POEZIOlga OrozcoKenge per Bernice, II, nga Olga Orozco

Kenge per Bernice, II, nga Olga Orozco

-

Ti nuk ishe atje ne pragun tim

As une nuk dola te te kerkoja per te mbushur
Zbrazetine e farketuar nga nostalgjia
Zbrazeti qe paratregojne femije apo kafshe te krijuara nga substanca e frustracionit
Hap pas hapi ti erdhe nepermjet ajrit
Kalimtare mbi nje litar te ngushte te vogel mbi nje derrase qe pluskonte
Siper nje grope me ujqer
Te maskuar ne leckat rrezatuese te shkurtit
Duke e kondensuar vetveten nga transparenca verbuese
Ti erdhe
Duke provuar mbi trupa te tjere sikur ato te ishin fantazma brenda dhe jashte
Parapritje te vogla te nderthimeve te tua elektrike
Iriq deti i mjegulles
Glob i gjembacit te flakeruar
Magnet qe perthith ushqimin e vet fatal
Shperthim i bute qe vertitet
Dhe ndalon se qarkulluari ne prush
Afer nje dritherime
Dhe tashme ti ishe shfaqur ne kete bote
E paprekur ne erresiren tende te paperlyer
Nga koka deri te kembet
Me te mrekullueshme madje edhe se macja Cheshire
Me porcionin tend te jetes si nje perle e kuqe
Qe shkelqen ndermjet dhembeve te tua

Kenge per Bernice, II, nga Olga Orozco

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Imazhi, Pagjumesia ime dite e nate nga Tristal Elwell

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty