Të tjeraE DUA PLAGËN TA KEM TË HAPUR - MBI...

E DUA PLAGËN TA KEM TË HAPUR – MBI DASHURINË DHE MIQËSINË NGA GEORGE STEINER

-

Edhe larja e dhëmbëve kur je i dashuruar është një përvojë
krejtësisht unike

 

Dante e pa për herë të parë Beatriçen kur ajo ishte vetëm 9-të
vjeç dhe kaq ishte e gjitha, i gjithë universi, unë besoj plotësisht dhe kjo bën
shumë kuptim për mua. Fjala greke për këtë është diçka që përkthehet në: ‘shoku
i njohjes, drita e kometës, shkëlqimi, drita e diellit në trupin tënd dhe çdo
gjë tjetër’: kjo është ajo! Ajo gjëja përfundimtare! Kjo ndodh në një qoshk
rruge, ti hyn në një dyqan dhe shikon dikë apo një hije në mur… A ndodh kjo
dy herë? Ne nuk e dimë këtë me të vërtetë. Platoni, Dante, Prusti, disa nga
mjeshtrit më të mëdhenj të meditimit mbi erosin, sugjerojnë se, kjo ndodh vetëm
një herë në jetë dhe se përvojat tona të mëvoshme janë një kompromis. Një
imitim! Një përpjekje për të rikapur atë çastin e parë të dritës. Njerëz të
tjerë, thonë jo. Dashuria e madhe e jetës sime erdhi shumë vonë, dhe se kjo, ka
qenë tërësisht e ndryshme për mua. Unë kam qenë jashtëzakonisht fatlum, fatlum
përtej fjalëve, që këto çaste, këto epifani, fjala e madhe e Xhoisit – epifani
kur ajo drita shkënqen përgjatë jetëve. Kjo nuk më ka lënë me ndonjë peng absolut
sepse, për shembull, me atë vajzën e parë të re nuk ka pasur asnjë marrëdhënie.
Ajo e kuptoi menjeherë që unë isha një patok dhe një sërë herësh në jetën time
ka pasur vetëm një çast ku secili prej tyre ka ndërtuar atë që unë besoj që, është
tani martesa ime me një grua të jashtëzakonshme dhe ne jemi bashkë prej 45-së
vitesh, dhe me pranimin e një fjale të errët në dukje…më lejoni disa çaste këtu
sepse jemi duke prekur diçka shumë thelbësore. Një nga shprejet që udhëheq jetën
time është nga poeti i madh Rilke. Rilke thotë se, aty ku ka pasur një dashuri
të lumtur të thellë më vonë njëri bëhet rojtar i përzemërt i vetmisë së
tjetrit. Një fjalë me kaq shumë thellësi. Erosi nuk zgjat përgjithmonë. Pasioni
nuk zgjat përgjithmonë. Unë besoj se, ky ekzagjerimi i pabesueshëm frojdian, që
seksualiteti – i fuqishëm, i mrekullueshëm, i magjishëm – është vetëm njëri nga
shumë forcat thelbësore dhe për shumë qenie njerëzore ajo nuk është më e rëndësishmja,
por që të kthehesh në rojtarin e përzemërt të vetmisë së tjetrit. Dhe kjo
transformohet në miqësi. Dashuria kthehet në miqësi supreme. Dhe se, ndoshta,
miqësia është më e rëndësishme sesa dashuria. Dhe kjo është një nga tabutë më të
mëdha në kulturën tonë. Grekët e dinin këtë gjë. Ka momente tek letrat e
Keats-it kur ai e shpreh këtë gjë që shumë pak kanë guxuar ta thonë këtë gjë. Shenjtëria
e miqësisë, një lidhje e paprekshme. Dhe nëse një martesë transformohet në një
miqësi, atëherë atë njerëz janë të bekuar përtej fjalëve. Ata kanë lulëzuar,
duke e pjekur epifanitë e hershme në diçka që zgjat më shumë. Unë nuk mund ta përfytroj
dot ekzistencën time pa qenë i dashuruar sipas një farë kuptimi, që është, si për
të thënë se, unë e lidh dashurinë me kohën e ardhshme. Këtu nuk ka asgjë
mistike. Më lejoni që të parashtroj argumentat për thjeshtësinë e saj dhe për
kuptimin e saj konkret. Ne nuk e dimë nëse edhe kafshët kanë një kohë të
ardhshme. Foljen nesër. Si për shembull, nesër. Ndërsa ne e kemi. Ne mund të bëjmë
diçka që është e pabesueshme. Astronomët flasin se nga një miliard vite nga
tani….dhe ata japin parashikime të sakta për këtë. Ne të dy mund të flasim për
të hënën në mëngjes pas funeralit. Çfarë dite do të jetë? Cila do të jetë
menuja e restorantit? Çfarë do të ndodhë me politikën e Partisë Laburiste? Dhe
kështu me rradhë. Koha e ardhshme. Të jesh i dashuruar do të thotë të kesh një
kohë të ardhshme. Është që të mendosh se gjërat do të kenë një farë kuptimi nesër.
Që ti je duke lëvizur drejt identitetit të një qenie tjetër njerëzore, një
prani reale, dhe se ajo që mendon, ajo që bën, kur lan dhëmbët në mëngjes dhe
je i dashuruar është një përvojë e ndryshme. Është një poemë e mrekullueshme
nga Robert Graves dhe për t’ia shpjeguar shikuesve tanë do t’i kthehemi
Homerit. Dhe në i kthehemi gjithmonë Homerit. Përkthyesi i madh anglez i
shekullit të XVIII-të Pope, ka bërë dicçka të mrekullueshme me Homerin, por që
është pak e ngurtë. Dhe ajo që duan fëmijët anglez janë vargjet e pakuptimta
nga Edward Lear. Dhe kjo poemë e vockël thotë: ne e mësuar Iliadën e Pope-it përmendësh
që do të thotë duke u ushtruar, nëpërmjet ushtrimit në shkollë. Ne mësuar
vargjet pa kuptim të Lear-it përmendësh. Fëmijët mësojnë ti rrëfejnë këto të
dyja të ndara dhe nuk e thonë kurrë se atë që shkrova në dashuri e shkrova vetëm
nga dashuria e zemrës. Dhe kjo i përmbledh të gjitha. Atë që shkruan kur je i
dashuruar dhe ajo që mëson nga vargjet pa kuptim ndryshon të gjithë botën. E
kuptoj që ka fuqi të mëdha abstrakte të mendjes tek mendje si ajo e Dekartit,
Aristotelit, për të cilët kjo nuk është e vërtetë; për të cilët një fare vetmie
është gjendja absolute e të shkuarit sistematik thellë, thellë, thellë në
vendet e njohjes. A duhet t’i kemi ata zili? Nuk e di! Unë nuk e di se çfarë do
të thotë të gjendem në këpucët e tyre të vetmuara. Dhe unë i adhuroj njerëzit që
nuk kanë frikë të jenë vetëm dhe ata janë të sigurt kundër shkatërrimeve sepse
ata nuk mund t’i prekë asgjë. Dhe ka me të vërtetë njerëz….ku Paskali është një
tjetër që thotë se, nëse nuk je në gjendje të qendrosh tërësisht vetëm në një
dhomë bosh atëherë nuk je me të vërtetë një qenie plotësisht e pjekur. Jo! Unë nuk
e kam bërë këtë. Unë pres për trokitjen kur ndodhem në atë dhomë. Dhe kur vjen
ajo trokitje në derë sërish dhe sërish në jetën time, kam mësuar se, hapat nëpër
shkallë të njeriut të dashur përpara se ajo të ketë hyrë në shtëpi është një përvojë
e vërtetë. Ka një pasion projektues kur hapat janë duke u afruar dhe Dante i
dinte këto të gjitha. I gjithë arti i madh e di këtë, muzika e di këtë, dhe po është
e vërtetë që kjo na bën jashtëzakonisht vulnerabël, jashtëzakonisht, por unë
dua që ta mbaj të hapur atë plagë!

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=ieDpijFV37Y&fbclid=IwAR3E3gQ-yPFeQoDdFipajtmnnLuZEtw8is5DHW6dN9bxpFFuHjiMB8fyJPs

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty