ARTApps8 APPS PËR ADHURUESIT & ENTUZIASTËT E ARTIT

8 APPS PËR ADHURUESIT & ENTUZIASTËT E ARTIT

-


Nga REVISTA ARTSPER  

 

Sot, ne që të gjithë jemi të ekspozuar ndaj aplikacioneve
të ndryshme. Kështu, përse mos ta bëjmë artin më përfshirës përmes
aplikacioneve? Nëpër të gjitha kohërat, vetë artistët janë përpjekur vazhdimisht
që të rrisin aksesin tek arti. Me përparimet e sotshme teknologjike dhe
dixhitale, arti është i disponueshëm vetëm me një klikim në celularin tuaj!
Artsper ka mbledhur aplikacionet më të mira për adhuruesit dhe entuziastët e
artit!

 

1.      
GOOGLE ARTS &
CULTURE

 

Google
Arts & Culture ofron eksplorimin e thesarëve të artit dhe institucionet
kulturore nga e gjithë bota! Këtu, ju mund të bëni gjithçka duke filluar nga
inspektimi i hollësishëm i kryeveprave të artit, si Nata me Yje e Van Gogh, tek
të mësuarit më shumë rreth figurave frymëzuese të historisë së zezakëve, deri
tek zbulimi i arkivëve të imazheve të NASA-s. Ky aplikacion është i përsosur për
përdoruesit që janë të etur për të mësuar më shumë rreth artit, njerëzve dhe
historisë globale!

Pikat kryesore:

·        
Transformoni fotografitë tuaja në vepra klasike arti

·        
Gjeni protretet që ju pëlqejnë

·        
Gjeni vepra arti duke përdorur ngjyrat brenda fotografive
tuaja

·        
Gjeni vepra arti në madhësi reale, në mjedise me përmasat e
jetës reale

·        
Zhytuni nëpër galeri dhe ture përmes Realitetit Virtual

·        
Eksploroni vepra arti në HD dhe me video 360°

 

2.      
DAILY ART

 

Ju mund
të njihni vepra të famshme arti, por a i kuptoni kontekstet e tyre? Përse e preu
veshin Van Gogh; si i ka krijuar Pollock pikturat e tij? Tek DailyArt, ju do të
jeni në gjendje që të mësoni fakte argëtuese rreth këtyre kryeveprave. Bashkohuni
me këtë komunitet me mbi 1,000,000 adhurues arti dhe zgjoni kulturën tuaj të
brendshme me dozat ditore me piktura dhe informacione të këtij aplikacioni!

 

Pikat
kryesore:

·        
Një koleksion prej 2,500 kryevepra

·        
700 biografi artistësh

·        
500 koleksione muzesh

 

3.      
Aplikacion i SOTHEBY

 

Një aplikacion
për kleksionistët dhe entuziastët e artit! Aplikacioni i Sotheby ofron akses në
tendencat aktuale të sotshme, rrjetet globale, artikuj të vyer dhe më shumë!
Gjeni kryeveprat e vjetra apo artin bashkëkohor; apo mobilieritë apo fotografitë
apo gravurat; apo bubrroni nëpër verat më të mira dhe bizhuteritë më të bukura.
Sido që të jetë, ju do të gjeni gjera me interes! Të njohur për eksperitzën e
tyre të pakrahasueshme, specialistët e klasit botëror të Sotheby-t kanë
mbledhur së bashku artin më cilësor të bazuar tek përmbajtja për përdoruesit e
tij!

 

Pikat
kryesore: 

·        
Gjeni ankandet e ardhshme nga vendndodhje nëpër të gjithë
botën

·        
Opsioni i zmadhimit për inspektim më nga afër

·        
Regjistrime në audio me narracione

·        
Aksesoni videot e plota të artikujve dhe librarisë së Sotheby-t

 

4.      
PARIS INVADERS MAP

 

Invader,
artisit misterioz i rrugës i cili ka shpikur qytetet e “pushtuara” nëpër të
gjithë globin me artin e tij të rrugës! Nga Londra, Hong Kongu, deri në qytetin
e Nju Jorkut, gjeni këto vepra lehtësisht të njohshme! Vetëm Parisi ka mbi
1,000 “Space Invaders”! Ky aplikacion inkurajon pjesëmarrjen aktive dhe
eksplorimin kulturor.

 

5.      
AMO: DAILY ART INSPIRATION

 

I bën
thirrje të gjithë njohësve të artit! AMO është një aplikacion miqësor ndaj përdoruesve
i krijuar nga artistët për artistët. Zbuloni veprat e artit nëpër histori të
paketuara dhe të aksesueshme në një vend të vetëm! Këtu, ju do të gjeni informacione
ditore me fakte interesante, histori historike, biografi të artistëve dhe më
shumë! Zbuloni artin e pafundmë dhe frymëzoni artistin brenda jush duke
absorbuar prezantimin e AMO-s për të bukurën dhe historinë.

 

Pikat
kryesore:

·        
Eksploroni mbi 150 lëvizje arti dhe mbi 40,000 vepra arti

·        
Artistin e ditës, veprën e artit të ditës

·        
Informacione të personalizuara të artit sipas shijeve
tuaja personale

·        
Frymëzim ditor

·        
Wallpaper të shkarkueshme me cilësi HD

·        
Opsion abonimi

 

6.      
ARCHITECTURAL DIGEST

I
njohur në të gjithë botën – Architectural Digest – vlerëson artin nëpërmjet
arkitekturës dhe interior design. Me shtëpitë dhe produktet novatore, përdoruesit
mund të aksesojnë ide lidhur me dekorin, kulturën dhe udhëtimet.

 

Pikat
kryesore: 

·        
Akses ekskuluziv ndaj tendencave aktuale

·        
Guidë në dekorin më të mirë interior për shtëpinë tuaj

·        
Aksesi në arkitekturë, veprat e artit antik dhe në art

·        
Gjeni destinacione udhëtimi

 

7.      
ART QUIZ

 

Ky
aplikacion tërheqës do të testojë dijet tuaja rreth historisë së artit! A mund
ta gjeni artistin? Po veprën e artit? Ndoshta ju keni dije rreth kontekstit dhe
historisë pas saj? Në një nivel më të avancuar, përgjigjuni pyetjeve të tilla
si, “Cilin pigment të rrallë blu ka përdorur Leonardo da Vinci?” Për të marrë
pikët maksimale, ju duhet të përgjigjeni shpejt dhe saktë. Luani tani dhe
zbuloni pikët tuaja në Art Quiz! 

 

8.      
Aplikacioni ARTLIST

Një aplikacion
që beson se ka vetëm tre hapa për të kuptuar artin: vëzhgimi, njohja dhe
reflektimi. Artlist eksploron top kryeveprat në ekran të plotë HD në pajisjen
tuaj. Bëhu kuratori i vetes dhe mblidh veprat e tua të preferuara të artit.


 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/get-inspired/update-your-daily-routine-with-these-8-apps-for-art-lovers-and-enthusiasts/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty