POEZIFederico García LorcaPërzgjedhje poezish nga Federico Garcia Lorca

Përzgjedhje poezish nga Federico Garcia Lorca

-

 

Mos
më lër kurrë që të humbasë MAGJINË 

E
SYVE TË TU SI TË STATUJAVE apo SHENJËN

E
TRËNDAFILIT VETMITAR TË FRYMËS TËNDE

MBI
FAQEN TIME natën

Kam frikë të jem, mbi këtë breg

Një
trung pa krahë, dhe ajo që pendohem më shumë

Është
të mos kem asnjë lule, mish apo argjilë

Për
krimbin e dëshpërimit tim

Nëse
ti je thesari im i fshehur

Nëse
ti je kryqi im, dhimbja ime e lagësht

Nëse
jam një qen, dhe vetëm ti je padroni im


më lër kurrë që të humbas atë që kam fituar

DHE
TË ADHUROJ DEGËT E LUMIT TËND

ME
GJETHET E VJESHTËS SIME TË IKUR

Soneti
i ngashërimit të ëmbël nga Federico Garcia Lorca

 

 

DUA
TË FLE GJUMIN E MOLLËVE 

Dua
të largohem nga varrezat e ngarkuara

DUA
TË FLE GJUMIN E FËMIJËS

I
cili lëngonte për ta çarë zemrën e tij për t’ia hapur detit

Nuk
dua që ata të më thonë sërish se si e mban kufoma të gjitha gjakun e saj

Se
si goja e kalbëzuar vazhdon të përgjërohet për ujë

Do
të doja të mos dëgjoja për torturat e barit

As
se si i bën hëna të gjitha punët e saj përpara agimit

Me
hundën e saj si gjarpër

Dua
të fle për një gjysëmsekondi

Një
sekond, një minutë, një shekull

POR
DUA QË TË GJITHË TA DINË SE JAM ENDE GJALLË

SE
KAM NJË KORITË TË ARTË BRENDA BUZËVE TË MIA

SE
JAM MIKU I VOGËL I ERËS SË PERËNDIMIT

SE
JAM HIJA E ELEFANTIT MBI VETË VESHËT E MI

Kur të jetë agim thjesht më hidhni një mantel sipër

Sepse
e di që agimi do të më hedhë një grusht me milingona

Dhe
do të derdhë pak ujë të rëndë mbi këpucët e mia


kthetrat e akrepit të agimit të rrëshqasin

Sepse
dua të fle gjumin e mollëve

Dhe
të mësojë këngën e vajtueshme që do të pastrojë tokën nga unë

SEPSE
DUA TË JETOJË ME ATË HIJEN E FËMIJËS

I
CILI LËNGONTE PËR TA ÇARË ZEMRËN E TIJ PËR T’IA HAPUR DETIT

Gacela e vdekjes së errët nga Federico Garcia Lorca

 

 

ÇFARË
NUK DO TË JIPJA

PËR
TË GJETUR PUTHJEN TËNDE

Një
puthje të larguar nga buzët e tua


vdekura për të dashuruar

Buzët
e mia kanë shijen e

Hijeve
të ndyra

ÇFARË
NUK DO TË JIPJA

PËR
TË PARË SYTË E TU TË ERRËT

AGIME
GRANATASH YLBERI

Duke
bërë fresk përpara Zotit

Yjet
i kanë verbuar ato

Një
mëngjes në maj

ÇFARË
NUK DO TË JIPJA

PËR
TË PUTHUR KOFSHËT E TUA TË DËLIRA

Kristale
të trëndafilit të papjekur

Mbetjet
e diellit

Për
të gjetur puthjen tënde nga Federico Garcia Lorca

 

 


MËNGJESIN E GJELBËR

DOJA
TË ISHA NJË ZEMËR

NJË
ZEMËR

Dhe
në mbrëmjen e vonë

Doja
të isha një bilbil

Një
bilbil

Shpirti

Mori
ngjyrë portokalli

Shpirti,
mori ngjyrën e dashurisë


mëngjesin e gjallë

Doja
të isha vetvetja

Një
zemër

Dhe në fund të mbrëmjeve

Doja
të isha zëri im

Një
bilbil

SHPIRTI

MORI
NGJYRË PORTOKALLI

SHPIRTI,
MORI NGJYRËN E DASHURISË

Kënga
e dëshirës së parë nga Federico Garcia Lorca

 

 

Por
si dashuria

Harkëtarët

Janë
të verbër

Sipër
natës së gjelbër

ORËT
THËRËSE

LËNË
GJURMË

ZAMBAKËSH
TË NGROHTË

Anija
e hënës

Kalon
nëpër retë e prupurta


mbushura me vesë

AH,
POR SI DASHURIA

HARKËTARËT

JANË
TË VERBËR

Përpara
agimit nga Federico Garcia Lorca

 

 

Askush
nuk e kuptoi parfumin

E
manjolias së terrtë të mitrës tënde

Askush
nuk e di që ti ke torturuar

Një
kolibër dashurie ndërmjet dhëmbëve të tua

Njëmijë
kalushë të vegjël persian ranë në gjumë


sheshin me hënë të ballit tënd

Teksa
përgjatë netëve të tua unë përqafova

Belin
tënd, armikun e borës

Ndërmjet
allçisë dhe jaseminit, vështirmi yt

Ishte
një degë e zbehtë farash

E
MBOLLA NË ZEMRËN TIME PËR TË TË DHËNË TY

LETRAT
E FILDISHTA QË THONË “PËRGJITHMONË”

“PËRGJITHMONË”,
“PËRGJITHMONË”: KOPËSHT I AGONISË SIME

Trupi
yt gjithmonë bishtnues

AI
GJAK I VENAVE TË TUA NË GOJËN TIME

GOJA
JOTE TASHMË MË E LEHTË NGA VDEKJA IME

Gacela e dashurisë së paparashikuar nga Federico Garcia Lorca

 

 

E
shqiptoj emrin tënd


netët e errta

Kur
yjet vijnë

Për
të pirë mbi hënë

Dhe
për të fjetur në tufa

Gjethesh
të çara të fshehura

Dhe
veten e ndjej të zbrazët

Nga
pasioni dhe muzika

Orë
e çmendur që këndon

Orë
antike të vdekura

E
shqiptoj emrin tënd

Në këtë
natë të errët

Dhe
emri yt tingëllon


i largët se sa kurrë


i argët se sa të gjithë yjet

Dhe
më të trishtuar se sa një shi i qetë

A
do të të dua më si atëherë sërish?

ÇFARË
FAJI KA ZEMRA IME?

Kur
mjegulla davaritet

Çfarë
pasionesh të tjera mund të presë?

A
do të jenë të qeta dhe të dëlira?

SIKUR
VETËM GISHTËRINJË E MI TË MUND


ZHVISHNIN HËNËN

Sikur duart e mia të mund të zhvishnin nga Federico Garcia Lorca

 

 

Kështu
e çova tek lumi

Duke
besuar se ishte një vashë

Por
ajo tashmë e kishte një burrë

Ishte
natën e Shën Xhejmsit

Dhe
thuajse sikur isha i detyruar

Fenerët
u fikën

Dhe
bulkthat u ndezën


cepat më të errët të rrugës

Preka
gjinjtë e saj të fjetur

Dhe
ato u hapën për mua papritur

Si
thumba zymbyli

Kollarisja
e petkut të saj të vogël

Tingëlloi
në veshët e mi

Si
një copë mëndafshi

E çarë
nga dhjetë thika  

Pa dritën
e argjedtë mbi gjethet e tyre

Pemët
ishin rritur më shumë

Dhe
një horizont me qen

Lehu
nga shumë larg prej lumit

Pas
manaferrave

Kallamishtet
dhe murrizi

Poshtë
tufës së flokëve të saj

Bëra
një gropë në tokë

E
hoqa kollaren time

Ajo
hoqi fustanin e saj

Unë,
brezin tim me revole

Ajo,
katër bustet e saj

As
gjëmb as nënë perlash

Lëkura
e saj kaq e bukur

As
xhami me argjend

Nuk
vezullon kaq shkëlqyeshëm

Kofshët e saj rrëshqitën larg meje

Si
peshq të trembur

Gjysëm
plot me zjarr

Gjysëm
plot me të ftohtë

Pastaj
ra nata


rrugët më të mira

Iu
ngjita një mali prej sedefi

Pa
fre

Si
një burrë, nuk do t’i përsëris

Gjërat
që më tha

Dritën
e të kuptuarit

Ajo
më bëri më të matur

Duke më lyer me rërë dhe puthje

Unë
e largova nga lumi

Shpatët
prej zambaku

Luftuan me ajrin

U solla siç jam

Si
një cigan tipik

I dhashë një shportë të madhe qepjeje

Me saten
ngjyrë kashte

Por
nuk rashë në dashuri

SEPSE
MEGJITHËSE AJO KISHTE NJË BURRË

AJO
MË THA SE ISHTE NJË VASHË

KUR
E ÇOVA TEK LUMI

Gruaja
e pabesë nga Federico Garcia Lorca

 

 

Nëse
vdes

Lëreni
ballkonin të hapur

Djali
i vogël po ha portokalle

Nga
ballkoni im unë mund ta shohë atë

Korrësi
po korr grurin 

Nga
ballkoni im unë mund ta dëgjoj atë

Nëse
vdes

Lëreni
ballkonin hapur

Lamtumirë
nga Federico Garcia Lorca

 

 

Nata
depërton vetveten

Përgjatë
bregut të lumit

Dhe
tek gjinjtë e Lolitës

Degët
vdesin nga dashuria

Lakuriq
nata këndon

Sipër
urave të marsit

LOLITA
E LAN TRUPIN E SAJ

ME
UJË TË KRIPUR DHE ME TRËNDAFILA

Degët
vdesin nga dashuria

Nata
prej glikanxhoje dhe argjendi

Shkëlqen
mbi çati

Argjend
rrymash dhe pasqyrash

GLIKANXHO
TË KOFSHAVE TË TUA TË BARDHA

DEGËT
VDESIN NGA DASHURIA

Serenatë
nga Federico Garcia Lorca

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty