POEZIMary OliverPërzgjedhje poezish nga Mary Oliver

Përzgjedhje poezish nga Mary Oliver

-

 

Një ditë më në fund ti e dije se

Çfarë duhet të bëje, dhe fillove

Edhe pse zërat rreth teje

Vazhdonin të bërtisnin

Me këshillat e tyre të këqia

Edhe pse e gjithë shtëpia

Filloi të dridhej

Dhe ti ndjeve tërheqjen e vjetër

Tek kyçet e tua

“Rregulloje jetën time!”

Qante çdo zë

Por ti nuk ndale

Ti e dije se çfarë duhet të bëje

Edhe pse era të shkuli

Me gishtërinjtë e saj të ngrirë

Në themele

Edhe pse melankolia e tyre

Ishte e temerrshme

Unë tashmë isha vonë

Mjaftueshëm, dhe një natë e çmendur

Dhe rruga plot me

Degë dhe gur të rënë

Por pak nga pak

Teksa ti i le zërat e tyre pas

Yjet filluan të digjeshin

Nëpër faqet e reve

Dhe aty ishte një zë i ri

Që ti ngadalë e njohe

Si vetë zërin tënd

Që të mbante shoqëri

Teksa ecje me hapa të mëdha thellë e më thellë

Në botë, e vendosur për të bërë

Të vetmen gjë që mund të bëje

E vendosur për të shpëtuar

Të vetmen jetë që mund të shpëtosh

Udhëtimi nga Mary Oliver

 

 

Kur të mbarojë, dua të them: gjithë
jetën time

Isha një nuse e mrekullimit

Isha dhëndri, që e mora botën në krahët
e mia

Nga Mary Oliver

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty