PIKTURËRene MagrittePIKTURA “PËRDHUNIMI”, 1945 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “PËRDHUNIMI”, 1945 NGA RENE MAGRITTE

-

Një imazh
që shfaqet më shumë në pikturat e Magritte është ajo e të ëmës së tij. Ai e pa
atë të ‘peshkohej’ (nxirrej nga uji) nga lumi Sambre në moshën 14 vjeçare, ajo
kishte kryer vetëvrasje. Trupi u gjet lakuriq me përjashtim të një këmishe nate,
e cila rrethonte fytyrën e saj të gërshetuar përreth.   

 

Një nga
shembujt më të mirë të jetës së Magritte në veprën e tij është “Përdhunimi”. E ëma
e Magritte u mbyt kur ajo ishte ende shumë e re. Aju u zbulua me fytyrën e
vellosur nga këmisha e saj e natës me trupin e saj lakuriq. Rrjedhimisht, “Përdhunimi”
ka tre atribute kryesore:

1. Tiparet e fytyrës së të ëmës zëvendësohen nga busti dhe
legeni i një gruaje të zhveshur duke sugjeruar fillimisht mënyrën se si burrat
i shikojnë gratë. Ideja është krjimi i një imazhi seksual nga fytyra e gruas,
gjëja e parë që normalisht diskush do të shikonte. Kjo tregohet gjithashtu nga
emri i veprës “Përdhunimi”.  

2. E dyta, ajo është një referencë e dukshme ndaj vdekjes së
të ëmës dhe mënyrës së vdekjes së saj, me fytyrën e saj të mbuluar dhe trupin e
saj të zhveshur.

3. E treta, një ide e ndryshme është se, mund të vihet re se qafa
dhe koka janë disi të sheshta, thuajse fallike. Flokët gjithashtu kanë një
pamje të pazakonshme, ndoshta atë të qimeve në pjesët intime të gruas. Ky është
vizioni më goditës dhe është ndoshta në një linjë me mënyrën sipas së cilës Magritte
sugjeronte se ai kërkonte të ngjallte frikë me pikturat e tij, të provokonte. Ky
është përdhunimi në progres, organi seksual i mashkullit të fytyrës apo të bustit,
duke penetuar pirgun pubik.   

 

Burimi:
https://www.renemagritte.org/rape.jsp

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.  

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty