ARTArt Bashkëkohor10 ARTISTËT BRITANIKË TË GJALLË MË TË SHTRENJTË

10 ARTISTËT BRITANIKË TË GJALLË MË TË SHTRENJTË

-

Peter Doig, Damien Hirst, Glenn
Brown, David Hockney, Antony Gormley, Bridget Riley, Chris Ofili, Tracey Emin,
Franck Auerbach, Anish Kapoor

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Nju Jorku është kthyer në
qendrën e artit botëror dhe pika e kthesës për karrierën ndërkombëtare të shumë
artistëve ndërkombëtar! Por afër emrave të mëdhenj amerikan, midis të cilave
janë
Jeff KoonsRobert Indiana dhe Richard Prince të cilët kapin
titujt kryesor të lajmeve herë pas here, Evropa, dhe më saktë Mbretëria e
Bashkuar nuk mbeten shumë pas përsa i takon vizibilitetit në skenën ndërkombëtare
dhe shtëpitë e ankandit!

 

{1. PETER DOIG}

 

Piktura
e
Peter
Doig
e titulluar ‘E përmbytur’ ishte ajo që i dha artistit vendin e parë në këtë
top 10-she të artistëve të gjallë më të shtrenjtë, përpara Damien Hirst. Kërkesa
për veprat e tij nuk ka rreshtur së rrituri gjatë viteve të fundit.

 

Veprat
e tij janë të influencuara nga realizmi magjik dhe përfaqësojnë çaste jashtë
kohe. I frymëzuar nga kujtimet e tij me kanoe gjatë rritjes në Kanada, pikturat
e Peter Doig shpesh përfaqësojnë kanoet që pluskojnë mbi ujë në një atmosferë të
ëndërrt.   

 

Ai është
i magjepsur nga hapësira dhe natyra e egër, dhe marrëdhënia ndërmjet njeriut
dhe natyrës është një burim i madh frymëzimi për veprat e tij. Ai shpesh paraqet
vende të braktisura ku njeriu është vetëm një i ftuar. Megjithëse, korpusi i
veprave të tij nuk është përshkrues, pasi atmosfera e qetësisë së skenave të
tij është përgjithësisht tematika e tij kryesore.

 

{2.
DAMIEN HIRST}

 

Damien
Hirst
u zbulua në vitin 1988 në ekspozitën që ai organizoi për veten dhe miqtë
e tij të Kolegjit Goldsmiths “Freeze”. Gjysëm shekulli më vonë,
Damien
Hirst
është një nga artistët e gjallë më të shtrenjtë në botën e artit. Veprat
e tij janë ekspozuar nga koleksionuesi dhe pronari i galerisë me famë botërore Charles
Saatchi në vitin 1992 midis “Artistëve të Rinj Britanik”. Ai ka fituar Çmimin
‘Turner’ në vitin 1995.

 

Veprat
e Damien Hirst-it trajtojnë subjektet e ekzistencës në një mënyrë të vrazhdë
dhe shpirtërore në të njëjtën kohë. Ato vënë në pikëpyetje mënyrën se si ne përballojmë
kufijtë ndërmjet dëshirës dhe frikës, besimit dhe arsyes, dashurisë dhe
urrejtjes. Sipas artistit, në jetë ka katër gjëra të rëndësishme: dashuria,
vdekja, feja dhe shkenca. Në rastin më të mirë, këto katër gjëra mund të na
ndihmojnë që të gjejmë rrugën tonë nëpër errësirë, por ato nuk ia dalin
gjithmonë me sukses (ka thënë artisti në një intervistë).   

 

{3.
GLENN BROWN}

 

Lindur
në vitin 1966, Glenn Broën është midis “Artistëve të Rinj Britanikë” të zbuluar
nga Charles Saatchi në këtë 10-ëshe. Stili piktoresk i Glenn Brown është unik
duke qenë se të gjitha pikturat, forogtafitë dhe skulpturat e tij janë të frymëzuara
nga veprat e artistëve të tjerë që ai i ri-interpreton bazuar në riprodhime:
portretet e Auerbach, pikturat e Fragonard, nudot e Dali, apo peisazhet fantazi
nga Chris Foss si për të përmendur disa prej tyre. Përveç këtyre, aftësitë e
tij teknike janë legjendare: mjeshtëria e tij në pikturat në vaj konkurrojnë me
mjeshtrat klasikë.  

 

Nga riprodhimet
e veprave të artit, Glenn Brown manipulon dhe modifikon imazhet origjinale deri
në atë pikë saqë ato mezi njihen. Imazhi origjinal transformohet plotësisht dhe
kthehet në një pjesë të re: krejt papritur ajo që është e njohur, familjare
kthehet në diçka të huaj dhe turbulluese.

 

{4.
DAVID HOCKNEY}

 

David
Hockney është padyshim një nga artistët më të famshëm dhe më multidisiplinor të
gjeneratës së tij.

 

Përdorimi
i formave të përcaktuara dhe të ftohta si edhe integrimi i detajeve
autobiografike është karakteristike e stilit të tij. Ai fillon duke bërë
fotografi Polaroid të subjekteve të tij, apo i skicon ata me shpejtësi, dhe më
pas i ktheh në piktura të ëmbla dhe shkëlqyese. Ai filloi përdorimin e pikturës
në akrilik në vitin 1964 dhe dizenjimin e set-eve në mes të viteve 1970 (për shembull,
për Operan Metropolitan në Nju Jork). Në këtë kohë, ai filloi gjithashtu që të
bënte kolazhe fotosh nga Polaroids. Çdo imazh është pjesë e një të tëre që
duket si një pasqyrë e shpërbërë – kjo seri është frymëzuar nga vepra kubiste e
Picasso-s. Që nga vitit 1980, ai po integron gjithashtu media dhe teknologji të
reja në procesin e punës së tij dhe krijon printime shumëngjyrëshe dhe printime
kompjuterike abstrakte.                   

 

{5.ANTONY
GORMLEY}

 

Antony
Gormley njihet në të gjithë botën për instalacionet e tij dhe veprat e tij
publike të artit që eksplorojnë marrëdhënien e trupit me hapësirën dhe kohën. Antony
Gormley përdor vetë trupin e tij në punën e tij. Kohët e fundit, ai është
kthyer nga krijim i siluetave formë kubike shumë të dallueshme.   

 

{6.BRIDGET
RILEY}

 

Bridget
Riley ka evoluar nga impresionizmi deri tek pointilizmi përpara se të kthehej
nga fenomeni optik, duke përfshirë efektet fizike çorientuese mbi syrin,
rrjedhimisht duke u afruar më shumë me lëvizjen e artit op.     

 

Që nga
fillimi i viteve 1960, vepra e saj abstrakte bazohet në eksplorimin e efekteve
optike të prodhuara nga ngjyrat dhe format. Vepra e saj mbështetet në një fjalor
të kufizuar formash dhe ngjyrash gjeometrike. Ajo vë në pikëpyetje perceptimin
pamor, dhe prej këndej, percetimin e tyre për botën.        

 

{7.CHRIS
OFILI}

 

Chris
Ofili është një artist tjetër gjerësisht i vlerësuar e gjeneratës së tij, i cili
u zbulua si një “Artist i Ri Britanik”. Veprat e tij shumëngjyrëshe dhe
ornamentale bënë që ai të fitonte Çmimin ‘Turner’ në vitin 1998 dhe që të përfaqësonte
Mbretërinë e Bashkuar në Bienalen e 50-të të Venecias në vitin 2003. Arti i tij
mjegullon kufijtë e besimeve të shenjta dhe profane dhe të kulturës
popullore.  

Vepra e tij më e fundit është e mbushur me refenca sensuale dhe biblike ndaj
trinisë dhe mitologjisë.

 

{8.
TRACEY EMIN}

 

Tracey
Emin
është një artiste tjerë e Artistëve të Rinj Britanik
së bashku me
Glenn Brown dhe Damien Hirst. Puna e saj
është një eksplorim i mirëfilltë i përvojave të saj emocionale dhe që shpesh
quhet “arti rrëfimtar”: spektatorët ftohen për të zbuluar detajet e jetës
private të zbluara pa asnjë ndjesi turpi apo dinjiteti. Nëpërmjet punës së saj,
Tracey Emin çvellos vetveten me të gjitha vulnerabilitetet e saj, dhe krijon një
lidhje intime simpatie me spektatorin.

 

{9.
FRANCK AUERBACH}

 

Shpesh Franck
Auberback krahasohet me Francis Bacon apo Lucien Freud për imapktin dhe
origjinalitetin e veprës së tij. Ai është padyshim një nga piktorët më të
talentuar të kohës sonë. Stili i tij shumë i veçantë bazohet në teknikën e tij
të impasto-s, që do të thotë shtimi i shtresë pas shtrese të bojës në pikturë,
duke i dhënë një efekt tredimensional veprës së tij – të cilat shpesh kërkojnë
ekspozimin horizontal të tyre në mënyrë që telajo të mos bjerë nga korniza. Përveç
këtyre, Franck Auerbach i vesh vazhdimisht veprat e tij dhe punon mbi to herë pas
here.  

 

Gjatë më
shumë sesa 50 viteve, ai jetoi në të njëjtin apartament në Qytezën Camden në
Londër, që u kthye në një nga temat e tij të përsëritura, së bashku me të afërmit
e tij, të tillë si bashkëshorten e tij, të cilën ai e ka portretizuar shumë herë.

 

{10.
ANISH KAPOOR}

 

Sot Anish
Kapoor është më shumë i famshëm për instalacionet e tij publike monumentale të
cilat janë njëherësh sfiduese nga pikëpamja konceptuale dhe teknike. Puna e tij
trajton tematikat e pranisë dhe të mungesës, të zbulimit dhe të fshehjes që
shoqërojnë arkitekturën, poezinë, artin dhe shpirtëroren. Për të, skulptura është
një përvojë për ta jetuar dhe jo një përfaqësim të thjeshtë të formës.  

 

Tashmë
institucione të shumta ndërkombëtare i kanë blerë disa nga vepart e tij të tilla
si MoMA (Muzeu i Artit Modern në Nju Jork) apo Tate Modern në Londër.

 

(Imazhi
1: Kabinë Çimentoje, 1994)

 

(Imazhi
2: Kafka e Rrotullimit të Orëve, 2008)

 

(Imazhi
3: Masturbatori i Madh, 2006)

 

(Imazhi
4: Më shumë pemë të prera në Woldgate, 2008)

 

(Imazhi
5: Ndërtesa 1-5, 2013)

 

(Imazhi
6: Ujëvara 3, 1967)

 

(Imazhi
7: Virgjeresha e shenjtë Mary, 1996)

 

(Imazhi
8: Çdo njeri me të cilin kam fjetur, 1995)

 

(Imazhi
9: Koka e J.Y.M. Nr. 1, 1981)

(Imazhi
10: Nëna si mal, 1985)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-expensive-british-living-artists/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty