POEZIAnne SextonPoeti i injorances nga Anne Sexton

Poeti i injorances nga Anne Sexton

-

Ndoshta toka po plukson

Une nuk e di
Ndoshta yjet jane copeza te prera letrash
Te bera nga disa gershere
gjigande
Une nuk e di
Ndoshta hena eshte nje lot i ngrire
Une nuk e di
Ndoshta Zoti eshte vetem nje ze i thelle
Qe degjohet nga te shurdhet
Une nuk e di

Ndoshta une jam askush
E vertete, une kam nje trup
Dhe nuk mund te shpetoj prej tij
Do te doja te fluturoja jashte kokes sime
Por per kete as qe behet fjale
Eshte shkruar ne pllakat e fatit
Qe kam ngecur ketu ne kete forme njerezore
Meqe behet fjale per kete
Dua t’ju terheq vemendjen ndaj problemit tim

Brenda meje eshte nje kafshe
Qe shtrengohet ne zemren time
Nje gaforre e madhe
Doktoret e Bostonit i kane kane ngritur duart e tyre lart
Ata kane perdorur skalpe
Gjilpera, gazra helmues, dhe te ngjashme
Gaforrja eshte aty
Eshte nje peshe e madhe
Une perpiqem qe ta harroj, qe te merrem me punet e mia

Gatuaj brokoli, hap dhe mbyll libra
Laj dhembet dhe lidh kepucet
Kam provuar lutjen
Por teksa lutem gaforrja me sembon me fort
Dhe dhimbja zmadhohet

Njehere enderrova
Ndoshta ishte nje enderr
Qe gaforrja ishte injoranca ime per Zotin
Por kush jam une qe te besoj tek endrrat?

Poezia ‘Poeti i injorances’, Anne Sexton

Piktura, Nuk mund te pres deri sa te vi nata, Yoshimoto Nara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty