POEZIMahmoud DarwishPërzgjedhje poezish nga MAHMOUD DARWISH

Përzgjedhje poezish nga MAHMOUD DARWISH

-

Prite me një filxhan të kaltër

Prite mbrëmjeve në pranverë, mes
parfumit të trëndafilave

PRITE ME DURIMIN E NJË KALI TË TRAJNUAR
NË MALE

PRITE ME SHIJEN E DALLUAR, ESTETIKE TË
NJË PRINCI

PRITE ME SHTATË JASTEKË RESH

Prite dhe mos u ngut 

Nëse ajo mbërrin vonë, prite

Nëse ajo mbërrin herët, prite

Mos i frikëso zogjtë e flokëve të saj të
gërshetuara

Merre tek ballkoni për të parë hënën që
zhytet në qumësht

Prite dhe ofroji asaj ujë përpara verës

Mos i vështro thëllëzat binjake që flenë
mbi gjoksin e saj

Prite dhe preke me butësi dorën e saj
kur ajo ta mbështesë filxhanin mbi mermer

Sikur të ishe duke mbajtur vesën për të,
prite

Fliti siç do t’i fliste një flaut telit
të frikësuar të violinës

Sikur ta dijse se çfarë do të sjellë e
nesërmja

Prite dhe shkëlqeje natën për të unazë
pas unaze

Prite deri kur nata të të flasë kështu:

Nuk ka asnjeri gjallë veç ju të dyve

Merre butësisht deri në vdekjen që kaq
shumë e dëshiron

Dhe prite 

PRITE nga MAHMOUD DARWISH

 

 

Ndërmjet Ritës dhe syve të mi

Është një pushkë

DHE KUSHDO QË E NJEH RITËN

GJUNJËZOHET DHE I LUTET

HYJNISË NË ATO SY NGJYRËMJALTI

Dhe unë e kam puthur Ritën

Kur ajo ishte e re

Dhe më kujtohet se si u afrua

Dhe se si krahët e mi mbuluan gërshetët
më të vetmuar

Dhe më kujtohet Rita

Ashtu siç kujton harabeli rrymat e tij

AH, RITA

NDËRMJET NESH JANË NJËMILIONË HARABELË
DHE IMAZHE

Dhe shumë vendtakime

Që zjarrmohen nga një pushkë

EMRI I RITËS ISHTE NJË FESTË NË GOJËN
TIME

TRUPI I RITËS ISHTE NJË DASËM PËR GJAKUN
TIM

Dhe unë humba tek Rita për dy vjet

Dhe për dy vjet ajo fjeti tek krahët e
mi

Dhe në bëmë premtime

Përmbi kupat më të bukura

Dhe ne u dogjëm në verën e buzëve tona

Dhe ne lindëm sërish

Ah, Rita

Çfarë do t’i kishte kthyer sytë e mi nga
sytë e tu përpara kësaj pushke

Veçse një apo dy dremitje apo reve
ngjyrëmjalti?

Një herë e një kohë

OH, HESHTJA E MUZGUT

NË MËNGJES HËNA IME MËRGONTE NË NJË VEND
TË LARGËT

Drejt atyre syve ngjyrëmjalti

Dhe qyteti i rrëmbeu të gjitha
këngëtaret

Dhe Ritën

NDËRMJET RITËS DHE SYVE TË MI

NJË PUSHKË

RITA DHE PUSHKA nga MAHMOUD DARWISH

 

 

Është natë dhe ajo është e vetmuar   

Dhe unë jam i vetmuar si ajo

Ndërmjet qiriut të saj dhe timit janë dy
tavolina të zbrazta

Në këtë restorant dimri

Asgjë nuk e shqetëson heshtjen ndërmjet
nesh

Ajo nuk më shikon kur unë e kap duke
këputur një trëndafil

Nga gjinjtë e saj dhe unë nuk e shikoj
kur ajo më kap

Duke pirë një puthje nga vera ime…

Ajo nuk e thërrmon bukën e saj dhe unë
nuk derdh ujë

Mbi mbulesën prej letre

Asgjë nujk e shqetëson qetësinë ndërmjet
nesh  

Ajo është vetëm dhe unë jam vetëm me
bukurinë e saj

Përse nuk na sjell së bashku brishtësia?
E pyes veten:

Përse të mos ta shijoj verën e saj?

Ajo nuk më shikon teksa e vështroj

Duke kryqëzuar këmbët e saj dhe unë nuk
e shikoj teksa ajo më  

Vështron kur heq pallton time. Asgjë e
imja nuk e shqetëson atë

Dhe asgjë e saj nuk më shqetëson mua, ne
jemi në harmoni

Me harresën…

Darka jonë, secili prej nesh vetëm,
është e shijshme

ZËRI I NATËS ËSHTË BLU, unë nuk jam
vetëm

Dhe ajo nuk është vetëm teksa ne
dëgjojmë së bashku

Kristalin e saj

Asgjë nuk e shqetëson natën tonë

Ajo nuk thotë:

DASHURIA KA LINDUR NJË KRIJESË E GJALLË

Dhe unë nuk them:

DASHURIA ËSHTË KTHYER NË NJË IDE…

Por mesa duket kështu qënka

ËSHTË NATË DHE AJO ËSHTË E VETMUAR…nga
MAHMOUD
DARWISH

 

  

Të prek siç prek një violinë e vetmuar
periferitë e një vendi të largët

Durueshëm lumi kërkon pjesën e vet tek
shiu  

Dhe, rrahje pas rrahjeje, një e nesërme
që kalon nëpër poema afrohet 

Kështu unë mbaj toka të largëta dhe ato
më mbajnë në rrugën e udhëtarit

Mbi një pelë të përbërë nga virtytet e
tua, shpirti im dallgëzohet

Një qiell natyral i përbërë nga hijet e
tua, krizantemë pas krizanteme

Unë jam biri i asaj që ti bën në tokë,
biri i plagëve të mia

Që kanë ndriçuar çerdhimin e shegëve në
kopshtet e tu të mbyllur

Nga jaseminët rrymat e gjakut të natës
të bardha. PARFUMI YT

DOBËSIA IME DHE SEKRETI YT, ME NDJEKIN
SI KAFSHIMI I GJARPRIT. DHE FLOKËT E TU

JANË NJË TENT ERE NGJYRËVJESHTE. Unë eci
duke folur

Me fjalët e fundit që beduini i tha një
çifit pëllumbash

TË PREK SIÇ PREK VIOLINA MËNDAFSHIN E
KOHËVE TË LARGËTA

Dhe rreth meje dhe teje mbin bari i një
vendi të lashtë

I ri

SONETI V nga MAHMOUD DARWISH

 

 

Për të të dashur ty apo për mos të të
duashur ty   

Largohem, duke lënë pas meje

Adresa të dyshimta për të humbur dhe
pritur

Për ata që do të kthehen; ata i dinë

Orët që vizitojnë vdekjen time, kështu
vijnë

Ti je ajo që unë nuk dua

Kur të dua. Muret e Babilonit

Tkurren ditën; sytë e tu zmadhohen  

Dhe fytyra jote skuqet verbueshëm

Dikush do të mendonte se ti nuk ke
lindur ende; nëse nuk do të ishim ndarë më parë

Nëse nuk do të më kishe prerë

Në tarracat e stuhisë çdo fjalë është e
bukur

Çdo takim një lamtumirë

Asgjë ndërmet nesh përveç këtij takimi

Asgjë përveç kësaj lamtumire

Për të të dashur ty apo për mos të të duashur ty

Balli im ikën prej meje

Unë ndjej që ti je asgjë apo gjithçka

Që ti do të humbasësh

Për të të dëshiruar ty apo për mos të të
dëshiruar ty

Murmurima e rrymave përcëllohet në
gjakun tim

Ditën që do të të shikojë

Do të largohem

Unë u përpoqa të ndreqja miqësinë e gjërave
të humbura

U krye!

Unë u përpoqa të mburrja sytë e afta për
të përmbajtur çdo rënie

Unë u përpoqa të skalisja rreth teje një
emër të përshtatshëm për një ulli

Por lindi një yll

Unë të dua ty kur të them se nuk të dua
ty

Fytyra ime bie

Një lum i largët shpërbëhet në trupin
tim. Dhe në pazar

Ata shesin gjakun tim si supe me kanaçe

Unë të dua ty kur të them se të dua ty

Grua që ke vendosur brigjet e Mesdheut

Mbi prehrin e saj, gardenjat e Azisë

Mbi shpatullat e saj, dhe të gjithë zinxhirët

Në zemrën e saj

Për të të dëshiruar ty apo për të mos të
të dëshiruar ty

Murmurima e rrymave, fëshfërima e
pishave

Vërshimi i oqeanëve dhe pendët e
bilbilave

Të gjitha përcëllohen në gjakun tim

Ditën që do të të shikoj

Do të largohem

Unë hesht

Unë qaj

Nuk ka një kohë të veçantë për të qarë
apo për të heshtur

Ti je ngashërima ime e vetme

Si je heshtja ime e vetme

Lëkura ime shtrëngohet rreth grykës
sime; nën dritaren time

Era marshon në uniformë; errësira

Zemërohet pa paralajmërim

Kur ushtarët do të braktisin palmat e
duarve të mia

Unë do të shkraj diçka

Kur ushtarët do të braksitin këmbët e
mia

Unë do të eci pak

Kur ushtarët do të braktisin vizionin
tim

Unë do të shikoj ty dhe do të zbuloj veten
sërish

Për të të kënduar ty apo për mos të të kënduar ty

Ti je kënga e vetme

Ti më këndon mua nëse hesht

Ti je heshtja e vetme

PSALMI NJË nga MAHMOUD
DARWISH

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty