ARTArt BashkëkohorOBJEKTET NË ARTIN BASHKËKOHOR

OBJEKTET NË ARTIN BASHKËKOHOR

-

 

Nga REVISTA ARTSPER

Le të kuptojmë
vendin e objekteve dhe evolucionin e tyre në artin modern dhe atë bashkëkohor që
nga shekulli i 20-të.   

1. Të gatshmet dhe Arti Pop

Origjina
e këtij fenomeni, siç e dinë shumë mirë të gjithë, është veprimi i Marcel
Duchamp i cili mori një pishuar (shurrtore meshkujsh), duke e kthyer atë mbrapsht
dhe duke e quajtur atë “ujëvara”: ky ishte fillimi i “të gatshmeve”. Duke bërë
kështu, artisti e transformoi një objekt të prodhuar të zakonshëm në një vepër
arti. Objekti nuk “përfaqësohet” më si një objekt, siç ka ndodhur në gjinitë
klasike si natyrë e qetë, por tani i “prezantohet” direkt publikut.     

 

Paradoksalisht,
ky veprim inaguroi gjithashtu epokën e artit konceptual, edhe pse veprat e
artit u bënë gjithnjë edhe më shumë “materialiste”: Duchamp i çliroi artistët nga
detyra e “të bërit” art për t’u fokusuar tek puna konceptuale që qëndronte pas
saj. Duchamp nuk ka bërë asgjë në kuptimin klasik të saj: ai vetëm zgjodhi një
objekt tashmë të gashshëm dhe e largoi atë tërësisht nga funksioni dhe kuadri i
tij fillestar. Për Duchamp-in, prezantimi i një objekti jashtë kontekstit të
tij funksional hapi derën ndaj përfaqësimeve simbolike të shoqëruara me formën e
objekteve.

 

Rrjedhimisht,
akti i krijimit u zhvendos nga “dijet” e artistit tek ideja e pastër e veprës,
dhe artisti shumë mirë mund ta delegojë bërjen e pjesës, për sa kohë që ajo
ekzekutohet në përputhje me planin dhe udhëzimet e tij. Në art, pasojat e këtij
revolucioni janë disi të dukshme në fabrikat e artistëve bashkëkohorë të tillë
si Damien Hirst apo Jeff Koons me turmat e tyre të asistentëve.

 

Disa dekada
më vonë, në vitet 1950, lëvizja e artit pop e ktheu shoqërinë konsumatore në
subjektin kryesor të artit të tyre, dhe përdori objektet e Duchamp-it larg nga
funksioni i tyre utilitar si një metodë kyçe.

 

2. Realizmi i Ri

Një dekadë
tjetër më vonë, revolucioni i Duchamp-it vazhdoi të jipte fryte dhe çoi tek
Realizmi i Ri: një lëvizje arti që fokusohet vetëm tek grumbullimi, riciklimi
dhe kompresimi i objekteve. I themeluar në vitin 1960, ai mblodhi artistë të
tillë si Yves Klein, Arman, Jean Tinguely, César dhe Jacques de la Villeglé.

 

Artistët
kishin të përbashkët përdorimin e objekteve të grumbulluara, të mbledhura dhe të
kompresuara që ata i ekspozonin si relike të shoqërisë sonë. Të zhveshur nga
funksioni i tyre origjinal, ato na bëjnë që të reflektojmë mbi stilin tonë të
jetës dhe mënyrat e konsumit.  

 

Artistët
e Realizmit të Ri e përshkruan qasjen e tyre si riciklimin poetik të realitetit
urban, industrial dhe të reklamave. Këtu, fjala “realizëm” i referohet lëvizjes
letrare të shekullit të 19-të objektivi i së cilës ishte përshkrimi i
realitetit pa e zmadhuar atë.

 

3. Çështjet aktuale në Artin Bashkëkohor

Sot më shumë sesa kurrë, një numër i madh artistësh bashkëkohorë vazhdojnë të ecin në hapat e Duchamp-it,
por po i shtyjnë gjestet e tij fillestare në ekstreme, duke ngritur shumë
pyetje mbi statusin e artit dhe të artistëve.  

 

Kur në vitin 2002, Damien Hirst mori një raft dhe e mbushi
me ilaçe të v
ërteta për të krijuar
nj
ë “dollapët me ilaçe” të tij të famshme, ai vetëm përsëritit
gjestin e Duchamp-it më pak sesa një shekull më parë. Në fund të fundit asgjë
shumë revolucionare! Me përjashtim se, në artin bashkëkohor, marrdhënia ndërmjet
artistit dhe krijim i artit po bëhet gjithnjë edhe më i lirshëm. Marcel Duchamp
njëherë i ka dhënë udhëzime të motrës për të bërë një objekt të gatshëm që e
kishte konceptuar ai. Por sot, kjo metodë përdoret gjerësisht dhe artistët yje
të tregut janë kthyer në sipërmarrës të vërtetë duke drejtuar fabrika që bëjnë
art: një ekip artistësh kujdesen për të realizuar veprat në më shumë apo më pak
edicione të kufizuara sipas udhëzimeve të artistit.

 

Statusi problematik i veprave të artit nuk është vetëm një
pyetje e ngritur nga tre artistët botëror
Damien HirstJeff Koons dhe Takashami Murakami. Vepra e artistit kubano-amerikan Felix Gonzalez Torres e
titulluar “Pa titull” (Portret i Ross në Los Angjelos) e bën këtë ndryshe. Kjo
pjesë konsiston në një pirg ëmbësirash të paraqitura në këndin e nj
ë
dhime.
Vizitorët ftohen që
të vetshërbehen, megjithëse pirgu furnizohet n
ë mënyrë të vazhdueshme. Sipas përkufizimit,
kjo pjesë nuk ekziston më vete sepse ëmbëlsirat hahen nga vizitorët dhe më pas
zëvendësohen me të reja. Rrjedhimisht, kurdoherë kur një muze ekspozon një pjesë,
ajo që ata bëjën është rikurijimi i saj sipas ushëzimeve të lëna nga artisti, që
pragmatikisht do të thotë të blesh një stok me ëmbëlsira në supermarket dhe t’i
bësh ato pirg në një k
ënd.     

 

Këtu, nocioni i origjinalitetit dhe autorësisë vihen thellësisht
në pikëpyetje: a mos do të thotë të jesh artist i veprës vetëm se je ai që ke
pasur idenë? Përse nuk i konsiderojmë si artistë asistentin e Damien Hirst që
ka pikturuar pikturën e tij me pika apo kuratorin që ka bërë pirg ëmbëlsirat,
gjithashtu? Atëherë çarë është sot një vepër origjinale arti? Dhe çfarë ësht
ë një vepër fallco arti kur vepra origjinale
e artit nuk është bërë më nga artisti?

 

Paradoksalisht, në një kohë kur është gjithnjë edhe më e veshtirë të dime se çfarë
është art dhe çfarë jo, emrat e artistëve po marrin gjithnjë edhe më shumë vlerë
dhe fuqi në tregun e artit: në fakt, të prodhosh një vep
ër arti nuk e bën më
dikë një artist,
por krejt e kundërta. Ai që e shpall veten artist, rrjedhimisht prodhon vepra
arti. Sot do të dukej disi absurde që të admironim një vepër bashkëkohore arti
nga një artist i panjohur, ndërkohë që ne e bëjmë këtë gjatë gjithë kohës në
muze me artin antik apo klasik.    

 

Duke qenë se, në shumë raste, cilësia e trashëguar
artistike e një vepre është e vështirë për t’u përcaktuar, e vetmja vlerë e
sigurt është emri i artistit. Kjo situatë shpjegon “brand-izimin” aktual të
artistëve bashkëkohor
ë dhe, në mënyrë
natyrale, shtimin e
kontratave dhe të çertifikatave të origjinalitetit në botën
e artit.  

 

A e parashikoi Duchamp-i që ai do nxiste zhdukjen e veprës
së artit pas emrit të artisit, kur ai vetë e nënshkroi Ujëvarën nën një nofkë? Vështirë
ta themi…Por ideja e tij për t’i hequr objekteve funksionin e tyre utilitar/funksional
hapi rrugën ndaj ekstravagancave të botës aktuale të artit bashkëkohor.

 

(Imazhi 1: Giuseppe Colarusso, Improbilita)

 

(Imazhi 2: Kutitë Brillo, Andy Ëarhol, 1965)

 

(Imazhi 3: ARTERIOSCLEROSE, Arman,1961)

 

(Imazhi 4: Pa titull (Portret i Ross in L.A), Félix
Gonzalez Torres, 1991)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/objects-contemporary-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty