ARTMuzikë klasike5 minuta shpjegim mbi ’Estampes 3 – Kopshtet nën...

5 minuta shpjegim mbi ’Estampes 3 – Kopshtet nën shi’ të Debussy-t Nga Daniel Barenboim

-

Ky
është episodi i tretë.

Episodi
i parë ishte ‘Pagodes’, e cila na çoi në lindjen e largët.

E
dyta, ishte një ‘Mbremje në Granada’, Spanjë.

 

Pjesa
e tretë, nuk ka të bëjë me një vendndodhje gjeografike, por me diçka që e
magjepste Debussy-n – ujin. Një shembull, i kësaj ëshë pjesa e mrekullueshme për
orkestër e titulluar ‘La mer’ (Deti). Përgjatë gjithë jetës, Debussy ka qenë i
mrekulluar pas ujit dhe është përpjekur të gjejë mënyra të ndryshme për ta përshkruar
atë nëpërmjet tingullit.

 

Nuk
duhet të harrojmë se, burimet parësore të frymëzimit të Debussy-t, ishin letërsia
dhe natyra. Teksa e dëgjon, thuajse mund ta ndjesh ujin që rrjedh, megjthëse më
duhet t’ju them se kjo është shumë subjektive.

 


duket se, këtë pjesë të tretë nga Debussy e kam mësuar kur isha 13-të ose 14-të
vjeç dhe mbaj mend që në atë kohë po lexoja ‘Romeo dhe Zhulietën’ nga
Shekspiri. Dhe, për mua kjo ishte muzika e Romeos dhe e Zhulietës. Edhe sot e kësaj
dite, kur e luaj këtë pjesë, kam një fraksion sekonde kur mendoj për atë kohë. Kështu,
këto frymëzime sugjestionuse janë shumë personale (2:02).

 

Mendoj
se, do të jini në një mëndje me mua kur ju them se edhe ju e dëgjoni ujin tek
rrjedh përgjatë gjithë pjesës. Më pas, edhe kur shfaqet papritur një melodi e
fshehur, ajo ende mbetet shumë likuide, e rrjedhshme, ashtu si vet uji (3:00). Më
pas, e gjitha kjo ndihmon në ndërtimin e një klimaksi, që shfaqet papritur sepse
siç e dëgjuat deri tani e gjithë pjesa është shumë e paqtë. Ndërsa, na del
përpara syve një shkëndijë (4:02).

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=Ybr7pR_d_x0&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn&index=8

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty