POEZIOlga OrozcoBalada e vendeve te harruara nga Olga Orozco

Balada e vendeve te harruara nga Olga Orozco

-

Vendet e mia me te fshehura me te bukura

Vende qe i shkojne me shume ngjyrave me te thella te shpirtit tim
Qe perbehen nga gjithcka qe te tjeret i kane harruar
Ato jane vende vetmitare
Te zbrazura ne perkedheljen e barit
Ne nje hije krahesh, ne nje kenge kalimtare
Rajone kufijte e te cileve vorbullojne me karroca fantazmore
Qe e transportojne mjegullen ne agim
Dhe ne ato qiej skicohen emrat
Fjalet antike te dashurise
Betime qe digjen si
Konstelacione xixellonjash te dehura
Ndonjehere kalojne fshatra tokesor
Trena te ngjirur bejne kampim
Nje cift ben pirg portokajsh te mrekullueshem ne buze te detit
Nje relike e vetme perhapet
Neper hapesire
Vendet e mia duken si mirazhe te thyera
Copa fotografish te shqyera nga nje album per te orientuar nostalgjine
Por ato kane rrenje me te thella
Sesa kjo toke qe po mbytet
Keto dyer qe fluturojne
Keto mure qe zhduken
Ato jane ishuj te magjepsur
Ku vetem une mund te jem magjistari
Dhe kush tjeter, vec meje, po ngjit shkallet drejt atyre papafingove ne re ku drita
Flaka
Gumezhinte ne mjaltin e gjumit te pasdrekes
Kush tjeter do ta hape serish gjoksin e madh
Ku qendrojne mbetjet e nje historie te palumtur
Te sakrifikuar njemije here vetem ndaj fantazise
Vetem per shkumen
Dhe te provoje serish leckat
Si ato kostumet e heronjve te pamposhtshem
Rrathe zjarri qe flakeruan akrepin e kohes?
Kush e pastron xhamin e dritares me frymen e saj dhe e trazon zjarrin e pasdites
Ne ato dhome ku tavolina
Ka qene nje altar adhurimi
Cdo karrige, nje peisazh i palosur pas cdo udhetimi
Dhe shtrati, nje rruge e shkurter e stuhishme ne bregun tjeter te endrrave
Dhoma te thella si fole qe varen nga qielli
Si perqafime te pafundme
Qe i rreshqas per poshte deri kur kreh puplat e vdekjes
Deri kur permbysa ligjet e dijes
Dhe renien e njerezimit?
Kush shkon ne parqe me frymen e arte te cdo Krishtlindje
Dhe qe i lan gjethet me nje lecke te vogel gri
Qe ishte shamia per valevitjen e lamtumires
Dhe riben kuroren me fije lotesh
Duke perseritur nje ritual fantastik midis gotave te thyera te veres
Dhe te ftuarit e humbur ne mendime
Teksa shijon dymbedhjte rrushte e gjelber te shelbimit
Dhe cdo muaj, nje per cdo vit
Nje per cdo shekull vetkenaqje te zbrazet
Nje shije acidi
Por jo aq e mprehte sa buka e harreses?
Sepse kush tjeter vec meje i ndryshon ujrat per te gjitha kujtimet?
Kush e fut te tashmen si nje thike ne endrrat e se shkuares?
Kush i nderron llampat e mia antike me te rejat?
Vendet e mia me te fshehura me te bukura
Jane vende vetmitare
Ku nuk shkon askush
Dhe ku ka hije
Qe ngjallen
Kur magjistari jam une

Balada e vendeve te harruara nga Olga Orozco

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Imazhi, Luba Lukova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty