FilozofiAlan WattsHIQNI DORË NGA ATASHIMI NGA ALAN WATTS

HIQNI DORË NGA ATASHIMI NGA ALAN WATTS

-

 

Të jesh i shkëputur nga bota në kuptimin se si budistët,
daoistët dhe hindusitët shpesh flasin për mosatashimin, nuk do të thotë që, të
mos merrni pjesë në të. Ju mund të keni një jetë seksuale shumë të pasur dhe
shumë të mbushur, dhe megjithatë, të mos jeni të atashuar gjatë gjithë kohës.
Me këtë, nuk dua të them që ti bëni gjërat mekanikisht dhe ti keni mendimet
diku tjetër. Dua të them  – pjesëmarrje të
plotë – por pa u atashuar. Dhe dallimi ndërmjet këtyre të dyjave është ky. Nga
njëra anë, ka një mënyrë të të qenit kaq ankthioz lidhur me kënaqësitë fizike,
kaq të frikësuar që nuk do t’ia dilni, saqë e shtrëngoni atë shumë fort. Thjesht,
doni që ta keni atë gjënë dhe nëse e bëni këtë e shkatërroni atë tërësisht.
Rrjeshimisht pas çdo përpjekje për ta arritur atë do të ndjeheni të zhgënjyer. Ndjeni
bosh dhe ndjeni se keni humbur diçka. Kështu, ju do ta doni atë sërish. Do t’ju
duhet ta përsërisni, ta përsërisni dhe ta përsërisni sepse nuk e keni pasur
kurrë më të vërtetë. Dhe kjo është ajo që do të thotë atashim në këtë botë. Kjo
sjellje është atashimi me këtë botë…në një kuptim djallëzor. Në anën tjetër,
nuk mund të përjetoni kënaqësi të plotë kur jeni duke e shtrënguar atë. Njihja një
vajzë të vogël, se cilës i dhuruan një lepurush. Ajo ishte kaq e gëzuar me
lepurushin, kaq e frikësuar që ta humbiste atë dhe ndërsa po e merrte me vete në
shtëpi, ia nxorri frymën deri në vdekje nga shtrëngimi. Dhe shumë prindër ia bëjnë
këtë fëmijëve të tyre. Shumë bashkëshortë ia bëjën këtë njëri-tjetrit. Kapen
shumë fort. Dhe kështu, ia marrin jetën kësaj gjëje të bukur, të brishtë që është
jeta. Që ta kesh, që të kesh jetën dhe që të kesh kënaqësitë e saj, duhet që në
të njëjtën kohë të hiqni dorë prej saj. Dhe pastaj, mund të ndjeheni përsosurisht
të lirë që ta keni atë kënaqësi, në atë mënyrën që ju sjell dëshirën për të lëpirë
buzët nga kënaqësia. Të gjitha këto do të ndodhin vetëm nëse hiqni dorë.

 

Hiqni dorë nga atashimi

Nga UG Krishnamurati

Çfarë do të thotë lumturi? Nëse do të përktheni një ndjesi
të veçantë si lumturi, ju në këtë moment quani lumturi diçka të veçantë, duke e
ndarë veten dhe e përdorni këtë dije mbi lumturinë dhe e përktheni atë për ti
thënë vetes së jeni të lumtur. A e kuptoni? Të gjitha ndjesitë janë shumë dritëshkurtër,
ato nuk mund të zgjasin përgjithmonë. Kështu që, në çastin që ju e ndani veteten
nga një ndjesi e caktuar dhe i thoni vetes se jeni të lumtur, atëherë përpjekja
për të zgjatur atë me vet kohëzgjatjen e jetës është e pashmangshme. Kështu që,
ajo që të gjithë ju jeni duke bërë për ta mbajtur këtë gjënë në lëvizje e kanë
kthyer atë në të kundërtën e lumturisë. Dhe ju keni ngecur në kurthin e
palumturisë. E njëjta gjë vlen edhe për kënaqësinë. Sepse ju kërkoni që të jeni
në atë gjendje kënaqësie gjatë gjithë kohës, por kjo thjesht nuk është e
mundur. Kështu që, ajo që ju po bëni është që po e ktheni kënaqësinë në
dhimbje. Kërkesa për qëndrueshmëri të përhershme në çdo gushë të ekzistencës, është
pasojë e mjerimit njerëzor. Sepse kjo gjëja e qendrushemne, e përjetshme nuk
ekziston fare.

 

Hiqni dorë nga atashimi

Nga Terence Mckenna

Mos u shqetësoni sepse ju nuk dini mjaftueshëm për t’u
shqetësuar. Dhe kjo është e vërteta e Zotit. Kush kujtoni se jeni që shqetësoheni
dhe që qani me të madhe. E gjitha kjo është një humbje totale e kohës. Shqetësimi
është si t’i lutesh djallit. Të shqetësohesh do të thotë të vësh bast kundër
vetes. Jin dhe Jang, një daoist i madh u pyet në fund të jetës së tij, se cili
ishte konkluzioni i tij mbi një jetë të kaluar duke studiuar dhe ai u përgjigj,
‘Shqetësimi është absurd!’

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=pf7ZePNuus0

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty