Të tjeraTË DASHUROSH ËSHTË ART! NGA MJESHTRI ZEN NHAT HANH

TË DASHUROSH ËSHTË ART! NGA MJESHTRI ZEN NHAT HANH

-

 

Nëse
hidhni një dorë me kripë në një filxhan me ujë, uji do të jetë i papijshëm. Por
nëse e hidhni atë në lum, njerëzit do të vazhdojnë të marrin ujë prej tij për të
gatuar, për larje dhe për të pirë. Lumi ësht
ë i pafundmë, dhe ai ka kapacitet për të marrë, për të përqafuar
dhe për t’u transformuar. Kur zemrat tona janë të vogla, edhe kuptimi dhe
dhembshuria jonë janë të kufizuara, dhe për pasojë ne vuajmë. Por kur zemrat
tona zgjerohen, këto gjëra nuk na bëjnë më për të vuajtur. Ne do të kuptojmë më
shumë dhe do të jemi më të dhëmbshur dhe kështu do t’i përqafojmë edhe të tjerët.
Ne i pranojmë të tjerët ashtu siç ata janë, dhe më pas ata do të kenë një mundësi
për t’u transformuar.

 

Kur ne ushqejmë dhe mbështesim
vet lumturinë tonë, ne jemi duke ushqyer edhe aftësinë tonë për të dashuruar.
Kjo është arsyeja përse të dashurosh, do të thotë të mësosh artin e ushqyerjes
se vet lumturisë tënde.  

 

Të kuptosh vuajtjen e dikujt, është dhurata më e bukur që
mund t’i bëni një personi tjetër. Të kuptosh, është emri tjetër i dashurisë. Nëse
nuk kupton, nuk mund të dashurosh.

 

Nëse
prindërit tanë nuk e kanë kuptuar dhe dashuruar njëri-tjetrin, nga do ta dimë
se se çfarë pamje ka dashuria?…Trashëgimia më e rëndësishme që prindërit mund
t’i lënë fëmijëve të tyre, është vet lumturia e tyre. Prindërti tanë mund të
jenë në gjendje të na lënë trashëgimi para, shtëpi, dhe toka, por ata mund të
mos jenë njerëz të lumtur. Nëse kemi prindër të lumtur, atëherë kemi marrë
trashëgiminë më të rëndësishme nga të gjitha.

 

Shpesh,
ne biem në dashuri me të tjerë, jo sepse jemi të dashuruar dhe i kuptojmë ata
me të vërtetë, por për t’u shpërqëndruar nga vet vuajtjet tona. Kur mësojmë të
dashurojmë dhe të kuptojmë vetveten dhe kemi dhembshuri të vërtetë për
vetveten, atëherë do të jemi të aftë të dashurojmë dhe të kuptojmë me të vërtetë
një njeri tjetër.

 

Ndonjëherë,
ne ndjehemi bosh; jemi të zbrazët, ndjejmë mungesën e madhe të diçkaje. Nuk na
duhet të dimë shkakun; është shumë e vagullt, por ajo ndjesia e të qenit bosh
nga brenda është shumë e fortë. Ne presim dhe shpresojmë për diçka më të mirë,
në mënyrë që të ndjehemi më pak bosh, më pak vetëm. Të dëshirosh të kuptosh
veten dhe të kuptosh jetën, është një etje e thellë. Ekziston gjithashtu edhe
etja e thellë për të dashuruar dhe për tu dashuruar nga të tjerë. Ne jemi gati
të duam dhe të na duan. Kjo është shumë natyrale. Por për shkak se ne ndjehemi
bosh, ne përpiqemi që të gjejmë një objekt për dashurinë tonë. Ndonjëherë, nuk
kemi pasur kohë të kuptojmë vetveten, dhe megjithatë ne e kemi gjetur objektin
e dashurisë sonë. Dhe kur ne e kuptojmë që të gjitha shpresat dhe pritshmëritë
tona nuk mund të përmbushen nga një person tjetër, ne vazhdojmë të mbetemi
bosh. Ne duam të gjejmë diçka, por ne nuk dimë se çfarë të kërkojmë. Tek çdo
njeri ka dëshira dhe pritshmëri të vazhdueshme; thellë brenda vetes, ne presim që
të ndodhë diçka më e mirë. Kjo është arsyeja përse ne kontrollojmë e-mail-in
shumë herë gjatë ditës!

 

Thelbi i mirësisë së të dashurit është të jesh i aftë që të ofrosh
lumturi. Ti mund të jesh diell për një njeri tjetër. Ti nuk do të jesh në
gjendje të ofrosh lumturi deri sa ta kesh këtë diell për vetvete. Kështu që, ndërto
një shtëpi brenda vetes duke pranuar vetveten dhe mëso të duash dhe të shërosh vetveten.
Mëso se si të praktikosh të qenit i vetëdijshëm në një mënyrë të tillë që të
mund të krijosh çaste lumturie dhe gëzimi në vet ushqyerjen tënde. Vetëm atëherë
do të kesh diçka për të ofruar tek një person tjetër.   

 

Nëse ke dashuri dhe kuptim të mjaftueshëm brenda vetes, atëherë çdo cast –
qoftë i shpenzuar duke përgatitur mëngjesin, duke i dhënë makinës, duke ujitur
kopshtin, ose duke bërë dicçka tjetër gjatë ditë s suaj – të gjitha këto do të
jenë çaste gëzimi.

 

Në një marrëdhënie të thellë, nuk ka me një kufi ndërmjet teje dhe
personit tjetër. Ti je ajo dhe ajo është ti. Vuajtjet e tua janë vuajtjet e
saj. Kuptimi që ti ke mbi vet vuajtjet e tua e ndihmon njeriun që ti do që të
vuajë më pak. Vuajtja dhe lumturia, nuk janë më një çështje individuale. Ajo që
të ndodh ty, i ndodh edhe njeriut që ti do. Ajo që i ndodh njeriut që të ti do,
të ndodh edhe ty.

 

Në dashurinë e vërtetë, nuk ka as ndarje dhe as diskriminim. Lumturia e
tij, është lumturia juaj. Vuajtjet e tua janë vuajtjet e tij. Nuk mund të
thuash më, ‘Ky është problemi yt.’

 

Ku ti e do dikë, duhet
të kesh besim. Dashuria pa besim nuk është ende dashuri. Sigurisht, në fillim të
duhet të kesh besim dhe respekt në vetvete. Të besosh se ke një natyrë të mirë
dhe të dhembshur. Ti je pjesë e universit; ti je i përbërë nga yje. Kur shikon
njeriun që do, ti shikon që edhe ai është gjithashtu i përbërë nga yje dhe se
mban brenda vetes përjetësinë. Të shikosh në këtë mënyrë, ne, në mënyrë të
natyrshme do të ndjejmë nderim. Nuk mund të ketë dashuri t
ë vërtetë pa besim dhe respekt në vetvete dhe tek
personi tjetër.

 

Të dashurosh pa ditur se si të dashurosh, e lëndon njeriun tjetër. Që të
dimë se si të dashurojmë dikë, duhet t’i kuptojmë ata. Që të kuptosh, duhet të
dëgjosh.

 

Kur doni dikë, duhet të keni kapacitetin për të sjellë çlirim dhe ta
ndihmoni njeriun që doni që të vuajë më pak. Ky është art më vete. Nëse nuk
kuptoni rrënjët e vuajtjeve të tij, ju nuk do të jeni në gjendje që t’i
ndihmoni ata, ashtu siç një doktor nuk mund të ndihmojë në shërimin e një sëmundje
të cilës ai nuk i njeh shkakun. Duhet të kuptosh shkakon e vuajtjeve të njeriut
që do në mënyrë që t’i ndihmosh ata duke u sjellë çlirim.

 

Sa më shumë të kuptosh, aq më shumë do të dashurosh; sa më shumë të
dashurosh, aq më shumë do të kuptosh. Këto janë dy anët e realitetit. Mendja e
dashurisë dhe mendja e të kuptuarit, janë e njëjta gjë.

 

Shpesh,
kur ne themi, ‘Të dua’, ne përaqëndrohemi më shumë tek ideja ‘Unë’ që po bëj këtë
pjesën e të dashurit dhe më pak në cilësinë e dashurisë që po ofrohet. Kjo është
arsyeja përse ng
ërthehemi në idenë e vetes. Ne mendojmë se kemi një vete. Por nuk ekziston  një gjë e tillë si vetja e juaj individuale e
ndarë. Një lule, është e përbërë vetëm nga elementë që nuk janë prej luleje, të
tilla si  – klorofili, drita e diellit,
dhe uji. Nëse do t
ë hiqnim të gjithë këto
elementë jo prej luleje, atëherë nuk do të kishim asnjë lule. Lulja nuk mund të
ekzistojë më vete. Një lumle vetëm mund të ndërjetë/ndërekzistojë me të gjithë
ne…Edhe njerëzit janë kështu. Ne nuk mund të ekzisotjmë më vete. Ne vetëm mund
të ndërjemi/të ndërekzistojmë. Unë jam e përbërë vetëm nga elementë që nuk janë
unë, të tilla si – toka, dielli, prindërit, dhe paraardhësit e mi. Në një marrëdhënie,
nëse mund të shikoni këtë natyrën e të ndërqenit/të ndërekzistuarit ndërmjet
jush dhe një njeriu tjetër, atëhëre do të shikoni që vuajtjet e tij janë
vuajtjet tuaja, dhe se vet lumturia e tyre është vet lumturia juaj. Të shikosh
në këtë mënyrë, do t’ju bëj që të flsini dhe të silleni ndryshe. Kjo në vetvete
mund të çlirojë shumë vuajtje.

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty