ART10 FILMAT E ARTIT PËR TË PARË KUR JENI...

10 FILMAT E ARTIT PËR TË PARË KUR JENI NË SHTËPI

-

Filmat që duhet të shikojnë të
gjithë adhuruesit e artit!

Nga REVISTA ARTSPER

 

1. Vajza me Vëth Perle

A keni
dashur ndonjëherë që të dini historinë pas pikturës? A jeni të interesuar për të
shkuar pas telajos dhe të zbuloni se kush janë me të vërtetë personazhet? Kjo është
saktësisht ajo që ka bërë regjizori Peter Webber në filmat e parë rreth artit që
ne ju rekomandojmë që të shikoni kur jeni në shtëpi. Një Scarlett Johansson e
transformuar luan rolin kryesor dhe ngjasimi me pikturën është mahnitës. Ju do të
shijoni gjithashtu interpretimin e Colin Firth, Tom Wilkinson, dhe Cillian
Murphy. Ky film që ka fituar çmime padyshim që duhet parë, por ju mund të
lexoni gjithashtu edhe historinë e saj! Në të vërtetë, ajo është gjithashtu përshtatja
e romanit ‘Vajza me Vëth Perle’ nga Tracy Chevalier.

 

2. Të gjejmë Vivian Maier

E nxjerrë
në vitin 2013, ky dokumentar ndjek jetën e jashtëzakonshme të Vivian Maier, të
treguar nga John Maloof. Në fakt, regjizori e zbuloi Maier dy vite përpara
vdekjes së saj dhe bleu një pjesë të madhe të veprave të saj. Fotografia ka bërë
fotografi për 40 vite, përveç punës së saj si dado. Ndonëse ajo nuk e njihte
shtrirjen e famës së saj, sot ajo është një nga fotografet më të famshshme.
Filmi ka marrë Çmimin Oscar për Dokumentarin më të Mirë në vitin 2015.

 

3. DOWNTOWN 81

Vitet
1980, Nju Jorku, skena e artit dhe sigurisht, artistët…
Downtown 81 është filmuar në vitin 1981, por
nuk u përfundua thuajse deri dy dekada më vonë. Filmi ndjek
Jean-Michel
Basquiat
pak vite përpara vdekjes së
tij, gjatë jetës së tij të përditshme, duke krijuar art dhe duke me miqtë e tij.
Vlera e shtuar e këtij filmi? Muzika e tij! Kolona zanore përbëhet nga klasikët
e
rock
‘n’ roll-it, por që përfshin gjithashtu edhe vetë meloditë e Basquiat.
Downtown 81  ka debutuar në Festivalin e Filmit në Kanë
në vitin 2000.

 

4. Z. Turner

Z. Turner
e Mike Leigh, e nxjerr në vitin 2014, tregon historinë e artistit britanik Joseph
Mallord William Turner. Historia rrëfen temperamentin e tij të furishëm dhe
rivalitetin e njohur me John Constable, por gjithashtu izolimin progresiv të
piktorit drejt fundit të jetës së tij. Nëse ju kërkoni që të zhyteni plotësisht
në botën e Anglisë së shekullit të 19-të, ky film është për ju. Për më tepër, Timothy
Spall, aktori që portretizon Turner-in, ka marrë çmimin si Aktori më i Mirë në
Kanë për interpretimin e tij.

 

5. Beltracchi: Arti i Fallcifikimit

Tek ‘Arti
i Fallcifikimit’, Arne Birkenstock është e interesuar për jetën e Wolfgang
Fischer, gjithashtu i njohur si Beltracchi. Nga Braque deri tek Ernst dhe Léger,
Fischer ka riprodhuar dhe rishitur një pjesë të madhe të veprave të tij, i
ndihmuar nga bashkëshortja e tij. Për pasojë, ai është pagëzuar si një nga
fallcifikuesit më të mëdhenj gjermanë. Pasi u arrestua në vitin 2010 dhe u dënua
me 6 vite burg, tani ai jeton në Montpellier me gruan e tij, duke e nxjerrë
jetesën nga vetë artit i tij. Tek ‘Arti i Fallcifikimit’, zbuloni historinë e
mrekullueshme të vetë Bonnie dhe Clyde të botës së artit.

 

6. FRIDA 

Si mund
të flasim për kinemanë dhe artin pa përmendur FRIDA-n, filmin biografik të
ikonikes Frida Kahlo nga Julie Taymor? Ky është në nga filmat e artit që nuk mund
ta humbisni dhe që duhet ta shikoni kur jeni në shtëpi. Ky film ka fituar disa çmime,
të tillë si Oscar për Dizanjin më të Mirë të Kostumeve dhe Kolonën Zanore. Nëse
dëshironi të mësoni më shumë rreth jetës së jashtëzakonshme të artistes femër, ky
film është për ju.

 

7. 100
Vite Shfaqje


këtë dokumentar, regjizori Alison Klayman ndjek jetën e përditshme të artistit
abstrakt Carmen Herrera teksa ajo feston 100 vjetorin e saj. Kjo është e
kombinuar me ngjarje nga e kaluara të cilat paraqesin historinë e saj personale
dhe artistike ndërmjet Nju Jorkut dhe Kubës. Pavarësisht se piktorija është një
pararendëse kryesore e artit Minimalist, ajo u njoh si një artiste e madhe në
moshën 90 vjeçare. Regjizori njihet gjithashtu për regjinë e tij të Ai Weiwei:
Kurrë më fal, që u prezantua në Festivalin Sundance.

8. Tek
Portat e Përjetësisë

Vincent
Van Gogh ka frymëzuar shumë regjizorë gjatë viteve. Është e vërtetë që me
veprat e tij të cilat mund të njihen mënjëherë dhe me reputacionin e tij si një
artist i torturuar, fati i Vincent Van Gogh ka qenë një terren pjellor për
kinemanë. Megjithatë, nëse ka diçka që nuk duhet humbur, Artsper rekomandon ‘Tek
Portat e Përjetësisë’. Filmi zhvillohet gjatë viteve të fundit të jetës së
artistit dhe hedh një këndvështrim të ëmbël mbi piktorin dhe artin e tij. Për më
tepër, Willem Dafoe u nominua në Festivalin e Filmit në Venecia për
interpretimin e tij në rolin kryesor.

 

9. Marina Abramovic: Artistja është e pranishme

Një
pionere e formës së artit të saj, artistia novatore Marina Abramovic e shtyn
trupin e saj në kufij. Ajo jep gjithaçka – madje edhe duke e vënë veten në
rrezik – për performancat e saj. Dokumentari u filmua me rastin e retrospektivës
së saj në MoMA (Muzeu i Artit Modern në Nju Jork) dhe rrëfen karrierën e saj 40
vjeçare. Prekës dhe i thellë, ky film e zhyt shikuesin në botën krijuese të së
vetdeklaruarës ‘nena e artit të performancës’.

 

10. Séraphine

Ky
film i vitit 2008 ndjek Séraphine Louis, në jetën dhe në artin e saj deri me
fundit e tij tragjik. Artistja e vetmësuar u zbulua nga Ëilhelm Uhde kur ajo
ishte 50 vjec. Kuratori i famshëm e inkurajoi atë që të pikturonte dhe bleu
disa vepra të saj. Tani Séraphine konsiderohet si një figurë kryeore e lëvizjes
së Artit Naiv.

(Imazhi 2: Vajza me Vëth Perle nga Peter Webber)

(Imazhi 3: Të gjejmë Vivian Maier nga John Maloof)

(Imazhi 4: Jean-Michel Basquiat – DOWNTOWN 81 nga
Glenn O’Brien)

(Imazhi 5: Z. Turner nga Mike Leigh)

(Imazhi 6: Beltracchi: Arti i Fallcifikimit nga Arne
Birkenstock)

(Imazhi 7: FRIDA nga Julie Taymor)

(Imazhi 8: 100 Vite Shfaqje nga Alison Klayman)

(Imazhi 9: Tek Portat e Përjetësisë nga Julian
Schnabel)

(Imazhi 10: Marina Abramovic: Artistja është e pranishme nga Matthew
Akers)

(Imazhi 11: Séraphine nga Martin Provost)

(Imazhi 12: Të gjejmë Vivian Maier)

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/get-inspired/10-art-films-to-watch-while-youre-at-home/

Përzgjodhi dhe
përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty