FOTOGRAFIDora MaarDora Maar me nje kapele, 1941, Pablo Picasso

Dora Maar me nje kapele, 1941, Pablo Picasso

-

Dora Maar me nje kapele, 1941, Pablo Picasso

E shkelqyera Dora Maar me nje kapele u pikturua nga Picasso ne fillim te Luftes se Dyte Boterore. Kjo eshte nje nga portretet e shumta te Dora Maar, e dashura e tij kroate (i ati i Dora Maar ishte nje arkitekt kroat qe studioi in Zagreb, Vjene dhe ne Paris ku u vendos perfundimisht ne vitin 1896) ne ate kohe.

Kjo pikture tregon Maar te ulur ne menyre mbreterore ne nje karrige druri, ne nje poze te rralle ne gjatesine e 3/4-ave. Nje mace e vogel e zeze eshte ulur ne shpatullen e saj te djathte duke treguar kuriozitet dhe pafytyresi kercenuese. Picasso e paraqet trupin e Maar ne plane te shumenashme. Penelatat jane kaq te fuqishme dhe te shtresezuara me kaq shume bollek saqe ato i shtojne nje karakter si prej skulpture portretit. Picasso ka zgjedhur nje palete jashtezakonisht te gjalle te pasur ne ngjyra te ndezura dhe nje model ekstremisht te trashe dhe te nderlikuar. Mjedisi paraqet nje kompozim stimulues formash, e karakterizuar nga plane te pjerrta vertikale, duke e treguar dyshemene e drunjte ne kontrast me hapesiren e brendshme, te ceket ne nje sfond qe na kujton stilin e hershem Kubist te Picasso-s.

Macja e zeze mbi shpatull e pikturuar si nje personazh hije, eshte nje simbol i agresivitetit femeror dhe antagonizmit seksual te dy te dashuruarve. Nje aludim shtese ndaj felinit jane thonjte e mprehte, si kthetra dhe gishterinjte e gjate kockore te modeles, duke shprehur nje lloj dhune si putrat e nje maceje. Tipari i dallueshem me i jashtezakonshem i Dora Maar ne jeten e vertete ishin thonjte e saj te bere manykyr ne menyre te persosur. Ne pikture thonjte kane marre nje konotacion me dramatik. Kujdesi i jashtezakonshem ne detaje eshte perforcuar ne kapelen e pasur te Maar, nje aksesor me te cilin ajo njihej. Picasso e ka paraqitur kapelen e saj si nje kurore mbi koken e saj, me shirita te kuq te ndezur dhe pende vibruese duke i shtuar me shume kontrast dizanjit te pasur te fustanit. Menyra se si ajo eshte ulur ne karrige na jep pershtypjen e nje perendeshe ne fron.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty