POEZIKahlil GibranPërzgjedhje poezish nga Kahlil Gibran

Përzgjedhje poezish nga Kahlil Gibran

-

Ku
je, e dashura ime? A je në atë Parajsë


vogël, duke ujitur lulet që shikojnë përmbi ty

Siç
bëjnë foshnjet mbi gjoksin e nënës së tyre? 

Apo
mos je në dhomën tënde ku faltorja e

Virtytit
është vendosur në nderin tënd, dhe mbi të cilin

Ti
ofron zemrën dhe shpirtin tënd si sakrificë?

Apo
mes librave, duke kërkuar dijen njerëzore,

Ndonëse
ti je e ngopur me mençuri parajsërore?

Oh
shoq

ëruese
e shpirtit tim, ku je? A mos po

Luan
në tempull? Apo po thërret Natyrën në

Fushë,
parajsë e ëndrrave të tua?

A mos je në kasollet e të vobektëve, duke ngushëlluar të

Zemërthyerit
me ëmbëlsinë e shpirtit tënd, dhe

Duke
mbushur duart e tyre me bollëkun tënd?

Ti je shpirti i Zotit kudo

Ti
je më e fortë sesa epokat

A të
kujtohet dita kur u takuam, kur aureola e

Shpirtit
tënd na rrethoi, dhe Ëngjejt e Dashurisë

Pluskonin,
duke i kënduar krenarisë së veprave të shpirtit?

A të
kujtohet kur u ulëm në hijen e   

Degëve,
duke u strehuar nga Njerëzimi, teksa brinjët

Mbronin
sekretin hyjnor të zemrës nga lëndimi?

A të kujtohen gjurmët dhe pylli ku ecëm, me duart

E
bashkuara, dhe kokat tona përkulur drejt njëra-tjetrës, sikur

Po
fshiheshim nga vetvetja?

Kujto orën kur të thashë lamtumirë

Dhe
puthjen detare që derdhe mbi buzët e mia? 

Ajo
puthje më mësoi se bashkimi i buzëve në Dashuri

Tregon
sekrete parajsërore të cilat gjuha nuk mund t’i shqiptojë

Ajo puthje ishte hyrja në një psherëtimë të madhe

Si
fryma e Mëshirëplotit që e ktheu tokën në njeri

Ajo
psherëtimë më çoi tek bota shpirtërore

Duke
shpallur lavdinë e shpirtit tim, dhe atje

Ajo
do të përjetësohet deri kur të takohemi sërish

Më kujtohet kur më puthe dhe më puthe

Loti
duke u rrokullisur në faqet e tua, dhe më the

“Trupat
tokësor shpesh duhet të ndahen për qëllime tokësore

Dhe
duhet të jetojnë të ndarë, të shtyrë nga qëllime tokësore

“Por shpirti mbetet i bashkuar në mënyrë të sigurt në duart e

Dashurisë,
deri sa vdekja të vijë dhe t’i marrë shpirtrat tanë të bashkuar tek Zoti

“Shko,
e dashura ime; Dashuria të ka zgjedhur si delegaten e saj

Mbi
të, sepse ajo është e Bukura që i ofron ndjekësve të saj

Kupën
e ëmbëlsisë së jetës

Sa
për krahët e mi të zbrazët, dashuria jote do të mbetet

Kujtimi
yt, dasma ime e Përjetshme

Ku je tani, imja vete tjetër? A je zgjuar në

Heshtjen
e natës? Lërë flladin e qashtër që të të sjellë

Ty çdo
rrahje dhe dashuri të zemrës sime

A po e ledhaton fytyrën time në kujtimin tënd? Ai nuk është


imazhi im, sepse Dhimbja e ka hedhur

Hijen
e saj mbi fytyrën time të lumtur të së shkuarës 
 

Lotët i kanë tharë sytë e mi që reflektonin bukurinë tënde

Dhe
mi kanë tharë buzët që ti i ëmbëlsoje me puthje

Ku je, e dashura ime? A i dëgjon vajtimet e mia

Nga
përtej oqeanit? A e kupton nevojën time?

A e
njeh ti madhështinë e durimit tim?

A
ka ndonjë shpirt tjetër në ajër i aftë që të të sjellë

Ty
frymën e kësaj rinie që po vdes? A ka ndonjë  

Komunikim
sekret ndërmjet ëngjëjve që do të ta sjellin ty rënkimin tim?

Ku je ylli im i bukur? Errësira e jetës

Është
derdhur mbi gjoksin tim; dhimbja më ka pushtuar

Lundroje buzëqeshjen tënde në ajër; ajo do të arrijë tek unë dhe do të më gjallërojë

Frymoje
aromën tënde në ajër; ajo do të më mbajë

Ku je e dashura ime ?

Oh,
sa e madhërishme që është Dashuria

Dhe
sa i vogël që jam unë

Thirrja e një të dashuruari XXVII  nga
Kahlil Gibran

 

 

Dashuria
është një rreze magjike


çlirohet nga djegia e palcës


shpirtit

Duke
ndriçuar

Tokën
që na rrethon

Ajo
na mundëson


ta perceptojmë jetën

Si
një ëndërr të bukur

Nga
një zgjim në tjetrin

Dashuria
është një rreze magjike nga Kahlil Gibran

 

 

Duajeni
njëri-tjetrin, por mos bëni një lidhje dashurie

Lini
një det që të lëviz ndërmjet brigjeve të shpirtrave tuaj

Mbusheni
kupën e njëri-tjetrit, por mos pini vetëm nga një kupë

Jipini
njëri-tjetrit nga buka juaj, por mos hapni nga e njëjta copë

Këndoni
dhe vallëzoni së bashku dhe gëzohuni, por qëndroni vetëm

Siç
janë vetëm telat e një harku edhe pse ato dridhen me të njëjtën muzikë

Jipini
zemrat tuaja, por jo që ta mbaj tjetri   

Sepse
vetëm dora e jetës mund t’i mbajë zemrat tona

Dhe
qëndroni së bashku, megjithatë jo shumë afër së bashku

Sepse
shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara 

Dhe
pema e lisit dhe e selvisë nuk rriten në hijen e njëri-tjetrit

Duajeni
njëri-tjetrin nga Kahlil Gibran

 

 

Unë
jam një fjalë e ëmbël e shqiptuar dhe e përsëritur

Nga
zëri i Natyrës

Unë
jam një yll i rënë nga

Tavani
blu mbi tapetin e gjelbër 

Unë
jam bija e elementëve

Me
të cilën Dimri ka ngjizur

Atë
që ka lindur Pranvera; unë jam  

Rritur
në prehrin e Verës dhe unë

Kam
fjetur në shtratin e Vjeshtës  


agim unë bashkohem me flladin

Për
të shpallur ardhjen e dritës


mbrëmje unë bashkohem me zogjtë

Për
t’i dhënë lamtumirën dritës   

Fushat
zbukurohen me

Ngjyrat
e mija të bukura, dhe ajri

Parfumoset
me aromën time

Dhe
unë përqafoj sytë e dremitur të

Natës
që shikojnë përmbi mua, dhe teksa

Zgjohem
unë shikoj diellin, që është

I
vetmi sy i ditës

Unë pi vesë për verë, dhe dëgjoj

Zërat
e zogjve, dhe vallëzoj

Me
valëvitjen ritmike të barit

Unë jam dhurata e të dashuruarit 

Unë
jam kurora e dasmës

Unë
jam kujtimi i një çasti të lumtur

Unë
jam dhurata e fundit e të vdekurit

Unë
jam pjesë e gëzimit dhe e dhimbjes

Por shikoni lart për të parë vetëm dritën

Dhe
mos shikoni kurrë poshtë për të parë hijen time

Kjo
është mënçuria që njeriu duhet të mësojë

Kënga e lules XXIII nga Kahlil Gibran 

 

  


thellësinë e shpirtit tim është

Një
këngë pa fjalë – një këngë që jeton


farën e zemrës sime

Ajo
refuzon që të shkrihet me bojën mbi

Pergamenë;
ajo e gllabëron dashurinë time


një mantel transparent dhe rrjedh

Por
jo mbi buzët e mia

Si
mund ta psherëtijë unë atë? Kam frikë se

Ajo
mund të shkrihet me eterin tokësor

Kujt
t’ia këndoj? Ajo gërmon


shtëpinë e shpirtit tim, nga frika e

Veshëve
të pashpirt

Kur shikoj në sytë e mi të brendshëm

Unë
shikoj hijen e hijes së saj

Kur
prek majat e gishtërinjve të mi

Ndjej
vibracionet e saj

Veprat e duarve të mia e vënë re

Praninë
e saj duke qenë se një liqen duhet të reflektojë

Yjet
e tij vezullues; lotët e mi

E
tregojnë atë, si pikat e shkëlqyera të vesës

Tregojnë
sekretin e trëndafilit të vyshkur

Është një këngë e kompozuar nga kënaqësia

Dhe
e botuar nga heshtja

Dhe
e shmangur nga britma

Dhe
e palosur nga e vërteta

Dhe
e përsëritur nga ëndrrat

Dhe e kuptuar nga dashuria

Dhe
e fshehur nga zgjimi

Dhe
e kënduar nga shpirti

Është kënga e dashurisë

Çfarë
Kaini apo Esau mund ta këndojë atë?

Ai
ka më shumë aroma se jasemini

Çfarë
zëri mund ta skllavërojë atë?

Ajo është e lidhur me zemrën, si sekreti i një virgjëreshe

Çfarë
harku muzikor mund ta dridhërojë atë? 

Kush guxon që ta bashkojë hungërimën e detit

Dhe
këngën e bilbilit?

Kush
guxon të krahasojë vikamën e stuhisë

Me
psherëtimën e një foshnjeje?

Kush goxon të flasë me zë të lartë fjalët


duhet t’i flasë vetëm zemra?

Cili
njeri guxon të këndojë me zë

Këngën
e Zotit?

Kënga e shpirtit XXII nga Kahlil Gibran 

 

 

Njeriu
dhe unë jemi të dashur

Ai
digjet për mua dhe unë lëngoj për të

Por
mjerisht! Ndërmjet nesh është shfaqur  

Një
rivale që na sjell mjerim

Ajo
është mizore dhe kërkuese

Joshje
e zbrazët poseduese  

Emri
i saj është Substanca

Ajo
më ndjek kudo që shkoj

Dhe
shikon si një rojtare, duke i sjellë

Shqetësim
të dashurit tim 

E kërkoj
të dashurin tim në pyll

Nën
pemë, afër liqeneve

Nuk
mund ta gjej, sepse Substanca

E
ka mbushur me zellin e qytetit të zhurmshëm


e ka vendosur në fronin e

Pasurive
dridhëruese, prej metalesh  

Unë
e thërras me zërin e

Dijes
dhe këngën e Mënçurisë

Ai
nuk dëgjon, sepse Substanca

E
ka joshur në kullën e kështjellës


egoizmit, ku gërmon kopracia

Unë
e kërkoj në fushën e Kënaqësisë

Por
unë jam vetëm, sepse rivali im e ka

Burgosur
atë në shpellën e grykësisë

Dhe
të makutërisë, dhe e ka kyçur atje

Me
zinxhirë të dhimbshëm të artë

Unë e thërras atë në agim, kur buzëqesh Natyra

Por
ai nuk dëgjon, sepse tepria ka  

Shtrirë
sytë e tij të droguar me dremitje të sëmurë

Unë
e gënjej në mbrëmje, kur mbretëron Heshtja

Dhe
lulet flenë. Por ai nuk përgjigjet

Sepse
frika e tij se çfarë do të sjellë e nesërmja

Ia
hijëzon mendimet

Ai
digjet për të më dashur mua

Ai
më kërkon në këto veprime. Por ai

Nuk
do të më gjejë veçse në veprimet e Zotit

Ai
më kërkon në ngrehinat e lavdisë së tij


i ka ndërtuar me kockat e të tjerave

Ai
më pëshpërit nga midis

Grumbujve
të arit dhe të argjendit

Por
ai do të më gjejë vetëm duke ardhur

Tek
shtëpia e thjeshtësisë që Zoti e ka ndërtuar


buzë të rrymës së dashurisë

Ai dëshiron që të më puthë përpara arkave të tij

Por
buzët e tij nuk do t’i prekin kurrë buzët e mia përveçse


pasurinë e flladit të pastër

Ai më kërkon që të ndajë me të

Pasuinë
e tij të hatashme, por unë nuk do ta ngatërroj atë me

Pasurinë
e Zotit

UNË
NUK DO TA ZHVESH MANTELIN TIM TË BUKURISË

Ai
kërkon mashtrimin si mjet; unë kërkoj vetëm

Rrugët
e zemrës

Ai
e mavijos zemrën e tij në qelizën e tij të ngushtë

Unë
do ta pasuroja zemrën e tij me të gjithë dashurinë time

I dashuri im ka mësuar se si të vikasë dhe  


qajë për armiken time, Substancën;

Unë
do ta mësoja se si të derdhë lotë dashurie

Dhe
mëshire nga sytë e shpirtit të tij

Për
të gjitha gjërat

Dhe
të shqiptojë psherëtima kënaqaësie nga  

Ato
lot

Njeriu është i dashuri im

Unë
dua që t’i përkas atij

Kënga e fatit VI nga Kahlil Gibran 

 

 

Unë
nuk do t’i ndërroja dhimbjet e zemrës sime

Me gëzimet
e turmave

Dhe
nuk do të doja që lotët e derdhura nga trishtimi

Nga
çdo pjesë timen të kthehen në të qeshura

DO
TË DOJA QË JETA IME TË MBETEJ NJË LOT DHE NJË BUZËQESHJE

Një
lot për të pastruar zemrën time dhe për të më bërë që të kuptoj

Sekretet
e jetës dhe gjërat e fshehura 

Një
buzëqeshje për të më sjellë më afër bijëve të llojit tim dhe

Për
të qenë një simbol i lavdisë së Zotave

Një
lot për të më bashkuar me ata që janë zemërthyer

Një
buzëqeshje për të qenë një shenjë e gëzimit tim në ekzistencë


mirë të vdisja në dëshirim dhe lëngim sesa të jetoja i mërzitur dhe i dëshpëruar

Unë dua urinë për dashurinë dhe bukurinë për të qenë në  

Thellësitë
e shpirtit tim, sepse i kam parë ata që janë të

Kënaqur
me njerëzit e mjerë

Unë
kam dëgjuar psherëtimën e atyre që janë të dëshiruar dhe që lëngojnë, dhe ato
janë më të ëmbla sesa melodia më e ëmbël

Me ardhejn
e mbrëmjes lulja i palos petalet e saj

Dhe
fle, duke përqafuar dëshirimin e saj

Me
afrimin e mëngjësit, ajo i hap buzët e saj për të takuar

Puthjen
e diellit

JETA
E NJË LULEJE ËSHTË DËSHIRIM DHE PËRMBUSHJE

NJË
LOT DHE NJË BUZËQESHJE

Ujrat e detit avullohen dhe ngrihen dhe vijnë


bashku për t’u bërë një re

Dhe
retë pluskojnë sipër kodrave dhe luginave

Deri
sa takohen me flladin e butë, pastaj bien duke vajtuar


fusha dhe bashkohen me përrenjtë dhe lumenjtë për t’u kthyer në det, në shtëpinë
e tyre

JETA
E REVE ËSHTË NJË NISJE DHE NJË TAKIM

NJË
LOT DHE NJË BUZËQESHJE

Dhe kështu ndahet shpirti nga  

Një
shpirt më i madh për të lëvizur në botën e lëndës

Dhe
të kalojë si një re përmbi malin e dhimbjes

Dhe
fushat e gëzimit për të takuar flladin e vdekjes

Dhe
të kthehet atje nga ka ardhur

TEK OQEANI I DASHURISË DHE BUKURISË

TEK
ZOTI

Një lot dhe një buzëqeshje nga Kahlil Gibran 

 

 

Unë
jam sytë e të dashuruarit dhe shpirti i  

Verës,
dhe zemra e çerdhimeve

Unë
jam një trëndafil. Zemra ime hapet në agim dhe

Virgjëresha
më puth dhe më vendos

Mbi
gjoks

Unë
jam shtëpia e fatit të vërtetë, dhe

Origjina
e kënaqësisë, dhe fillimi i

Paqes
dhe i qetësisë. Unë jam buzëqeshja e

Ëmbël
mbi buzët e bukurisë. Kur rinia


pushton ajo i harron mundimet e saj, dhe e

Gjithë
jeta e saj kthehet në realitetin e ëndrrave të ëmbla

Unë
jam ngazëllimi i poetit

Dhe
zbulimi i artistit

Dhe
frymëzimi i muzikantit

Unë
jam një faltore e shenjtë në zemrën e

Fëmijës,
të adhuruar nga një nënë mëshirëplotë

Unë shfaqem tek e qara e një zemre; unë i shmangem një kërkese

Plotësia
ime ndjek dëshirat e zemrës

Ajo
shmang ankesat e zbrazëta të zërit

Unë iu shfaqa Adamit nëpërmjet Evës

Dhe
mërgimi ishte ngastra e tij

Megjithatë,
unë iu shfaqa Solomonit, dhe

Ai
mori mënçuri nga parania ime

Unë i buzëqesha Helës dhe ajo shkatërroi Tarëada-n

Megjithatë,
unë kurorëzona Kleopatrën dhe paqja mbizotëroi

Luginën e Nilit

Unë jam si epokat – duke ndërtuar sot

Dhe
duke shkatërruar nesër

Unë
jam si një Perëndi, që krijon dhe shkatërron

Unë
jam më e ëmbël sesa pëshpërima e vjollcës

Unë
jam më e dhunshme se sa stuhia e egërsuar

Vetëm dhuratat nuk më ngazëllejnë

Nisja
nuk më shkurajon

Varfëria
nuk më ndjek

Xhelozia
nuk e provon vetëdijen time

Çmënduria
nuk është fakt i pranisë sime

Oh kërkues, unë jam e vërteta, lutja e vërtetë

Dhe
e vërteta juaj në kërkimin dhe marrjen

Dhe
mbrojtjen time  

Do
të përcaktojë sjelljen time

Kënga
e dashurisë
XXIV nga Kahlil
Gibran 

 

 

Fuqia
e shpirtbutësisë mbjell thellë në zemrën time, dhe unë korr dhe mbledh grurë me
bollëk dhe ia jap atë të uriturve.    

Shpirti im i jep jetë hardhisë së rrushit dhe unë i shtyp tufat e tij dhe i jap
lëng të eturve.

Parajsa ma mbush llampën me vaj dhe unë e vendos atë tek dritarja ime për të
drejtuar të huajt nëpër errësirë.

Unë i bëj të gjitha këto gjëra sepse unë jetoj tek to; dhe nëse fati do të mi
lidhë duart dhe të më parandalojë nga të bërit e tyre, atëherë vdekja do të jetë
dëshira ime e vetme. Sepse unë jam një poet, dhe nëse unë nuk mund të jap, atëherë
do të refuzoj që të marr.  

Njerëzimi zemërohet si një furtunë, por unë pëshpëris në heshtje sepse unë e di
që stuhia duhet të largohet teksa një pëshpërimë shkon tek Zoti.

Njerëzit kapen pas gjërave tokësore, por unë kërkoj që të përqafoj pishtarin e
dashurisë që të më pastrojë me zjarrin e tij dhe që ta përcëllojë çdo gjë që
nuk është njerëzore në zemrën time.

Gjërat substanciale e vdesin njeriun pa vuajtje; dashuria e zgjon atë me
dhimbje gjallëruese.

Njerëzit janë të ndarë në klane dhe fise të ndryshme dhe i përkasin vendeve dhe
qyteteve. Por unë jam një i huaj për të gjitha komunitetet dhe nuk i përkas
asnjë vendi. Vendi im është Universi dhe fisi im është Familja Njerëzore.  

Njerëzit janë të dobët, dhe është e trishtuesheme që ata ndahen mes vetit. Bota
është e ngushtë dhe nuk është diçka e mençur që ta ndash atë në mbretëri,
perandori dhe provinca.

Njerëzit bashkohen për të shkatërruar tempujt e shpirtit dhe ata bashkojnë
duart për të ndërtuar ngrehina për trupa tokësore. Unë qëndroj i vetëm duke dëgjuar
zërin e shpresës në thënien time të thellë, “Siç e gjallëron dashuria zemrën e
një njeriu me dhimbje, po ashtu injoranca e i mëson atij rrugën e dijes.” Dhimbja
dhe injoranca na çojnë tek gëzimi dhe dija e madhe sepse Qënia Supreme nuk ka
krijuar asgjë të padobishme nën diell.  

Fragmente
nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

 

 

Shpirti
im është miku im që më ngushëllon në mjerimin dhe fatkeqësitë e jetës. Ai që
nuk bëhet mik me shpirtin e tij është një armik i njerëzimit, dhe ai që nuk
gjen udhëheqje njerëzore brenda vetvetes do të kalbet në dëshpërim. Jeta buron
nga brenda, dhe jo nga rrethinat.  

UNË KAM ARDHUR PËR TË THËNË NJË FJALË DHE DO TA THEM ATË TANI. Por nëse vdekja
e parandalon shqiptimin e saj, ajo do të thuhet nesër, sepse e nesërmja nuk lë
kurë një sekret në librin e përjetësisë.  

Unë kam ardhur për të jetuar në lavdinë dhe dritën e bukurisë, të cilat janë
reflektimet e Zotit. Unë jam duke jetuar këtu, dhe njerëzit nuk janë në gjendje
që të më dëbojnë nga jeta sepse ata e dinë që unë do të jetoj në vdekje. Nëse
do të mi nxjerrin sytë unë do të dëgjoj murmurimat e dashurisë dhe këngës së bukurisë.
  

Nëse do të mi mbyllin sytë unë do të shijoj prekjen e flladit të përzier me
temjanin e dashurisë dhe aromën bukurisë.   

Nëse do të më vendosin në zbrazëti, unë do të jetoj së bashku me shpirtin tim,
fëmijët e dashurisë dhe bukurisë.  

Unë kam ardhur këtu për të qenë me të gjithë dhe për të gjithë, dhe ajo që unë
bëj sot në vetminë time do të jehojë nga e nesërmja tek njerëzit.

ATË QE E THEM TANI ME NJË ZEMËR NESËR DO TË THUHET ME SHUMË ZEMRA.

Fragmente
nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

 

‘Lërmëni, oh, lërmëni të zhys trupin tim në ngjyra; lërmëni ta përpijë perëndimin e diellit dhe të pi ylberin.’ – Kahlil Gibran

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty