POEZIRumiPËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

-

‘E pyes lulen, ‘Si ka mundësi që je kaq e mençur kaq e re?’

‘Me erën e parë të mëngjesit dhe
Me vesën e parë, unë humba pafajësinë time.’
Ndoqa atë që më tregoi rrugën
E shtriqa njërën dorë dhe me të preka Tokën
Një degë e madhe përkulet nga qielli
Edhe për sa gjatë do të flas poshtë e lart?
Kjo nuk është shtëpia ime:
Heshtje, asgjesim, mungesë!
Unë kthehem aty ku çdo gjë është asgjë.’
Nga Rumi

‘Vdiqa si mineral dhe u bëra bimë
Vdiqa si bimë dhe u bëra kafshë
Vdiqa si kafshë dhe u bëra Njeri
Përse duhet të kem frikë?
Kur kam qenë më pak nga vdekjet?
Nga Rumi

‘Djepi i zemrës sime
Mbrëmë
isha shtrirë mbi çati
duke menduar për ty
Pashë një yll të veçantë dhe
iu përgjërova të të sillte një mesazh nga unë
Iu gjunjëzoa yllit dhe i kërkova që
ta merrte gjumëzimin tim dhe ta
çonte tek Dielli i Tabrizit
Në mënyrë që drita e tij
T’i kthejë gurët e mi të errët në ar
Ia hapa gjoksin dhe i tregova plagët e mia
I thashë të më sillte të reja nga
e dashura ime gjaketur
ndërsa prisja, po ecja poshtë e lart
deri sa fëmija në gjoksin tim ra në qetësi
fëmija fjeti, ndërsa po tundja djepin e tij
oh e dashur, jipmë qumësht për foshnjën e zemrës sime
ti je kujdesur për qindra të tjerë
mos ndal tani
në fund, bashkimi është vendi i zemrave.’
Nga Rumi

‘Unë jam thirrja e dashurisë…
A nuk më dëgjon mua tek aroma e lëndiës, tek aroma e erës?
Jam unë ai që i bëj kopshtet që të buzëqeshin.’
Nga Rumi

‘Ato fjalët që i pëshpëriten trëndafilit që të lulëzojë më janë thënë edhe mua
Fjalët që i janë pëshpëritur qiparisit që të rritet i fortë dhe i drejtë
Udhëzimet që i janë pëshpëritur jaseminit
Dhe çfarëdolloj gjëje që i është pëshpëritur kallamsheqerit për ta bërë atë të ëmbël
Dhe luleve të shegës për ti bërë ato të kuqe
Të njëjta gjëra më janë pëshpëritur edhe mua.’
Nga Rumi

‘Sot, ke qenë brenda syve të mi gjithë ditën
Jam i hutuar, me kokë poshtë
Ti je kaq afër dhe kaq e dukshme
Ndjehem i shkëputur prej teje
Të njoh kaq mirë
Unë nuk di asgjë.’
Nga Rumi

‘Kur jam me ty, rrimë zgjuar gjithë natën.
Kur ti nuk je këtu, nuk fle dot.
Lëvduar qoftë Zoti për këto dy pagjumësi!
Dhe për dallimin ndërmjet tyre.’
Nga Rumi

‘Nëse shtëpia e botës është e erët
Dashuria do ta gjëj rrugën për të hapur një dritare.’
Nga Rumi

‘Bëhu si pema.
Lëri gjethet e vdekura
Që të bien.’
Nga Rumi

‘Kudo që ti të shkosh,
ti je ende me mua,
ti që je sytë e mi dhe drita ime;
nëse do, mbytmë në errësirë,
nëse do asgjesomë.’
Nga Rumi

‘Shpirti im, mos u përpiq të përgjigjesh tani!
Gjej një mik, dhe fshehe.
Por çfarë mund të qëndrojë e fshehur?
Sekreti i dashurisë e ngre gjithmonë kokën
Aty nga poshtë qoshkave,
‘Ja ku jam!’
Nga Rumi

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty