ARTLetërsiFragmente mençurie nga Anais Nin

Fragmente mençurie nga Anais Nin

-

‘Unë jam përgjegjëse vetëm për zemrën time, vet e dorëzove tënden që ta ta shkërkoqja, e dashura ime. Vetëm një budalla do ta jipte një organ kaq vital.’ – Anais Nin

‘Ti e jeton jetën kështu, duke u fshehur në një botë delikate dhe ti beson se je duke jetuar. Pastaj lexon një libër…bën një udhëtim…dhe zbulon se nuk je duke jetuar, por se je duke vegjetuar. Simptomat e vegjetimit janë lehtësisht të dallueshme: në fillim, kemi nervozizmin. Simptoma e dytë (kur vegjeton kjo mund të kthehet në diçka të rrezikshme dhe që mund të degjenerojë deri në vdekje): mungesa e kenaqësisë. Kjo është e gjitha. Ajo shfaqet si një sëmundje e padëmshme. Monotoni, mërzi, vdekje. Miliona njerëz jetojnë kështu (ose vdesin kështu) pa e ditur këtë. Ata punojnë në zyra. I japin një maikine. Dhe ata bëjnë piknik me familjet e tyre. Ata rrisin fëmijë. Dhe pastaj ndodh diçka që i shkund…një vend, një person, një libër, një këngë dhe ajo i zgjon ata dhe i shpëton nga vdekja. Disa nuk zgjohen kurrë.’ – Anais Nin

‘Ne nuk i shikojmë gjërat ashtu siç ato janë, por siç jemi ne vet.’ – Anais Nin

‘Dashuria nuk vdes kurrë si pasojë e një vdekje natyrale. Ajo vdes sepse ne nuk dimë se si ta rimbushim burimin e saj. Ajo vdes nga verfëria, gabimet dhe tradhtitë. Ajo vdes nga sëmundja dhe plagët; ajo vdes nga lodhja, nga përçmimi, nga humbja e shkëlqimit të saj.’ – Anis Nin

‘Unë, me një instikt më të thellë, zgjedh një burrë që i imponohet fuqisë time, që ka shumë kërkesa nga unë, që nuk dyshon tek guximi im apo tek qëndresa ime, që nuk beson se, unë jam naive apo e pafajshme, që ka guximin të më trajtojë si një grua.’ – Anais Nin

‘Ne shkruajmë që ta shijojmë jetën dy herë, në çast dhe në retrospektivë.’ – Anais Nin

‘Dhe erdhi dita kur rreziku për të mbetur syth ishte më i dhimbshëm sesa rreziku për të lulëzuar.’ – Anais Nin

‘Çdo mik përfaqëson një botë brenda nesh, ndoshta një botë që nuk ka qenë aty deri në çastin kur ata vijnë, dhe vetëm nëpërmjet një takimi të tillë mund të lindë një botë e re.’ – Anais Nin

‘Jeta zvogëlohet apo zgjerohet në proporcion me guximin.’ – Anais Nin

‘Ne nuk rritemi absolutisht, kronologjikisht. Ndonjëherë në rritemi vetëm në një dimension, apo në një tjetër; në mënyrë të pabarabartë. Ne rritemi pjesërisht. Ne jemi relativë. Ne piqemi vetëm në një fushë, dhe mbetemi fëmijënor në një tjetër. E shkuara, e tashmja, dhe e ardhmja përzihen duke na tërhequr pas, përpara apo duke na fiksuar në të tashmen. Ne jemi të përbërë nga shtresa, qeliza dhe yjësi.’ – Anais Nin

‘Unë jam e vetmuar, dhe megjithatë, jo çdonjeri do më hynte në punë. Nuk e di përse, disa njerëz mbushin hendeqet, ndërsa disa të tjerë ma theksojnë më shumë vetminë time. Në realitet ata që më kënaqin janë ata që thjesht me lejonë që të jetoj me ‘idenë time mbi ta’. – Anais Nin

‘Ndoshta jam një sirenë. Unë nuk kam frikë nga thellësitë dhe kam një frikë më të madhe nga cektinat. ‘ – Anais Nin

‘Roli i shkrimtarit nuk është që të thotë ato që mund të thuhen, por ato që nuk jemi të aftë që t’i themi.’ – Anais Nin

‘Ne udhëtojmë. Disa prej nesh përgjithmonë, në kërkim të vendeve të tjera, të jetëve të tjera, të shpirtrave të tjerë.’ – Anais Nin

‘Njerëzit që jetojnë thellë nuk kanë frikë nga vdekja.’ – Anais Nin

‘Zotërimi i dijeve nuk e vret ndjesinë e magjepsjes dhe të misterit. Ka gjithmonë më shumë mister.’ – Anais Nin

‘Mos kërkoni përsenë – në dashuri nuk ka përse, nuk ka arsye, nuk ka shpjegime, nuk ka zgjidhje.’ – Anais Nin

‘Muzika shkrin bashkë të gjitha pjesët e ndara të trupit tonë.’ – Anais Nin

‘Ne nuk mund t’i shpëtojmë njerëzit, por vetëm ti duam ata.’ – Anais Nin

‘Ne jemi si skulptorët, vazhdimisht duke skalitur imazhin e të tjerëve, atë imazh për të cilin ne jemi të dëshiruar, për të cilin kemi nevojë, që dashurojmë ose dëshirojmë, shpesh kundër realitetit, kundër së mirës së tyre, dhe gjithmonë, në fund, në një zhgënjim, sepse ajo nuk përputhet me ta.’ – Anais Nin

‘Çfarë mund të bëjë me lumturinë time? Si mund ta mbajë atë, ta varros atje ku nuk mund ta humbas kurrë? Dua t’i gjunjëzohem teksa ajo bie mbi mua si shi, ta mbledh me lidhëse dhe mëndafsh dhe ta shtrëgoj pas vetes.’ – Anais Nin

‘Unë shkruaj algjebër emocionale.’ – Anais Nin

‘Ëndrrat janë të domosdoshme për jetën.’ – Anais Nin

‘Anormaliteti i vetëm është paaftësia për të dashur.’ – Anais Nin

‘Çdo kontakt me një qenie njerëzore është kaq e rrallë, kaq e çmuar, dhe ashtu duhet ruajtur.’ – Anais Nin

‘Mua nuk më intereson një jetë e zakonshme. Unë kërkoj vetëm momente të larta. Unë jam në një mendje me surrealistët, në këkrim të së magjishmes. Unë dua të jem një shkrimtare që i kujton të tjerëve se këto momente ekzistojnë; dua të provoj se ka një hapësirë të pafundme, një kuptim të pafundmë, dimensione të pafundme. Por unë nuk jam gjithnjë në këtë lloj gjendje të hijshme. Kam ditë ndriçimi dhe ethesh. Kam ditë kur muzika në kokën time ndal. Kur arnoj çorape, kur krasis pemët, kur llustroj mobiliet. Por kur bëj këto ndjej se nuk jam duke jetuar.’ – Anais Nin

‘Vetëm bashkimi i rrahjes së seksit me atë të zemrës bashkë mund të krijojë ekstazi.’ – Anias Nin

‘Po të mos kisha krijuar vet botën time, me shumë siguri do kisha vdekur në botët e të tjerëve.’ – Anais Nin

Dashurove nje burre qe te trajtoi si absinth – gjysem helm, gjysem prendi. – Anais Nin

Vetem te shkel jashte, te shikoj driten mbi kodra, yjet naten. Ndjehem e pasuruar! – Anais Nin

Une nuk mendoja per te si nje burre, por si jeta. – Anais Nin

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty