POEZITagorePërzgjedhje poezish nga Rabindranath Tagore

Përzgjedhje poezish nga Rabindranath Tagore

-

‘Dashuri e pafundme

Dukshëm të kam dashur në forma të pafundme, pafundësisht…
Në jetën pas jetës, nëmoshën pas moshës, përgjithmonë.
Zemra ime e magjepsur ka endur dhe riendur varësen e këngëve,
Që ti do ta marrësh si dhuratë dhe që ta mbash në qafën tënde në ato format e tua të shumta,
Në jetën pas jetës, në moshën pas moshës, përgjithmonë.
Kurdoherë kur dëgjoj kronika të vjetra për dashurinë, dhimbjen e saj të vjetër,
Përrallën e saj antike të të qënit të ndarë apo bashk.
Teksa vështroj pas në të shkuarën, aty në fund shfaqesh ti,
Veshur me dritën e Yllit Polar, duke depërtuar nëpër errësirën e kohës.
Ti je kthyer në një imazh të asaj që do të kujtohet përgjithmonë.
Ti dhe unë kemi pluskuar këtu mbi rrymat që rrjedhin nga burimi.
Në zemër të kohës, dashuria e dikujt për dikë tjetër.
Ne kemi vallëzuar përkrahë miliona të dashuruarve,
Kemi ndarë të njëjtin turp të ëmbël takimesh,
Lotët e trishtuar të lamtumirave,
Dashuri e vjetë,r por në forma që përtërihen dhe përtërihen përgjithmonë.
Sot ajo është bërë shuk poshtë kënbëve të tua, ajo e ka gjetur fundin e saj tek ti
Dashuria e të gjitha ditëve të njeriut, së bashku, të së shkuarës dhe përgjithmonë:
Gëzim Universal, dhimbje Universale, jetë Universale.
Kujtimet e të gjithë të dashuruarve shkrihen nëkëtë dashurinë tonë
Dhe këngët e çdo poeti, të shkuar, dhe përgjithmonë.’
– Tagore, Poema të përzgjedhura

‘Retë pluskojnë nëpër jetën time, jo për të mbajtur shiun, apo për të shoqëruar stuhitë, por për t’i shtuar ngjyra qiellit tëmuzgut tim.’ – Tagore

‘Nëse qan sepse dielli ka dalë nga jeta jote, lotët e tu do të të pengojnë që të shikosh yjet.’ – Tagore

‘Mos më lini që të lutem për të qenë i sigurt kundër rreziqeve, por që të mos kem frikë në përballimin e tyre. Mos më lini që qetësoj dhimbjen time, por që zemra ime të mund ta mposhtë atë.’ – Tagore

‘Fjeta dhe ëndërrova sikur jeta ishte gëzim. U zgjova dhe pashë që jeta ishte shërbim. Veprova dhe pashë, shërbimi ështëgëzim.’ – Tagore

‘Është shumë e thjeshtë të jesh i lumtur, por është shumë e vështoirë të jesh i thjeshtë.’ – Tagore

‘Besimi është ai zogu që ndjen dritën dhe këndon kur agimi është ende i errët.’ – Tagore

‘Flutura nuk numëron muajt, por çastet, dhe ajo ka kohë mjaftueshëm.’ – Tagore

‘Zgjatu për lart sepse yjet fshihen brenda teje. Ëndërro thellë, sepse çdo ëndërr i paparin një qëllimi.’ – Tagore
‘Mençuria e vogël është si uji në në një gotë:
E pastër, transparente, e dëlirë.
Mençuria e madhe është si uji i detit:
E errët, misterioez, e padepërtueshme.’
– Tagore

‘Lër që jeta jote të vallëzojë lehtas mbi caqet e kohës ashtu siç bën vesa mbi një gjethe.’ – Tagore

‘Një mendje e gjitha logjike ëshë si një thikë e gjitha teh. Ajo gjakos dorën e atij që e përdor atë. ‘ – Tagore

‘Nuk është se duke këputur petalet e saj do t’mund të marrësh bukurinë e lules.’ – Tagore

‘Ata që janë afër meje nuk e dinë që ti je më afër meje sesa ata
Ata që më flasin nuk e dinë se zemra ime është plot me fjalët e tua të pathëna
Ata që mbushin rrugën time nuk e dinë se unë eci me ty
Ata që më duan nuk e dinë se dashuria e tyre më sjell tek ti.’
– Tagore

‘Ajo buzëqeshja që dridhet lehtas mbi buzët e një fëmijës që fle – a e di njeri se ku ka lindur ajo buzëqeshje? Po! Disa zëra thonë se, një rreze e zbehtë e hënës së re ka prekur fundin e reve të vjeshtës në zhdukje, dhe aty ka lindur buzëqeshja…në ëndërrën e një mëngjesi të larë nga vesa.’ – Tagore

‘Dashuria zbukoron vetveten
Ajo kërkon të tregojë gëzim të brëndshëm
me bukuri të jashtme
Dashuria nuk është zotëruese, por fal liri
Dashuria është një mister i pafundmë
Sepse nuk ka asgjë që ta shpjegojë atë
Dhurata e dashurisë nuk mund të jipet
Ajo pret që të pranohet.’
– Tagore

‘Ti më buzëqeshe dhe më fol për asgjënë dhe unë ndjeva sikur të kisha shumë kohë që prisja për këtë.’ – Tagore

‘Dashuria ëhstë një mister i pafundmë, sepse nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm që ta shpjegoë atë.’ – Tagore

‘Ne e lëxojmë botën gabim dhe pastaj hiqemi sikur ajo na mashtron neve.’ – Tagore

‘Muzika mbush pafundësinë mes dy shpirtrave.’ – Tagore

‘Ndryshimet më të mëdha në natyrën e një gruaje vijnë nga dashuria; ndërsa tek burri nga ambicia.’ – Tagore

‘E bukura është realiteti parë me sytë e dashurisë.’ – Tagore

‘Zemra ime, zogu i labirinteve
E ka gjetur qiellin e tij tek sytë e tu
Ato janë përkundja e mëngjesit
Ato janë mbretëria e yjeve
Këngët e mia humbasinë në thellësinë e tyre
Lërmë të fluturoj në atë qiell
Në pafundësinë e tij të pafundmë
Lërmë mua që t’i çaj retë
Dhe të shtrijë krahët nën rrezatimin e tij.’
– Tagore

‘E dashura jeta ime, unë e di që ti s’do të jesh e imja përjetë; por duam qoftë edhe vetëm për njëçast. Pas kësaj do të zhdukem në pyll, aty ku do të mëhedhësh ti, dhe unë nuk do të flas më sërish. Jipmë diçka që të mund tëzgjasë deri sa të vdes.’ – Tagore

‘Nëse dikush nuhat një lule dhe thotë që se kupton, përgjigjja ndaj tij është: nuk ka asgjë për të kuptuar, është veç një aromë. Nëse ai këmbëngul, duke thënë: unë e di këtë, por çfarë do të thotë e gjitha kjo? Atëherë ajo që mbetet është ose të ndërrosh temë, ose të shkosh më thellë, duke thënë se, aroma është forma që gëzimi universal merr tek lulja.’ – Tagore

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty