollari.
Shikojeni – ajo nuk ka asnjë vlerë. Ju nuk mund ta hani, nuk mund ta pini, nuk
mund ta vishni atë. Por më pas erdhën këta mjeshtërat e rrëfimit – bankierët e
mëdhenj, ministrat e financave, kryeministrat – dhe ata na tregojnë një histori
shumë bindëse: ‘Shikoni, a e shikoni këtë letër të gjelbër? Në fakt, ajo vlen
sa 10 banane.’ Dhe nëse unë e besoj këtë, dhe ju e besoni këtë, dhe çdo njeri e
beson atë, në fakt kjo gjë funksionon. Unë mund ta marr ketë copë letër të
pavlefshme, të shkoj në supermarket, t’ia jap atë një të panjohure që nuk e kam
takur kurrë më parë, dhe në këmbim, të marr banane të vërteta të cilat mund t’i
ha në të vërtetë. Kjo është diçka e mrekullueshme. Këtë nuk mund ta bësh kurrë
me shimpazetë. Edhe shimpazetë, sigurisht që bëjnë tregti: ‘Po, ti më jep një arrë
kokosi, dhe unë të jap një banane.’ Kjo mund të funskionojë. Por, ti më jep mua
një copë letër pa vlerë dhe ti pret që unë të të jap një banane? Në asnjë mënyrë!
Çfarë kujton ti se jam unë, njeri?

 

Në fakt, paratë, janë
historia më e suksesshme që njerëzit kanë shpikur dhe që kanë treguar ndonjëherë,
sepse ajo është e vetmja histori që e beson çdo njeri. Jo të gjithë besojnë tek
Zoti, jo të gjithë besojnë tek të drejtat e njeriut, jo të gjithë besojnë tek
nacionalizmi, por të gjithë besojnë tek paraja, dhe tek dollari. Edhe Osama Bin
Laden vetë që e urrente politikën, fenë dhe kulturën amerikane, por nuk kishte
asnjë kundërshtim ndaj dollarit amerikan.

 

Për të përfunduar: Ne njerëzit e
kontrollojmë botën, sepse ne jetojmë në realitetet të dyfishta. Të gjitha kafshët
e tjera jetojnë në një realitet objektiv. Realiteti i tyre konsiston nga njësi
objektive, si lumenj, pemë, luanë, dhe elefantë. Ne njerëzit, ne gjithashtu jetojm
ë edhe në një
realitet objektiv. Në botën tonë, gjithashtu, ka lumenj, pemë, luanë dhe
elefantë. Por gjatë shekujve, ne kemi ndërtuar mbi këtë realitet objektiv një
shtresë të dytë realiteti të trilluar, një realitet historish të treguara dhe të
shpikuara njësish si kombet, zotët, paratë, korporatat. Dhe ajo që ësht
ë e mrekulluehme është
se, siç e tregon historia, ky realitet i trilluar është bërë edhe më i fuqishëm
sot, ku forcat më të fuqishme në botë sot janë këto realitetet të trilluara.
Sot, vet mbijetesa e lumenjve dhe e pemëve dhee luanëve dhe e elefantëve varen
nga vendimet dhe dëshirat e njësive të trilluara, si Shtetet e Bashkuara,
Google, Banka Botërore – entitete që ekzistojnë vetëm sipas imagjinatës sonë.

 

Bruno Giussani: Yuval, ti ke nxjerrë një libër të ri. ‘Pas Sapiens’,
ju shkruat një libër tjetër, dhe ai ka dalë në qarkullim në hebraisht, por nuk është
përkthyer ende.

 

Yuval
Noah Harari: Po, jam duke punuar me përkthimin tani që po flasim.

 

BG: Në libër, nëse e kuptoj siç duhet, ju argumentoni se, këto
zbulime të mrekullueshme që ne jemi duke përjetuar tani jo vetëm që
potencialisht do t’i bëjnë jetët tona më të mira, por ato do të krijojnë – siç
mund t’ju citoj juve – ‘…klasa të reja dhe një luftë të re klasash, siç
ndodhi në kohën e revolucionit industrial.’ A mund ta përpunoni pak këtë ide?  

 

YNH: Po. Në revolucionin industrial, ne pamë krijimin e një
klase të re të proletariatit urban. Dhe shumica e historisë politike dhe
sociale të 200 viteve të fundit, kanë evoluar se çfarë duhet bërë me këtë klasë
dhe cilat janë mundësitë dhe sfidat që shfaqen me këtë? Tani, ne shikojmë
krijimin e një klase të re masive njerëzish të padobishëm. Me përmirësimin e mëtejshëm
të kompjuterave në më shumë, edhe më shumë fusha, ka një mundësi të largët që
kompjuterat të na e kalojnë në shumicën e punëve që bëjmë ne duke e bërë
njeriun të padobishëm.

 

Dhe atëherë pyetja më e madhe politike dhe ekonomike e
shekullit të 21-të do të jetë,

‘Për çfarë na duhen
njerëzit?’
, ose më e pakta,

‘Përse na duhen kaq
shumë njerëz?’

 

BG: A keni një përgjigje në librin tuaj për këtë?

 

YNH: Një mundësi tjetër, përveç krijimit të një klase të
madhe njerëzish të padobishëm, është ndarja e njerëzimit në kasta të ndryshme
biologjike, ku të pasurit do të përditësohen në produket të mira virtuale, ndërsa
të varfërit do të degradohen në këtë kategorinë e njerëzve të padobishëm.

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja –
Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=As8XkJNaHbs

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty