ARTFRANZ MARC & PIKTURAT E TIJ

FRANZ MARC & PIKTURAT E TIJ

-

Anëtar i Ekspresionizmit Gjerman dhe një nga piktorët më me influencë që
kanë dalë nga Gjermania

 

Franz Marc ishte një piktor dhe artist gjerman; ai jo vetëm
që pati një ndikim mbi artin gjatë kohës së tij, por është konsideruar si një
nga figurat kyçe të lëvizjes Ekspresioniste në Gjermani pas kohës së tij, po
ashtu. Kalorësit Blu, ishte një seri publikimesh në formë reviste, ku ai ishte
bashkëthemelues. Revista fokusohej tek lëvizja dhe dihet që ajo ishte e lidhur
me në grup të vogël artistësh të cilët ishin përgjegjës për të publikuar
imazhe, si edhe histori novatore, gjatë kohës së ekzistencës së revistës në
Gjermani.

 

JETA E HERSHME

 

Franz Marc lindi në Mynih, Gjermani në vitin 1880; ai
ishte influencuar nga i ati, duke filluar që në moshë shumë të re, duke qenë se
ai kishte punuar si një piktor peisazhesh. Në moshën e re 20 vjeçare, në vitin
1900, ai filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, e cila ndodhej në Mynih,
dhe atje ai mori mësime nga disa mësues me influencë të kohës.

 

UDHËTIMET NË PARIS

 

Në vitin 1903 dhe në vitin 1907, ai udhëtoi në Francë, ku
ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës së tij në Paris. Jo vetëm që ai vizitoi
shumë nga muzetë vendas, por ai u takua gjithashtu me shumë artistë po ashtu.
Gjatë kësaj kohe, ai u influencua nga arti parizian, dhe artistët më të njohur të
zonës. Duke kopjuar stilin që ishte përdorur në format e artit që ai kishte parë,
ishte një mënyrë për të për të mësuar teknikat e ndryshme, dhe një mënyrë
simbolike për të mësuar vetë stilin e tij në krijim, po ashtu.  

 

Ndërkohë që, ishte në Paris, Franz Marc ishte entuziast ndaj
veprave të
Paul GauguinVincent
van Gogh
Picasso, dhe të Ekspresionistëve;
më vonë, ai u impresionua nga ekspozita e
Henri
Matisse

në Mynih në vitin 1910. Në Paris, ai u përfshi gjithashtu me artistët vendas, dhe
me shumë aktorë të famshëm. Jo vetëm që diçka e tillë e lejoi atë që të fitonte
më shumë përvojë, dhe që të mësonte nga influencat e tyre, por i lejoi
gjithashtu Franz Marc që të frymëzohej shumë për stilet e tij, dhe format
artistike nga veprat e individëve me të cilët ai shoqërohej. Jo vetëm që stili
i tij ndoqi stilin parizian, por ai u influencua shumë nga vendis, dhe pjesët që
ai krijoi, gjatë fazës së hershme të karrierës së tij.

 

KARRIERË JETËSHKURTËR

 

Megjithëse, ai ishte i ri gjatë pikut të karrierës së tij,
kjo është kryesisht për shkak të faktit që Franz Marc jetoi një jetë ekstremisht
të shkurtër, dhe vdiq në moshën 36 vjeçare. Ai u martua dy herë gjatë të njëzetave
të tij, dhe u përfshi në marrëdhënie të stuhishme gjatë kësaj periudhe, po
ashtu. Për sa i takon veprave të tij, në vitin 1906 ai udhëtoi me të vëllain e
tij Paul, në Mt. Athos, dhe në disa vende të tjera të njohura greke. Kjo mori
formë në shumë nga pjesët që ai krijoi gjatë kësaj periudhe të karrierës së
tij; në vitin 1910, ai u njoh gjithashtu me Auguste Macke, i cili jo vetëm që
pati një ndikim mbi veprën e tij, por gjithashtu edhe tek stili i tij artistik.

 

GAZETA E KALORËSVE BLU

 

Në vitin 1911, Franz Marc themeloi Gazetën e Kalorësve
blu. Ishte gjithashtu gjatë kësaj kohe që ai, dhe artistë e tjerë kolegë (duke
përfshirë edhe Macke) themeluan Gazetën, duke filluar një Lëvizje të Re (Shoqatën
e re të Artistëve). Ajo jo vetëm që paraqiste veprat e artistëve të rinj, por
stilet e reja të artit që po fillonin të farkëtoheshin në Gjermani, dhe në
rajone të tjera të botës. Ekspozita që mbante gazeta, paraqiste shumë nga
veprat që kishte krijuar Franz Marc ndërmjet periudhës 1911 dhe 1912.

 

LËVIZJA FUTURISTE

 

Në vitin 1912, Franz Marc u takua me Robert Delaunay, i
cili përdorte ngjyra dhe metoda dizani sipas një mënyre futuriste; gjë që çoi në
lëvizjen futuriste. Marc u magjeps pas këtij stili futurist, si edhe nga kubizmi,
të cilat u ktheyen në një influencë madhore për veprat që ai pordhoi gjatë këtij
viti, si edhe veprat që pasuan pas kësaj periudhe. Vepra në një stil të dallueshëm,
dhe që ishin ekstremisht të përparuara për kohën e tyre, duke përfshirë natyrën
abstrakte, dhe ngjyrat e guximta dhe këndet e mprehta, ishin disa nga
ndryshimet që u panë në pjesët që Franz Marc krijoi, në vijim të takimit me Delaunay,
i cili e prezantoi atë me këtë lëvizje të re, dhe me këtë stil të ri duke
prezantuar metoda abstrakte dhe të reja për të prezantuar të njëjtat që ishin
marrë nga veprat e së shkuarës.  

 

STILI I DALLUESHËM

 

Gjatë karrierës së tij, Franz Marc krijoi rreth 60 pjesë në
litografi dhe në pjesë druri. Shumica e pjesëve të tij paraqisnin kafshë, në
mjediset dhe habitatet e tyre natyrale. Përdorimi i ngjyrave të guximshme, të
ndezura shpesh shiheshin në vepërn e tij, po ashtu. Ai ndoqi një qasje kubiste,
dhe paraqitjen dhe krijimin e kafshëve që ai paraqiste në veprat e tij shpesh
shikoheshin si një mjet për procesin e tij krijues gjithashtu, duke qenë se
shumica e pjesëve të tij fokusoheshin tek kafshët, dhe tëk emocioni bruto, përkundrejt
vizatimit nga faktorët e jashtëm, për të krijuar veprat e printuara të artit
gjatë karrierës së tij. Përgjatë jetës së tij, kafshët janë një motiv që Franz
Marc iu rikthye gjithmonë, siç kanë bërë artistët me tematikat e tyre të
dashura: Van Gogh tek autoportretet e tij dhe Monet me pellgun i tij me zambakë.
 

 

NGJYRAT

 

Ai i dha gjithashtu kuptim ngjyrave që përdoreshin në pjesët
e tij; bluja u përdor për të paraqitur mashkullorësinë dhe stilin shpirtëror;
ndërsa ngjyra e verdhë dhe ngjyrat e lehta për të paraqitur feminilitetin dhe gëzimin.
Tonet e kuqe shpesh u përdorën për të paraqitur dhunën. Veprat e tij u shtypën
nga Nazistët në fillim të viteve 1930 dhe afërsisht 130 pjesët që Franz Marc
kishte krijuar, u hoqën nga ekspoziatat dhe shfaqjet e artit ku ai ishte pjesë,
në qytete të ndryshme në Gjermani.

 

VDEKJA

 

Megjthiëse, ai vdiq në moshën e re 36 vjeçare, shumë nga
pjesët e krijuara nga Franz Marc ishin me influencë, si edhe përpara kohës së
tij. Ai jo vetëm që shkaktoi debate në shtëpinë e tij në Gjermani, pjesët që ai
krijoi treguan gjithashtu aftësinë e tij ekstreme dhe aftësinë për të diferencuar
ndërmjet arratisjeve të ngjyrave, dizanjit, dhe imazheve unike, duke përdorur
një qasje minimale. Dëshira nga vala gjermane e abstraktsionistëve për të bashkuar
mjetet e reja piktoreske nga Franca me subjektet ambicioze apo transhendente,
apo të dyja, shpejt u kthye në objektivin e lëvizjeve pasuese të abstraksionit
të shekullit të 20-të. Ndonëse, Marc nuk ishte i vetmi që zotëronte aspirata të
larta, fisnike, ai,
Wassily Kandinsky dhe Paul
Klee
hodhën
një hap të rëndësishëm kritik në bërjen e harmonive Kubiste dhe Fauviste të zbatueshme/aplikueshme
ndaj një koncepti më të lartë të subjektit. Për shembull, dëshira për përmbajtjen
e proporcioneve epike u kthyen në një kriter në veprën e March Chagall dhe të Piet
Mondrian, dhe më pas, mdisi Ekspresionistëve Abstrakt Amerikan
Jackson
Pollock
,
dhe
Jasper Johns. Jo vetëm që vepra e tij ishte
shumë e vlerësuar gjatë kohës së tij, dhe karrierës ekstremisht jetëshkurtër,
por deri më sot, Franz Marc konsiderohet si një nga piktorët më me influencë që
kanë dalë nga Gjermania, për stilin e tij unik, dhe për qasjen krijuese që ai ndoqi
për paraqitjen e jetës së përditshme në veprat e tij.

 

Piktura, Kuajt e mëdhenj blu, 1911, Franz Marc

Franz Marc

 

Burimi: https://www.franzmarc.org/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty