Eja tani tek pranvera e pyllit
Duke vrapuar zhubrosur mbi gurë
Ku harlisja dhe bari bëhen brazda
Fshihu tek degët e kurbëzuara
Më pas, mund të vraposh tek krahët e mi
Të mbahesh edhe një herë në përqafimin
tim
Do ta ngre butësisht vellon tënde
Për të vështruar fytyrën tënde
Dhe pastaj mund të ulesh mbi gjurin tim
Do të jemi krejt vetëm, vetëm atje
Ndërsa pema e limonit e ngazëllyer në
ekstazë
Rrebesh çerdhimesh mbi flokët e tu
Vetulla jote e bardhë me ato kaçurrela
të artë
Do të afrohen ngadalë për t’u puthur
Epshëm si pre në gojën time të babëzitur
Ato buzë të ëmbla, të kuqe, qershi…
Ne do të ëndërrojmë vetëm ëndrra të lumtura
Jehonë të këngës së erës në pemë
Murmurima e pranverës së vetmuar
Prekja përkëdhelëse e flladit të butë
Dhe të përgjumur në këtë harmoni
Të një pylli të kërrusur thellë si në
një lutje
Petalet pemë limoni që varen sipër nesh
Do të bien duke u shoshitur lart e më
lart
Dëshira nga Mihai Eminescu
Vitet janë shpejtuar, dhe koha ende fluturon
me shpejtësi
Që nga ajo orë e parë e shenjtë në të
cilën u takuam
Por se si dashuruam ne nuk mund ta
harroj dot kurrë
Magji e ëmbël me duar të ftohta dhe me
ato sy të zinj të mëdhenj
O, eja sërish! Fjalët e tua më frymëzojnë
ende
Ndërsa vështirmi yt i ëmbël mbi mua më gënjen
butësisht
Nën rrezet e aureolës nga ku ngrihet
dita e re
Dhe këngë të reja lindin në lirën time
Kur vjen ti pranë meje sa pak e di ti
Se si zbutet zemra ime atëhëre, sikur të
ishte balsam
Si ajo që i bëjnë disa yje shfaqjeve të
parajsave
Buzëqeshja jote fëminore kaq e mbushur
me sharm të ëmbël
Ka fuqinë për të mposhtur këtë jetë të
mbytur në mjerim
Dhe t’i mbushë sytë e mi me zjarr,
shpirtin tim me qetësi
Soneti II nga Mihai Eminescu
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti