ARTHistoriE ardhmja e njerëzimit nga Noah Harari

E ardhmja e njerëzimit nga Noah Harari

-

E ardhmja e njerëzimit nga Noah
Harari

New
York Times, 19 mars 2018

 

ÇFARË E
PRET NJERËZIMIN?

AUTOMATIZIMI, NJË MORAL I RI DHE NJË ‘KLASË E PADOBISHME
GLOBALE’

 

Çfarë
pamje do të ketë e ardhmja jonë? – jo në një shekull, por në dy dekadat e
ardhshme?

 

E
tmerrshme, nëse do t’i besonim Yuval Noah Harari, historianit izrealit dhe
autor i librit ‘Sapiens’ dhe ‘Homo Deus,’ dy libra të guximshëm, të
cilët paraqesin një histori gjithëpërfshirëse të njerëzimit dhe një parashikim
se çfarë na pret përpara: një epokë algoritmash dhe teknologjie të re të cilat
mund të na transformojnë në ‘super-njerëz’ dhe ku ne do të kemi cilësi si ato të
Zotit.

 


një takim të organizuar nga ‘The New York Times’ dhe ‘How to Academy’,
Z. Harari prezantoi parashikimet e tij për koluministin e Times, Thomas L.
Friedman. Njerëzit, parashikon ai, ‘kanë
krijuar një botë kaq të komplikuar saqë ne nuk jemi më në gjendje të kuptojmë
se çfarë po ndodh.’
Më poshtë do të gjeni pikat kryesore të intervistës.

 

INTELIGJENCA
ARTIFICIALE DHE AUTOMATIZIMI DO TË KRIJOJNË NJË ‘KLASË TË PADOBISHME GLOBALE’

 

Ashtu
si Revolucioni Industrial, i krijuar nga klasa punëtore, automatizimi mund të
krijojë një ‘klasë të padobishme globale,’ thotë Z. Harari, dhe historia
politike dhe ajo sociale e dekadve të ardhshme do të rrotullohen rreth
shpresave dhe frikërave të kësaj klase të re. Zhvillimet teknologjike, të cilat
kanë ndihmuar në sjelljen e një progresi të madh, nëse dalin jashtë
kontrollit,  mund të jenë shkatarrimtare.

 

‘Çdo teknologji
ka një potencial të mirë dhe një potencial të keq,’
thotë ai. ‘Lufta bërthamore dukshëm, është e
tmerrshme. Askush nuk e dëshiron atë. Çështja qëndron se si ta parandalojmë atë.
Me zhvillimet e reja teknologjike, ky rrezik është edhe më i madh, sepse ai ka
edhe një potencial të mrekullueshëm gjithashtu. Ka një sërë forcash të cilat na
shtyjnë shpejt edhe më shpejt, drejt zhvillimit të këtyre teknologjive të reja
dhe është shumë e vështirë të dimë përpara kohe se cilat do të jenë pasaojat e
saj, në lidhje me komunitetet, me marrëdhëniet njerëzore, dhe në politikë.’  

 

TEKNOLOGJITË
E REJA MUND TË ‘RRËMBEJNË’ DEMOKRACINË, MADJE EDHE VETË KUPTIMIN QË NE KEMI PËR
VETVETEN

 

Kombinimi
i bioteknologjisë me inteligjencën artificiale, mund të arrijnë një pikë ku do
të krijohen sisteme dhe algoritma që do të na kuptojnë ne vet më mirë nga sa
kuptojmë ne vetveten. ‘Në çastin që ne do
të kemi një mekanizëm të jashtëm që do të na kuptojë më mirë nga sa ne kuptojmë
vetveten, demokracia liberale siç e kemi njohur gjatë shekullit të fundit apo
diçka e tillë, është i mbaruar,’
parashikon Z. Harari.

 

‘Demokracia
liberale, beson tek ndjenjat e qenieve njerëzore, dhe diçka e tillë ka
funksionuar për aq kohë sa askush nuk na ka kuptuar ne njerëzve më mirë nga sa
ne mund të kuptojmë vetveten – apo sa nëna juaj ju kupton juve,’
thotë ai. ‘Por ekziston një algoritëm, që ju kupton
juve më mirë sesa nëna juaj dhe ju as që e kuptoni se diçka e tillë është duke
ndodhur, atëherë demokracia liberale do të jetë veç një shfaqje emocionale më
kukulla,’
shton ai. ‘Çfarë ndodh nëse zemra juaj është një agjent i jashtëm,
një agjent i dyfishtë që i shërben dikujt tjetër, që di se ku janë butonat tuaj
emocionalë të komandimit, që e di se si t’ju zemërojë, që e di se si t’jua ngre
nervat, apo se si t’ju gëzojë? Ky është lloji i kërcënimit që ne jemi duke parë
të shfaqet sot, për shembull në zgjedhje dhe në referendumet që mbahen.

 

TEKNOLOGJIA DO
TË JETË NJË INSTRUMENT I RI DISKRIMINIMI – JO KUNDRA GRUPEVE, POR KUNDRA
INDIVIDIT

 


shekullin e XX-të, diskriminimi është përdorur kundër grupeve të tëra bazuar në
disa veçori, apo paragjykime. Megjithatë, ai ishte fleksibël, sepse ato
paragjykime nuk ishin të vërteta dhe viktimat mund të bashkoheshin së bashku
dhe të ndërmerrnin aksione politike. Por në vitet dhe në dekadat pasuese, thotë
Z. Hahari, ‘ne do të përballemi me diskriminim
individual, dhe me shumë mundësi ai do të bazohet në një vlerësim të mirë të
asaj që ne/ju jeni në të vërtetë.’

 

Nëse
këto algoritma të përdorur nga kompanitë shikojnë profilin tuaj në Facebook-un
tuaj apo ADN-në tuaj, regjistrat tuaj në shkollë dhe ato profesionalë, ata do të
kuptojnë, gjejnë me shumë saktësi se kush jeni. ‘Dhe ju nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë lidhur me këtë lloj
diskriminimi, pikë së pari, sepse jeni vetëm ju,’
thotë Z. Harari. ‘Ato nuk ju diskriminojnë sepse ju jeni
hebre apo gei, por sepse jeni ju. Dhe gjëja më e keqe, është se kjo do të jetë
e vërtetë. Tingëllon argëtuese, por është e tmerrshme.’

 

KOHA ËSHTË ‘PËRSHPEJTUAR’  

 

Njerëzimit
i janë dashur shekuj, madje mijëra vite, për të vjelur shpërblimet e vendimeve
të marra nga stërgjyshërit tanë, si për shembull, rritja e grurit që na çoi tek
revolucioni industrial. Po jo më.

 

‘Koha është përshpejtuar,’ thotë Z.
Harari. Një parashikim afatgjatë sot, nuk do të jetë më e matur në disa shekuj
ose në mijëvjeçarë – por në një periudhë 20-të vjeçare. ‘Kjo është hera e parë në histori, kur ne nuk do të kemi asnjë ide se
si do të jetë shoqëria njerëzore në dy dekadat e ardhshme,’
thotë ai.

 

‘Ne
jemi në një situatë të paprecendetë në histori, në sensin që askuh nuk di as
bazat e asaj se si do të duket bota në 20-të apo në 30-të vitete e ardhshme. Jo
vetëm bazat e gjeopolitikës, por se si do të jetë tregu i punës, çfarë lloj aftësisht
do t’i nevojitet njerëzve, si do të jetë struktura familjare, si do të jenë
marrëdhëniet gjinore. Kjo do të thotë që, për herë të parë në histori, ne nuk
kemi asnjë ide se çfarë t’u mësojmë fëmijëve, nxënësve apo studentëve në
shkolla.’

 

UDHËHEQËSIT
POLITIK
Ë PËRQËNDROHEN
TEK E SHKUARA, SEPSE ATO NUK KANË NJË VIZION KUPTIMPLOTË PËR TË ARDHMEN

 

Udhëheqësit
dhe partitë politike, kanë ngecur ende në shekullin e XX-të, në betejat
ideologjike ndërmjet të djathtës dhe të majtës, kapitalizmit përkundrejt
socializmit. Madje ato nuk kanë as ide realiste se di do të duket tregu i punës
në dy dekadat e ardhshme, thotë Z. Harai, ‘sepse
ata nuk mund të shikojnë.’

 

‘Në vend të
formulimit të vizioneve kuptimplota se ku do të jetë njerëzimit në vitin 2050,
ata ripaketojnë fantazitë nostalgjike të së shkuarës,’
thotë ai. ‘Këtu
kemi edhe një lloj konkurrence: se kush mund të shikojë më larg në të shkuarën.
Trump dëshiron të kthehet në vitete 1950-të; Putin kërkon të shkojë mbrapsht në
Perandorinë Cariste, dhe kemi edhe Shtetin Islamik që dëshiron të kthehet në
Arabinë e shkullit të VII-të. Por, Izraeli – mund këdo. Ato duan të kthehen 2,500
vjet në epokën e Biblës, kështu që fitimtarët jemi ne. Ne kemi vizionin më
afatgjatë mbrapa në të shkuarën.’

 

‘NUK
KA HISTORI T
Ë PARACAKTUAR.’

 

‘Tani
ne jemi duke përjetuar kolapsin e historisë së fundit të pashmangshërisë,’ thotë
ai. Vitet 1900-të iishin të mbushur me ide që historia kishte përfunduar, se
betaja e madhe ideologjike e shekullit të XX-të u fitua nga demokracia liberale
dhe kapitalizmit i tregut të lirë.

 

Tani,
diçka e tillë duket ekstremisht naive, thotë ai. ‘Momenti në të cilin jemi tani, është një moment zhgënjimesh dhe trullosjeje
ekstreme, sepse ne nuk kemi asnjë ide se nga ku do të shkojnë gjërat nga tani e
tutje. Është shumë e rëndësishme të jemi të vëtdijshëm, për disavantazhet, tëpër
skenarët e rrezikshëm të teknologjive të reja. Korporatat, inxhinierët, njerëzit
në laboratorë natyrshëm përqëndrohen në përfitimet e shumta që mund të sjellin
për të gjithë këto teknologji të reja, dhe pastaj është detyra e historianëve,
e filozofëve dhe e shkencëtarëve sociale, për të menduar rreth mënyrave se si këto
gjëra mund të shkojnë keq.’

 


NJË BOTË KOMPLEKSE, TË NDËRLIDHUR, DUHET RIPËRKUFIZUAR MORALI

 

‘Për të vepruar
siç duhet, nuk mjaftojnë vetëm idetë e mira,’
thotë Z.
Harari. ‘Ne duhet të kuptojmë zinxhirin e
shkaqeve dhe të efekteve.’

 

Vjedhja,
për shembull, është bërë shumë e komplikuar në botën e ditëve të sotme. Prapa në
kohët biblike, thotë Z. Harari, nëse ju vidhnit, ti ishte i vetëdijshëm për
veprimet e tua dhe pasojat e tyre tek viktimat e tua. Por hajdutët sot – mund të
investojnë – madje edhe padashur – në një korporatë shumë fitimprurëse, por
joetike që dëmton mjedisin dhe punëson një ushtri me avoketër dhe lobistë për të
mbrojtur veten nga paditë gjyqësore dhe rregullatorët.

 

‘A jam unë
fajtor për vjedhjen e lumit?’
pyeti Z. Harai, në vijim të shembullit të
tij. ‘Edhe nëse unë jam i vetëdijshëm, unë
nuk e di se si i bën paratë korporata. Mua do të më duhen muaj, madje edhe vite
për të zbuluar se çfarë po bëhet më paratë e mia. Dhe gjatë kësaj kohe, une do
të jem fajtor për kaq shumë krime, për të cilat unë nuk kam asnjë dijeni.’

 

Problemi,
thotë ai, është të kuptojmë ‘zinxhirët
jashtëzakonisht të komplikuar të shkaqeve dhe të efekteve’
në botë. ‘Frika
ime është që homo sapiens nuk e bëjnë dot këtë. Ne kemi krijuar një botë kaq të
komplikuar ,saqë ne nuk jemi më në gjendje të kuptojmë se çfarë është duke
ndodhur.’

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.nytimes.com/2018/03/19/world/europe/yuval-noah-harari-future-tech.html?referer=https://www.google.com/url?q=https://nyti.ms/2u2d6oH&source=gmail&ust=1521622830853000&usg=AFQjCNGuU4sERmP2xRuBFtY20IeotXQ9iQ&sa=D

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty