ARTLetërsiFragmente mençurie dhe poezie nga Jack Kerouac

Fragmente mençurie dhe poezie nga Jack Kerouac

-

Te arrish nirvanen eshte si te kesh gjetur heshtjen. – Jack Kerouac

…te vetmit njerez qe ia vlejne per mua jane ata te cmendurit, ata qe jane te cmendur per te jetuar, per te folur, per t’u shpetuar, qe deshirojne gjithcka ne te njejten kohe, ata qe nuk mjaullijne kurre apo qe nuk thone gjera te zakonshme, por qe digjen, digjen, digjen si qirinj te verdhe roman te magjishem duke shperthyer si merimanga neper yje dhe ku ne mes ju shikoni shfaqjen e nje drite blu dhe ku te gjithe thone: “Auuu! – Jack Kerouac

Nje dite do te gjej fjalet e duhura, dhe ato do te jene te thjeshta. – Jack Kerouac

Gabimi im, deshtimi im, nuk jane pasionet qe kam, por mungesa e kontrollit mbi to. – Jack Kerouac

Mos perdor telefonin. Njerezit nuk jane gati per t’u pergjigjur. Perdor poezine. – Jack Kerouac

A do te me duash ne dhjetor sic me do ne maj? – Jack Kerouac

Sepse ne fund, nuk do te kujtosh kohen qe ke kaluar ne zyre, apo kur ke korrur barin. Ngjite ate dreq mali. – Jack Kerouac

Deshmitari im eshte qielli i zbrazet. – Jack Kerouac

Do te martohem me romanet e mi dhe per femije do te kem historite e shkurtra. – Jack Kerouac

Teksa po plakesha u bera nje pijanec. Perse? Sepse me pelqen ekstazia e mendjes. – Jack Kerouac

Mos me prek, jam i mbushur me gjarperinj. – Jack Kerouac

Ne rame dakord qe ta dashuronim njeri-tjetrin cmendurisht. – Jack Kerouac

“Cfare kerkon nga jeta?”, pyesja une, dhe kete pyetje ia beja gjithmone edhe vajzave. “Nuk e di,” thoshte ajo. “Thjesht pres neper tavolina dhe perpiqem qe te t’ia dal,” mjaullinte ajo. Une i vendosja doren time ne gojen e saj dhe i thoja qe te mos mjaullinte. Une perpiqesha qe t’i thoja se sa i ngazellyer isha per jeten dhe per gjerat qe mund te benim se bashku; dhe se kisha planifikuar te largohesha nga Denveri pas dy ditesh. Ajo u kthye tutje e merzitur. Ne u shtrime me kurriz, duke pare tavanin dhe duke menduar cfare kishte Zoti ne mendje kur e beri jeten kaq te trishte. – Jack Kerouac

Ndoshta kjo eshte jeta…nje shkelje syri dhe pulitje yjesh. – Jack Kerouac

Sa me afer t’i afrohesh gjerave te verteta, shkembit, ajrit, zjarrit aq me shpirterore eshte bota. – Jack Kerouac

Bletez, perse me veshtron? Une nuk jam nje lule??. – Jack Kerouac

Vajzat e bukura bejne varre.
Nga Jack Kerouac

Dashuroje jeten tende, cdo detaj te saj.
Nga Jack Kerouac

Dashuria eshte gjithcka.
Rruga duhet te na coje tek bota.
Nga Jack Kerouac

Heshtja ishte nje hungerime e thelle.
Nga Jack Kerouac

Burgu eshte vendi qe i premton vetvetes se ke te drejte te jetosh.

Nga Jack Kerouac

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty