ARTDashuriaSI PO E NDRYSHON TEKNOLOGJIA DASHURINË? NGA HELEN FISHER

SI PO E NDRYSHON TEKNOLOGJIA DASHURINË? NGA HELEN FISHER

-

Burimi:
TED Talk

 

Teknologjia ka ndryshuar kortezhimin,
por ajo nuk do të ndryshojë dot se kë zgjedhim ne që të duam dhe përcaktuesin më
të fuqishëm të sjelljes njerëzore: shtyën njerëzore unike dhe të lashtë për të
dashuruar

Dashuria dhe atashimi do të triumfojnë!

 

Kohët
e fundit kam udhëtuar në malet e New Guinea-s, në Paqësor, dhe po flisja me një
burrë që kishte tre gra. E pyeta, ‘Sa gra do të dëshiroje të kishe?’ Dhe pastaj,
kishte një heshtje të gjatë, dhe unë mendova me vete, ‘A do të thotë pesë? A do
të thotë 10? A do të thotë 25?’ Dhe ai u përkul drejt meje dhe më pëshpëriti,
‘Asnjë.’

 

Tetëdhjetë e gjashtë përqind e shoqërisë
njerëzore lejojnë që burri të ketë disa gra: poligamia. Por në shumicën më të
madhe të këtyre kulturave, vetëm pesë ose dhjetë përqind e burrave, kanë në
fakt, disa gra. Të kesh disa gra mund të të jetë e dhimbshme. Në fakt, bashkë-bashkëshortet
mund të luftojnë me njëra-tjetrën, madje ndonjehërë ato mund edhe të helmojnë fëmijët
e njëra-tjetrës. Dhe duhet të kesh shumë lopë, dhi, para, tokë, për të ndërtuar
një harem.  

 

Ne jemi një specie që çiftohemi. Nëntëdhjetë
e shtatë përqind e gjitarëve nuk çitohen për të rritur fëmijët e tyre; ndërsa qeniet
njerëzore po. Nuk po sugjeroj se, ne jemi seksualisht besnikë ndaj partnerëve
tanë. Unë kam studiuar tradhëtinë në 42 kultura, dhe kuptoj, në fakt, rolin e
gjenetikës lidhur me këtë, dhe atë pjesë të trurit që lidhet me këtë sjellje. Ajo
është shumë e zakonshme në të gjithë botën, por ne jemi ndërtuar për të
dashuruar.

 

Si po e ndryshon teknologjia dashurinë?

 

Dhe unë do t’ju përgjigjem që
teknologjia nuk po e ndryshon thuajse fare dashurinë. Unë studioj trurin. Unë
dhe kolegët e mi kemi skanuar trurin e 100 njerëz – – njerëz që sapo kishin rënë
në dashuri, njerëz që sapo ishin refuzuar dhe njerëz në marrëdhënie afatgjata. Dhe
në fakt, është e mundur që të jesh ‘i dashuruar’ edhe në afatgjatë. Shumë më përpara
kam argumentuar se, ne kemi evoluar tre sisteme të ndryshme trunore lidhur me çifitimin
dhe riprodhimin: shtysa për seks, ndjenjat e dashurisë së thellë romantike dhe
ndjenjat e atashimit të thellë kozmik me një partner afatgjatë. Dhe së bashku,
këto tri sisteme trunore – me shumë pjesë të tjera të trurit – orkestrojnë jetët
tona seksuale, romantike dhe jetën tonë familjare.

 

Por ato ndodhen shumë poshtë kortekstit,
sistemit limbik, nga ku burojnë dhe gjenerohen emocionet tona. Ato shtrihen në
pjesën më primitive të trurit tonë, të lidhura me energjinë, përqëndrimin, dëshirimin,
motivimin, dhe shtysën. Në këtë rast, shtysa për të fituar çmimin më të madh të
jetës: një partner për t’u çifituar. Ato kanë evoluar rreth 4.4 milion vite më
parë mes paraardhësve tanë, dhe këto janë shtysa që nuk do të ndryshojnë sepse
ne zgjedhim të klikojmë majtas apo djathtas në profilin tonë    ‘Tinder’.

 

Nuk ka asnjë dyshim se, teknologjia është
duke ndryshuar mënyrën se si ne kortezhojmë: dërgimi i e-maileve, ‘emoji-t’ për
të shprehur emocionet tona, ‘të pëlqesh’ një fotografi, ‘selfie-t’…Jemi duke
parë rregulla të reja dhe tabutë se si të kortezhojmë. Por, ju e dini – – a po
e ndryshon me të vërtetë në mënyrë kaq dramatike të gjitha këto gjëra dashurinë?
Po fundi i viteve 1940-të, kohë kur makinat u bënë shumë të famshme dhe
papritur ne filluam të kishim edhe kervate që palosen.

Po përsa i takon hyrjes së pilulave të
kontrollit të shtatëzanisë? Të zgjidhura nga kërcënimi i madh i shtatëzanisë
dhe pasojat e rrënimit social, më në fund, gratë mund të vetshprehin seksualitetin
e tyre primitiv.

 

Edhe faqet e internetit për takime nuk
po e ndryshojnë dashurinë. Unë jam Kryekëshilltare Shkencore e faqes së
internetit ‘Match.com’. E kam kryer këtë detyrë për 11 vite. Dhe vazhdoj t’u
them atyre dhe ata janë dakord me mua se, këto nuk janë faqe interneti për
takime, por faqe interneti për prezantime. Kur ju uleni në një lokal, në një
kafene, në një stol parku, truri juaj i lashtë futet në veprim ashtu siç zgjohet
macja nga gjumi, dhe ju buzëqeshni dhe qeshni dhe dëgjoni dhe parakaloni në të
nëjtën mënyrë siç bënin paraardhësit tanë 100,000 vite më parë. Ne mund t’ju
japim juve njerëz të ndryshëm – – të gjitha faqet e mundshme të internetit për
takime – – por algoritimi i vetëm i vërtëtë është vet truri jonë njerëzor.
Teknologjia nuk do ta ndryshojë dot këtë.  

 

Teknologjia gjithashtu, nuk do të
ndryshojë dot se kë zgjedhim ne që të duam. Unë studioj biologjinë e
personalitetit, dhe kam arritur të besoj se, ne kemi evoluar katër stile të gjëra
të të menduarit dhe të sjelljes, që lidhen me sistemet e dopaminës, seratoninës,
testosteronit dhe me të estrogjenit. Kështu, unë krijova një pyetësor drejtëpërdrejtë
nga shkenca e trurit për të matur shkallën në të cilën ju shprehni këto tipare
– konstelacionin e tipareve tuaja – të lidhura me secilën prej këtyre katër
sistemeve trunore. Më pas e publikova këtë pyetesor në faqe të ndryshme
interneti në 40 vende të ndryshme. Katërmbëdhjetë milion njerëz, ose më shumë,
e kanë plotësuar këtë pyetësor deri tani, dhe kështu, kam qenë në gjendje që të
shikoj nga afër se kush tërhiqet nga kush.  

 

Dhe siç rezulton nga të dhënat, ata që
shprehen më shumë sipas sistemit të dopaminës kanë prirje të jenë kurioz,
krijues, spontan, dhe energjik, dhe këta njerëz tërhiqen nga njerëz të ngjashëm
me veten e tyre. Njerëzit kuriozë dhe krijues kanë nevojë për njerëz si vetja.
Njerëzit që janë më shumë shprehës sipas sistemit të seratoninës, kanë prirjen
të jenë tradicional, konvencional, ndjkës të rrgullave, ata respektojnë
autoritetin, dhe janë fetarë – – aspekti fetar qëndron në sistemin e seratoninës
– – dhe njerëzt tradicional gjithashtu, kërkojnë njerëz tradicionalë. Në këtë mënyrë,
tiparet e ngjashme tërheqin më shumë. Në dy rastet e tjera, tërheqin të kundërtat.
Njerëzit që janë mv shumë shprehës sipas sistemit të testosteronit kanë prirjen
të jenë analitikë, logjik, të drejtëpërdrejtë, dhe ata shkojnë për njerëzit me
tipare të kundërta nga të tyret: ata këtkojnë dikë që ka nivele të larta
estrogjeni, aftësi shumë të mira verbale dhe aftësi në lidhje me njerëzit, që
janë shumë intuitivë, ushqyes dhe emocionalisht shprehës. Ne kemi modele
natyrale të çifitimit. Teknologjia moderne nuk do të mund të ndryshojë se kë
zgjehim ne që të duam.  

 

Por teknologjia po prodhon një tendencë
moderne, e cila më duket veçanërisht e rendësishme. Ajo është e lidhur me
konceptin e paradoksit të zgjedhjes. Për miliona vite, ne kemi jetuar në grupe
të vogla gjuetarësh dhe korrësish. Ne nuk kishim mundësinë që të zgjidhnim ndërmjet
1,000 njerëzve që mund të gjesh në një faqe interneti për takime. Në fakt, e
kam studiuar këtë kohë e fundit, dhe në fakt, mendoj se, ka një lloj ‘vendi të ëmbël’
në trurin tonë; nuk e di se çfarë është ky vend, por me sa duket, nga leximi i
shumë të dhënave, ne mund të përqafojmë pesë deri në nëntë alternativa, dhe pas
kësaj, ne arrijmë tek ajo gjendja që akademkët e quajnë ‘mbingarkesë
konjitive,’ dhe si përfundim, ne nuk zgjedhim asnjërën prej tyre.

 

Kështu, kam filluar të mendoj se për
shkak të kësaj mbingarkese konjitive, ne kemi hyrë në një formë të re
kortezhimi që unë e quaj ‘dashuri e ngadaltë.’ Unë arrita në këtë përfundim
gjatë punës sime me Match.com. Çdo vit, për gjashtë vitetet e fundit, ne kemi
kryer një studim të titulluar ‘Singel-at në Amerikë.’ Ne nuk sondojmë popullatën
e ‘Match.com’, por popullatën amerikane. Për këtë ne kemi përdorur një kampion
përfaqësues prej 5,000 njerëzish dhe/ose më shumë nga popullata amerikane
bazuar në të dhanat e ‘Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave’ (Censusit) të
Sh.B.A.

 

Tani, ne kemi të dhëna për mbi 30,000
njerëz dhe në çdo vit të vetëm, unë shikoj një pjesë të të njëjtit model. Çdo
vit të vetëm kur unë bëj pyetjen, mbi 50% e njerëzve kanë kaluar
‘one-night-stand’ (kanë kryer seks vetëm një herë) – – detyrimisht jo vitin e
fundit, por në jetën e tyre – – 50% e tyre kanë pasur ‘miq me përfitime’ gjatë
jetës së tyre dhe mbi 50% e tyre kanë jetuar një marrëdhënie afatgjatë para
martesës. Amerikanët mendojnë se, kjo është diçka e pamatur. Kam dyshuar mbi
këtë gjë për një kohë të gjatë; pasi modelet që na rezultojnë nga të dhënat
janë shumë të qëndrueshme. Dhe për këtë duhet të ketë një lloj shpjegimi
darvinian – – dhe jo që shumë njerëz janë të çmendur.

 

Dhe ngeca, më pas, në një statistikë që
erdhi tek unë. Ishte një artikull akademik shumë interesant ku gjeta se 67% e
njerëzve ‘single’ në Amerikë sot, të cilët janë duke jetuar për një periudhë
atafgjatë me dikë, nuk janë martuar ende sepse ata janë të tmerruar nga
divorci. Ata janë të tmerruar nga pasojat shoqërore, ligjore, emocionale, dhe
ekonomike të divorcit. Dhe kështu, unë arrita në mendimin se, kjo nuk është pamaturi,
por kujdes nga ana e tyre. Njerëzit ‘single’ sot, duan të dinë gjithçka mbi
partnerin/en e tyre përpara martesës. Ndërmjet çërçafëve mëson shumë, jo vetëm
se si bën dashuri dikush, por edhe nëse ata janë të mirë, nëse mund t’ju dëgjojnë
dhe në moshën time, edhe nëse kanë apo jo sens humori.

 

Dhë në një epokë ku kemi shumë mundësi
zgjedhjeje, ne kemi shumë pak frikë nga shtatëzania dhe sëmundjet dhe ne nuk
kemi as ndjenja turpi për seksin para martesës, dhe unë mendoj se, njerëzit po
i japin kohë vetes lidhur me dashurinë.

 

Dhe aktualisht, ajo që po ndodh është
se, ajo që ne po shikojmë është një shtrirje e vërtetë e fazës së para-angazhimit
përpara se të lidhësh nyjet. Nëse dikur martesa ishte pika e fillmit të një marëdhënieje,
sot ajo është përfundimi.

 

Por truri njerëzor triumfon gjithmonë,
dhe në të vërtetë, në Shtetet e Bashkuara sot, 86% e amerikanëve do të martohen
kur të arrijnë moshën 49 vejçare. Madje edhe në kultura të tjera rreth botës,
ku njerëzit nuk po martohen më aq shpesh, ata në fakt, përfundojnë duke u
rehatuar me një partner me të cilin ata kanë pasur një marrëdhënie afatgjatë.

 

Kështu, fillova të mendoj: gjatë kësaj
shtrirje të fazës së para-angazhimit, nëse ju mund të hiqni qafe një marrëdhënie
të keqe përpara martesës, ndoshta do të shikojmë më shumë martesa të lumtura. Kështu
që, unë bëra një studim të 1,100 njerëzve të martuar në Amerikë – – jo në ‘Match.com’,
sigurisht – – dhe u bëra atyre shumë pyetje. Por njëra nga pyetjet ishte, ‘A do
të rimartoheshit me njeriun me të cilin jeni të martuar tani?’ Dhe 81% e tyre
thanë, ‘Po.’

 

Në fakt, ndryshimi më i madh lidhur me
romancën moderne dhe jetën familjare nuk është teknologjia. Majde nuk është as
dashuria e ngadaltë. Në fakt, është futja e grave në tregun e punës, në të gjitha
kulturat rreth botës. Për miliona vite, paraardhësit tanë jetonin në grupe të
vogla gjuetarësh dhe korrësish. Gratë kryenin distanca të largëta për të punuar
me korrjen e frutave dhe të perimeve. Ato vinin në shtëpi me 60 deri në 80 përqind
të ushqimit të darkës. Familja me dy të ardhura ishte rregulli. Dhe gratë
konsideroheshin po aq të fuqishme ekonomikisht, shoqërisht, dhe seksualisht sa
edhe burrat.

 

Pastaj mjedisi ndryshoi diku rreth
10,000 vite më parë, ne filluam të sistemoheshim dhe së bashku burrat dhe gratë
ishin të detyruar të martoheshin me personin e duhur, me sfondin kulturor dhe
shoqëror të  duhur, nga feja e duhur, dhe
me lidhjet e duhura shoqërore dhe politike. Puna e burrave u bë më e rëndësihsme:
ata duhet të lëviznin shkëmbinjtë, të rrëzonin pemët, të plugonin tokën. Ata
sillnin atë që prodhonin në tregjet vendore, dhe ktheheshin në shtëpi me shumën
ekuivalente të parave.   

 

Bashkë me këtë, në pamë edhe ngritjen e disa
besimeve: beimin e virgjërisë në martesë, martesat me shkosi – – martesa të
organizuara në mënyrë strikte – – besimin se burri ishte koka e shtëpisë, se
vendi i gruas ishte në shtëpi dhe më e rëndësishmja, se guraja duhet të nderonte
burrin ‘deri sa vdekja të na ndajë’. Këto gjëra tani kanë marrë fund. Ato po
largohen, dhe në shumë vende, ato nuk ekzistojnë më.

 

Ne ndodhemi tani në një revolucion të
martesës. Ne jemi duke hequr dorë nga 10,000 vite të traditës sonë bujqësore
dhe duke lëvizur drejt marrëdhënieve egalitare ndërmjet sekseve – – diçka që unë
e konsideroj me po aq vlerë dhe të krahasueshëm me shpirtine e lashtë njerëzor.

 

Unë nuk jam nje person optimist; dhe ka
shum gjëra për të ‘qarë’ ende. Unë kam studiuar divorcin në 80 kultura, kam
studiuar, siç them unë, tradhëtinë në shumë prej tyre – – dhe ka një pirg me
probleme. Siç ka thënë një herë poeti, William Butler Yeats, ‘Dashuria është diçka
e shtrëmbër.’ Unë do të shtoja, ‘Askush nuk del gjallë prej saj.’

 

Ne që të gjithë kemi probleme. Por në
fakt, unë mendoj se, poeti Randall Jarrell e përmbledh këtë me të vërtetë më
mirë. Ai ka thënë, ‘Errësira, bota jo e lehtë e jetës familjare – – ku edhe më
të mëdhenjtë mund të dështjnë, dhe më të përunjurit mund të triumfojnë.’  

 

Por dua t’ju lë me këtë: dashuria dhe atashimi
do të triumfojnë dhe teknologjia nuk e ndryshon dot këtë. Dhe do ta mbyll duke
thënë se, që të kuptojmë marrëdhëniet njerëzore duhet të marrim në konsideratë
përcaktuesit më të fuqishëm të sjelljes njerëzore: shtyën njerëzore unike, të përshtatshme
dhe të lashtë për të dashuruar.

 

Faleminderit.

 

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty