ARTKubizmiDjali me nje llulle, 1905, Pablo Picasso

Djali me nje llulle, 1905, Pablo Picasso

-

Djali me nje llulle, 1905, Pablo Picasso

Ne kete pikture te vitit 1905 nga Picasso, nje djale me kominoshe blu eshte ulur perballe nesh, duke mbajtur nje llulle ne krahun e gabuar. Ai eshte kurorezuar me nje kurore me trendafila. Andre Salmon, nje mik i Picasso-s, ka shkruar per kete pikture ne vitin 1912. Ai pershkruante se si ‘Picasso kishte pikturuar pa nje model imazhin e delire dhe te thjeshte te nje punonjesi te ri parizian, pa mjeker dhe veshur me xhinse blu si vete pamja e artistit gjate oreve te punes.’ Jo vetem qe i riu ka veshur uniformen e studios se Picasso-s, por ai eshte kurorezuar me nje kurore sic kurorezoheshin poetet ne antikitet. Problemi me serioz me te cilin perballen interpretuesit e kesaj pikture eshte problemi me llullen. Ajo klith per nje zgjidhje interpretuese. Njerezit thjesht nuk e mbajne llullen ne ate menyre. Picasso duhet ta kete perfshire ate si nje ide, te dhene per ata qe e shikojne pikturen ne kete nivel. Llulla, nje simbol i zakonshem i reflektimit intelektual ne pikturat e shekullit te 19-te dhe 20-te, duket sikur ajo po mbahet nga artisti jashte piktures teksa ai peshon imazhin e tij edhe pse ajo po mbahet nga modeli brenda piktures. Keshtu Picasso, nderkohe qe mediton mbi imazhin, duke perfytyruar alteregon e tij duke mbajtur vete llullen e tij. Sue Roe e ka pershkruar ate si nje “llulle opiumi,” nje droge qe tymoste Picasso ne ate kohe. Dy realitete, ajo e piktures dhe ajo e studios, jane perzier. Djali eshte nje reflektim i Picasso-s.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty