FOTOGRAFIDora MaarGruaja ne nje karrige, 1941, Pablo Picasso

Gruaja ne nje karrige, 1941, Pablo Picasso

-

Gruaja ne nje karrige, 1941, Pablo Picasso

Marredhenia e Dora Maar me Picasso-n zgjati mbi nje dekade dhe gjate kesaj kohe ajo ishte nje burim frymezimi, nje arkiviste, nje asistente dhe me vone nje kundershtare e vyer kur marredhenia e tyre u prish.

Maar kishte lindur ne Paris ne vitin 1907, nga nje nene franceze dhe nje baba kroat. Ajo u pagezua Henriette Theodora Markovic, nje emer te cilin ajo e ndryshoi me vone. I ati i saj fitoi nje porosi per Ambasaden Austro-Hungareze ne Buenos Aires, dhe kur Maar ishte tre vjec familja u zhvendos ne Argjentine ne menyre qe i ati i saj te punonte per ambasaden dhe per projekte te tjera. Gjate kohes se saj ne Argjentine, Maar mesoi frengjisht, anglisht dhe spanjisht. Megjjthate, ajo nuk ishte kurre e lumtur atje, e shqetesuar nga nje ndjesi izolimi, dhe nga zenkat e vazhdueshme te prinderve te saj. Ajo u rikthye ne Paris ne moshen 19 vjecare, dhe u regjiatrua ne Akademine Juilen (ne ate ekuivalente me Shkollen e Arteve te Bukura e cila ishte e gjitha me meshkuj). Ishte gjate kesaj kohe qe ajo e ndryshoi emrin e saj ne Dora Maar. Ajo studioi per fotografi ne Akademi, dhe u takua per here te pare me Picasso-n kur ishte 28 vjec nderkohe qe po punonte ne nje set per Jean Renoir. Fatkeqesisht, Picasso mbante shume pak mend nga ky takim, teksa ai mbante mend nje takim shume me dramatik qe kishte ndodhur pak kohe pas Lex Deux Magots. Maar ishte ulur ne nje tavoline ngjitur, veshur me doreza te zeza te zbukuruara me trendafila duke luajtur nje variant te “filetos me pese gishta”, nje loje ne te cilen nje lojtar i hap gishtat e njeres dore mbi tavoline dhe pastaj e perdor doren tjeter per te gjuajtur me shpejtesi dhe ne menyre te perseritur nje thike ne hapesirat ndermjet gishtave te zgjatur. Picasso u magjeps menjehere dhe madje shkoi aq larg saqe kerkoi dorezen e saj me gjurme gjaku si momento (ne kujtim te castit).

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty