Të tjeraMUZIKA, ARTI, JETA, DASHURIA SIPAS John Lennon

MUZIKA, ARTI, JETA, DASHURIA SIPAS John Lennon

-

Ka dy forca motivuese baze: frika dhe dashuria. Kur ne kemi frike, ne terhiqemi nga jeta. Kur jemi te dashuruar, ne i hapemi gjithckaje qe jeta ka per te na ofruar me pasion, ekzaltim dhe pranim. – John Lennon

‘Dashuria është një premtim, dashuria është një suvenir, nëçastin që jipet nuk harrohet kurrë, mos lejoni kurrë që ajo të zhduket.’ – John Lenon

‘Dashuri e pakufishme që shkëlqen rreth meje, si një milion diej, që më thërrasin mua dhe Universin.’ – John Lenon

’Si zakonisht, është një grua e madhe pas çdo idioti.’ – John Lenon

’Unë besoj tek çdo gjë deri sa të më dalë e kundërta. Unë besoj tek Zanat, mitet, dragonjtë. Ato ekzistojnë që të gjitha, edhe nësë ekzistojnë vetëm në mendjen ton. Kush do të na thotë se,ëndërrat dhe makthet nuk janë të vërteta këtu dhe tani?’ – John Lenon

‘Unë besoj tek Zoti, jo si një gjë e vetme, jo sikur ai të ishte një burrëi moçëm aty sipër tek qielli. Unë besoj se, ajo që që njerëzit e quajnë Zot është diçka brenda të gjithëve ne. Besoj se, ajo që kanë thënë Jezusi, Muhamedi dhe Buda janë të drejta. Thjesht diçka ka shkuar keq me përkthimin.’ – John Lenon

’Ata mund të thonë se, unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi.’ – John Lenon

‘Ne shkëlqejmë që të gjithë…si hëna, si yjet, si dielli… shkëlqejmëqë të gjithë…ejani, ejani…’ – John Lenon

‘Njerëzit si unë janë të vetëdijshëm për të ashtuquajturin gjenialitet të tyre që në moshën dhjetë, tetë, apo nëntë vjeçare….Unë mendoja gjithmonë, ‘Përse s’më ka zbuluar askush?’ Në shkollë, a nuk e shikonin ata që unë isha më i zgjuar sesa çdokush tjetër në atë shkollë? Që mësuesit janë budallenj, po ashtu? Që gjithçka që ata kishin ishte informacion që nuk kishte asnjë rëndësi? Unë humba tërësisht në shkollë të mesme. I thoja tezes sime ‘Hidhi tutje poeztitë e mia dhe kur të behem i famshëm do të pendohesh për këtë dhe ajo në fakt i hodhi ato. Nuk e fala kurrë që s’më trajtoi si një gjeni apo çfarëdolloj gjëje që unë isha, kur isha fëmijë. Për mua ishte mëse e dukshme. Përse nuk më çuan në një shkollë arti? Përse nuk më trajnuan? Përse më detyronin që të isha një kauboj si gjitë të tjerët? Unë isha ndryshe. Unë gjithmonë kam qenë ndryshe. Përse nuk më vuri re askush? Disa mësues më vinin re, më inkurajonin që të bëja diçka tjetër, të vizatoja apo të pikturoja – të shprehja veten. Por shumicën e kohës ata përpiqeshin që të më bënin të bëhesha një dentist apo një mësues.’ – John Lenon

‘Dashuria është një lule që duhet ta lejoni të rritet.’ – John Lenon

‘Sa më i vërtetë që të bëhesh ti, aq më e pavërtet bëhet bota.’ – John Lenon

‘Një pjesë imja mendon s,e unë jam një dështak, por një pjesë tjetër beson se, unë jam Zoti i Madhërishëmn.’ – John Lenon

‘Ti nuk ke nevojë për askënd të të thotë se, kush je dhe se çfarë je. Ti je ai që je!.’ – Jehn Lenon

‘Ka vende që do ti kujtoj
Gjatë gjithësë jetës sime edhe pse disa kanë ndryshuar
Disa përgjithmonë dhe jo për më mirë
Disa kanë ikur dhe disa mbeten
Të gjitha vendet kanë castet e tyre
Me dashnorët dhe me miqtë qëkujtoj
Disa kanë vdekur, disa jetojnë ende
Në jetën time i kam dashur të gjithë’
– John Lenon

‘Çdo gjë është më e qartë kur je i dashuruar.’ – John Lenon

‘Nuk ka rëndësi se kë do, se ku do, se përse do, kur do apo se si do, rëndësi ka që të duash.’ – John Lenon

‘Çdo gjë që të duhet është dashuri!’ – John Lenon

‘Roli im në shoqëri, apo roli i një artisti apo poeti, është që të përpiqet që të shprehë atë që ndjen. Dhe jo që ti thotë njerëzve se si të ndjehen. Jo si një predikues, jo si një lider, por si një reflektim i ne të gjithëve.’ – John Lenon

‘Përpara Elvisit nuk kishte asgjë.’ – John Lenon

‘Dashuria është gostia më e madhe e jetës.’ – John Lenon

‘Por unë mund të qëndroj vetëm edhe pa Yoko-n, por nuk kam asnjë dëshirë ta bëj këtë. Nuk ka asnjë arsye mbi Tokë, që unë të dua të jem vetëm pa Yoko-n. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa marrëdhënia jonë, asgjë. Në gërmojnë gjatë gjithë kohës kur jemi bashkë. Secili prej nesh mund të mbijetojë edhe i ndarë nga njëri-tjetri, por përse? Unë nuk do ta sakrifikoj dashurinë, dashurinë e vërtetë për ndonjë kurvë, apo për ndonjë mik apo për çështje pune, sepse në fund të natës, ti je vetëm në shtrat dhe asnjë nga ne nuk do të jetë vetëm. Dhe shtrati nuk mbushet me miq. Nuk funksionon kështu. Unë nuk dua të jem një qejfli festash. I kam kaluar të gjitha këto dhe asgjë nuk funksiononte më mirë sesa kur ke dikë që do të të mbajë.’ – John Lenon

‘Kur të kalosh rrugën kape dorën time.’ – John Lenon

‘Ju lutem, mos më zgjoni, jo, mos më shkundni, më lini këtu ku jam, jam vetëm duke fjetur.’ – John Lenon

‘Përse dreqin jemi këtu. Sigurisht që nuk jemi këtu për të vuajtur dhe për të pasur frikë. Përse dreqin jeni atje, kur jeni kudo, eja dhe merr pjesën tënde.’ – John Lenon

‘DASHURIA ËSHTË PËRGJIGJJA. Cila ishte Pyetja?’ –John Lenon

‘Kur të mbaj në krahët e mi dhe ndjej gishtat e mi në këmbëzën tënde, e di që askush nuk mund të më dëmtojë sepse lumturia është një armë e ngrohtë.’ – John Lenon.

‘BËNI DASHURI, JO LUFTË.’ – JOHN LENON

‘Krijmtaria është një dhuratë, një talent. Ajo nuk vjen nëse ajri është i ndotur.’ – John Lenon

‘DASHURI, DASHURI, DASHURI. GJITHÇKA keni NEVOJË është DASHURI. Dashuria është GJITHÇKA për të cilën keni Nevojë.’ – John Lenon

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty