PIKTURËÉlisabeth Vigée Le BrunELISABETH VIGEE-LEBRUN, Autoportret me vajzën e saj Julie, 1789,...

ELISABETH VIGEE-LEBRUN, Autoportret me vajzën e saj Julie, 1789, Muzeu i Luvrit, në Paris

-


Piktorja franceze Elisabeth Vigee-Leburn, 1755 – 1842, është një nga artistet femra më të famshme dhe më të suksesshme. Ajo njihet për portretet joshëse dhe të ndjeshme të grave, si edhe për autoportretet e saj të shumta. Në vitin 1799, ajo u thirr në Pallatin e Versajës për të pikturuar një portret të Mbretëreshës Marie-Antoinette. Mbretëresha u kthye në patronen e saj më të rëndësishme dhe Vigee-Leburn pikturoi më shumë sesa 25 portrete të saj brenda 10 viteve të ardhshme. Për shkak të marrëdhënies së tyre, Vigee-Leburn u pranua në Akademinë Mbretërore të Pikturës dhe të Skulpturës të dominuar nga meshkujt. Pas revolucionit ajo jetoi jashtë dhe udhëtoi në Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Rusi dhe Angli. Për shkak të famës së saj, personaliteti joshës dhe stilit të saj piktorial, ajo kërkohej nga oborret mbretërore dhe nga aristokratët nëpër të gjithë Evropën për të pikturuar portretet e tyre. Ajo i paraqet ata në një varietet pozash në mënyrë shumë të hijshme dhe mikluese. Ajo e mbylli karrierën e saj në Francë. Ndërmjet viteve 1835 dhe 1837 u publikua autobiografia “Souvenirs de ma vie” e mënçur e Vigee-Leburn-it. Të tre volumet, jo vetëm që janë një përshkrim i gjallë të jetës së saj, por edhe të vet kohëve kur ajo jetoi. Ky autoportret i famshëm i saj me të bijën duke u përqafuar ëmbëlsisht, na kujton pikturat e Marisë dhe të Krishtit foshnjë të Rafaelit. Lidhja e fortë dashurore ndërmjet nënës dhe vajzës është e dukshme dhe shumë prekëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty