ARTImpresionizmiPIERRE AUGUSTE RENOIR, Bal du Moulin de la Galette,...

PIERRE AUGUSTE RENOIR, Bal du Moulin de la Galette, 1876, Muzeu i Orsay, në Paris

-


Pierre Auguste Renoir, 1841 – 1919, ka qënë një nga piktorët impresionist udhëheqës. Ai u përpoq të kapte dritën, lëvizjen dhe gëzimin e jetës moderne në portretet, subjektet e natyrës dhe paraqitjen e aktiviteteve të kohës së lirë dhe të argëtimit. Pikturat e tij janë ekzekutuar që të gjitha nga kombinime të guximta dhe të gjalla të ngjyrave bashkëkohore dhe të një teknike penelatash të shpejta dhe të thyera. Renoir ka prodhuar disa vepra arti të cilat janë ndër veprat më të famshme në historinë e artit. Midis tyre janë ‘Festa në Varkë’ dhe ‘Bal Du Moulin de la Galette’. Kjo pikturë u ekspozua në Ekspozitën e Impresionistëve në vitin 1877 dhe përfaqëson paraqitjen më të përsosur të jetës moderne. Renoir i adhuronte skenat e vallëzimit dhe kopshtin e famshëm të vallëzimit të ‘Moulin de la Galette’ në Montmartre ishte vendi ku shkonin të rinjtë të dielave. Ndjesia e ngazëllimit dhe e lirisë jo vetëm që del më shumë në pah nga vendi që paraqitet në pikturë, por edhe nga figurat e gjalla dhe të angazhuara, por gjithashtu edhe nga penelatat mjeshtërore të Renoir. Renoir e tregon mjeshtërinë e tij në kapjen e efekteve të dritës dhe aftësitë e tij si ‘ngjyrues’ në përdorimin e ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta përgjatë të gjithë kompozimit dhe të vet turmës së paraqitur. Piktura ka qenë në pronësi të piktorit Gustave Caillebotte dhe u pranua nga Republika Franceze pas vdekjes së tij për shlyerjen e taksave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty