POEZIRumiPËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

PËRZGJEDHJE POEZISH NGA RUMI

-

‘Tregoma fytyrën tënde

që dëshiroj
lule dhe kopshte
hapini buzët
që dëshiroj
shije mjalti
vjen nga
përtej reve
dëshiroj një fytyrë të dielltë
jehonën e zërit tënd
që thotë, ‘lërmë të qetë’
dua të dëgjoj zërin tënd
që thotë sërish, ‘lërmë të qetë’
të betohem që ky qytet pa ty
është si një burg
po vdes që të dal prej këtej
që të bredh në shkretëtirë dhe në male
jam i lodhur nga
miqtë pa peshë
dhe nga shoqëruesit e nënshtruar
do të vdisja për të folur me ata
me guximtarët
unë jam një dëgjim blu
zëra që ankohen, të qara të buta
dëshiroj muzikë të zhurmshme
festa të dehura dhe
vallëzime të egra
me njërën dorë që mban
një kupë me verë
dhe tjetrën që përkëdhel flokët e tu
dhe pastaj vallëzimet në rrathë orbital
për këtë digjem
unë mund të këndoj më mirë sesa gjinkalla
por duke qenë se ky
qytet ta shpif
unë i mbyll buzët e mia
ndërsa, zemra ime vajton
dje burrat më të mençur
mbanin një fanar të ndricçar
në dritën e ditës
duke kërkuar nëpër qytet, duke thënë
jam i lodhur nga
të gjitha këto bisha dhe shëmtira
kërkoj
një njeri të vërtetë
që e kemi kërkuar të gjithë
atë një
por ja që nuk gjetëm askënd
thana ata
po, iu përgjigj, ai
por kërkimi im është
për atë një
që nuk mund të gjindet.’
Nga Rumi

‘Ti je burimi i jetës sime.
Ti i sjell lumenjtë nga pranverat e maleve.
Ti mi përndrit sytë.
Vera që ofron ti me nxjerr jashtë vetes dhe
më çon tek veten që ne ndajmë bashkë.’
Nga Rumi

‘Mos më pyet se çfarë mund të bëje dashuria!
Shiko ngjyrat e botës.’
Nga Rumi

Si kurohet uji i keq?
E kthejmë sërish tek lumi
Si kurohet një zakon i keq?
E kthejmë mbrapsht tek ti’
Nga Rumi

‘Unë nuk i harxhoj fjalët e mia me mendjet e lodhura.
Unë mund t’i flas vetëm atyre që janë të etur për detin.’
Nga Rumi

‘Dashuria vërshoi në venat e mia
Duke më zbrazur nga vetvetja
Tani, i mbushur vetëm me zemrën time
E vetmja gjë që zotëroj
Është emri im.’
Nga Rumi

‘Sytë e mi,
zemra ime,
jeta ime.
Të gjitha këto fjalë
i kam endur
në një fjalë
të vetme:
Dashuri.’
Nga Rumi

‘Ajo që duket si një gur për njeriun e zakonshëm, është perlë për njeriun e ditur.’
Nga Rumi

‘Zgjimi
Në agimin e hershëm të lumturisë
Më dhe tre puthje
Që unë të zgjohesha
Në këtë çast Dashurie
U përpoqa të kujtoj në zemrën time
Atë që kisha ëndërruar
Gjatë natës
Përpara se të bëhesha i vetëdijshëm
Mbi këtë lëvizje
Të jetës
I gjeta ëndërrat e mia
Por hëna mi mori
Ajo më ngriti tek kupa qiellore
Duke më lënë aty
Dhe aty pashë se si zemra ime kishte rënë
Në rrugën tënde
Duke kënduar një këngë
Ndërmjet dashurisë time dhe zemrës sime
Po ndodhnin gjëra që
Ngadalë ngadalë
Bënë që të më kujtohet gjithçka
Ti më ushqen me prekjen tënde
Edhe pse nuk i shkoj dot duart e tua
Ti më puth me ëmbëlsi
Edhe pse nuk i shikoj dot buzët e tua
Ti je e fshehur prej meje
Por je ti ajo që më mban gjallë
Ndoshta do të vijë koha
Kur ti do të lodhesh nga puthjet
Unë do të jem i lumtur
Edhe nëse ti vetëm do të më shaje
Të kërkoj vetëm që ta mbash
Fare pak vëmendjen tek unë.’
Nga Rumi

‘Vet qielli është i mbështjellë me dashuri.’
Nga Rumi

‘A shkon shpesh për vizitë tek vetja jote?
Nga Rumi

‘Ti je një mal në kërkim të jehonës.
Aty ku të dhëmb, ti buçet, o Zot!
Aty jeton edhe përgjigja.’
Nga Rumi

‘Dje isha i zgjuar, dhe doja të ndryshoja botën.
Sot jam i mënçur, kështu që po ndryshoj veten.’
Nga Rumi

‘Heshtja është gjuha e Zotit. Çdo gjë tjetër është përkthim i keq.’
Nga Rumi

‘Po ti? Kur do ta fillosh ti udhëtimin brenda vetes?’
Nga Rumi

‘Përgjigjiu çdo thirrje që ta ngazëllen shpirtin.’
Nga Rumi

‘Vazhdo ta thyesh zemrën deri sa të hapet.’
Nga Rumi

‘Dora jote hapet dhe mbyllet,
hapet dhe mbyllet.
Nëse ato do të ishin gjatë gjithë kohës
grusht apo të hapura,
do të paralizoheshit.
Prania juaj më e thellë,
ndodhet në ato kontraktimet dhe
hapjet e vogla,
të dyja po aq bukurisht të ekuilibruara dhe
të koordinuara si krahët e zgjove.’
Nga Rumi

‘E bukura na rrethon.’
Nga Rumi

‘Natën, e hap dritaren
Dhe i kërkoj hënës të vi
Dhe ti bashkoj faqet e saj me të miat
Të marrë frymë në mua
Që ta mbyllë derën e gjuhës
Dhe të hapë dritaren e dashurisë
Hëna nuk përdor derën
Vetëm dritaren.’
Nga Rumi

‘Kopshti i botës nuk ka kufinj, veçse në mendjen tonë.’
Nga Rumi

‘Tek thertorja e dashurisë, ata vrasin më të mirët,
asnjë nga të dobëtit apo të deformuarit.
Mos iu largoni kësaj lloj vdekjeje.
Kushdo që se kanë vrarë
për shkak të dashurisë
është mish i vdekur.’
Nga Rumi

‘Kam ardhur të të marr me vete
Edhe sikur të më duhet që të të tërheq zvarrë
Por në fillim lejomë të ta rrëmbejë zemrën
Dhe ta ulë atë në fronin e shpirtit tim
Kam ardhur si pranvera
Që të shtrihem krahë lulëzimeve të tua
Që të ndjej ladvinë e lumturisë
Dhe që ti shpërndaj lulet e tua
Kam ardhur të mburrem me ty
Si të ishe një zbukurim për shtëpinë time
Dhe të të ngre peshë në Parajsë
Si lutjet e dashnorëve
Kam ardhur të marr mbrapsht
Puthjen që më vodhe
Ose ma kthe me hir
Ose do të ta marr me forcë
Ti je jeta ime
Ti je shpirti im
Të lutem, ji lutja ime e fundit
Zemra ime do të të mbajë përgjithmonë
Nga tokat e ulta
Tek shpirtrat e lartë njerëzorë
Ka shumë më shumë
Sesa njëmijë shkallë
Qëkur të kam marrë me vete
Nga qyteti në qytet
Nuk do të të braktis
në asnjë mesrrugë
Edhe pse je në duart e mia
Edhe pse mund të të flakë tutje
Si një fëmijë apo një top
Do të të ndjek gjithmonë.’
Nga Rumi

‘Atëherë kur jam i heshtur,
fsheh brenda vetes një vetëtimë.’
Nga Rumi

‘Duhet të kërkosh atë që do.
Mos shko të flesh.
Dera është e hapur.
Mos shko të flesh.’
Nga Rumi

‘Sot po i buzëqesh vetes
Nuk kam asnjë dëshirë në zemër
Ose ndoshta nuk ka mbetur asnjë zemër
I çliruar nga çdo dëshirë
Ulem qetësisht mbi Tokë
E qara ime e heshtur jehon si një vetëtimë
Nëpër Univers
Nuk jam i shqetësuar për këtë
E di që s’do ta dëgjojë askush
Veç meje.’
Nga Rumi

‘Fryma jote preku shpirtin tim dhe unë kapërceva çdo kufi.’
Nga Rumi

‘Ja ç’na bën dashuria.
Për të rriturit ajo ka shije mjalti,
për fëmijët shije qumështi.’
Nga Rumi

‘Ke parë rënien time,
tani shiko ngritjen.’
Nga Rumi

‘Dashuria nuk ka themele.
Ajo është një oqean i pafundmë,
pa fillim dhe pa fund.’
Nga Rumi

‘Tani hesht!
Lër që ai që krijoi fjalët të flasë
Ai shpiku derën
Ai shpiku bravën
Ai shpiku dhe çelësin.’
Nga Rumi

Dua te jem atje ku do ece kemba jote e zbathur, sepse ndoshta perpara se te hedhesh hapin, ti do te shikosh token. Ate bekim e dua une. – Rumi

Qielli ishte i ndriçuar
Nga vezullimi i hënës
Kaq e fuqishme
Saqë rashë përtokë
Dashuria jote
Më ka bërë të sigurt që
Jam gati të fijoj
Këtë jetë tokësore
Dhe t’i dorëzohem
Madhështisë
Së qenies tënde
I mundur nga dashuria nga Rumi

Unë jam një skulptor, një krijues forme
Në çdo çast unë formësoj një idhull
Por më pas, përpara teje, unë shkrihem
Unë mund të zgjojë njëqind forma
Dhe t’i mbush ato me shpirtra
POR KUR SHIKOJ FYTYRËN TËNDE
DUA QË T’I HEDH TË GJITHA ATO NË ZJARR
Shpirti im derdhet tek shpirti yt dhe përzihet
Sepse shpirti im e ka përthithur aromën tënde
Unë e ngre atë lart
ÇDO PIKË GJAKU QË DERDH
ËSHTË NJË MESAZH PËR TOKËN
Unë shkrihem me të dashurën time
Kur bëj dashuri
Në këtë shtëpi prej balte dhe uji
Zemra ime ka rënë në rrënoja
Hyr në këtë shtëpi, Dashuria ime, ose lërmë të ikë.
Unë jam një skulptor, një krijues forme nga dashuria nga Rumi

Unë jam i zhytur
Në përmbytjen
Që ende duhet të vijë
Unë jam i lidhur
Në burgun
Që ende duhet të ekzistojë
PASI NUK KAM LUAJTUR SHAH
UNË TASHMË JAM SHAHMAT
Pasi nuk kam shijuar
Një kupë të verës tënde
Unë jam tashmë i dehur
Pasi nuk kam hyrë
Në fushëbetejë
Unë jam tashmë i plagosur dhe i vrarë
UNË NUK E
DI MË DALLIMIN
NDËRMJET IMAZHIT DHE REALITETIT
SI HIJA
JAM DHE
S’JAM
Unë jam dhe s’jam nga Rumi

Çdo shpirt që errëson nektarin e pasionit tënd u hoq
Nga uji i jetës ai është në gjendje ngazëllimi
Vdekja erdhi, më mori erë, dhe në vend të aromës time ndjeu aromën tënde
Nga këndej e tutje, vdekja i ka humbur të gjitha shpresat me mua
Çdo shpirt që errëson nektarin nga Rumi

Një ditë ti do të shikosh pas dhe do të qeshësh me veten
Dhe do të thuash, “Nuk më besohet që isha kaq në gjumë!”
Si e harrova të vërtetën?
Sa qesharake të besosh se trishtimi dhe sëmundja
Nuk janë asgjë veçse ëndrra të këqia
Ëndrrat e këqia nga Rumi

Betohem, qëkur kam parë fytyrën tënde
E gjithë bota më duket mashtrim dhe fantazi
Kopshti është i magjepsur nga se
Çfarë është një gjethe apo lulëzimi
Zogjtë e hutuar
Nuk e dallojnë dot farën e zogut nga laku
Një shtëpi dashurie pa kufizime
Një prani më e bukur sesa venusi apo hëna
Një bukuri imazhi i së cilës mbush pasqyrën e zemrës
Betohem nga Rumi

Ti luan me globin e madh të bashkimit
Ti që shikon këdo me kaq qartësi
Dhe që nuk mund të shikohesh. Edhe inteligjenca
Universale errësohet kur mendon
Se ti mund të ikësh. Ti erdhe këtu vetëm
Por ti krijon njëqind botë të reja
Pranvera është një pallua që flirton me
Zbulesën. Koshtet e trëndafilave përflaken
Oqenani hyn në anije. I flak
Të gjitha tutje, përveç kësaj dashurie…
I flak të gjitha tutje nga Rumi

Në dashuri, përveç pirjes së verës së pakohësisë
Asgjë tjetër nuk ekziston
Nuk ka asnjë arsye për të jetuar veçse për të dhënë jetën
Unë thashë, “Më parë të të njoh ty, dhe më pas të vdes.”
Ai tha, “Nuk ka vdekje për atë që më njeh mua.”
Në dashuri nga Rumi

Në fund, malet e imagjinatës nuk ishin asgjë
Veçse një shtëpi
Dhe kjo jeta ime e madhe nuk ishte asgjë veçse një justifikim
Ti e ke dëgjuar historinë time me kaq durim për një jetë të tërë
Tani dëgjo këtë: unë nuk isha asgjë, veçse një përrallë
Në fund nga Rumi

A mos është fytyra jote
Që kopshti adhuron?
A mos është aroma jote
Që e deh këtë kopësht?
A mos është shpirti yt
Që e ka kthyer këtë përrua
Në një lum me verë?
Qindra të kanë parë ty
Dhe kanë vdekur duke kërkuar
Në këtë kopësht
Ku ti fshihesh pas skenave
Por kjo dhimbje nuk është për ata
Që vijnë si dashnorë
Ti je e lehtë për t’u gjetur këtu
Ti je tek flladi
Dhe lumi i kësaj vere
Pas skenave nga Rumi

Mbrëmë ti më le dhe fjete
Në vetë gjumin tënd. Sonte ti kthehesh
Dhe kthehesh, Unë them,
“Ti dhe unë do të jemi së bashku
Deri sa universi të shpërbëhet.”
Ti murmurit gjëra që ke menduar
Kur ke qenë e dehur
Mbrëmë ti më le dhe fjete nga Rumi

Pranvera e të dashuruarve ka ardhur
Por kjo vazo me pluhur mund të kthehet në një kopësht
Shpallja e parajsës ka ardhur
Që zogu i shpirtit të ngrihet në fluturim
Deti mbushet me perla
Marshi i kripës bëhet i ëmbël si lum
Guri kthehet në rubin nga miniera
Trupi bëhet shpirt i plotë
Pranvera e të dashuruarve ka ardhur nga Rumi

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty