ARTDashuriaKU PO SHKON DASHURIA? PËRSE DUAM, PËRSE TRADHËTOJMË? NGA...

KU PO SHKON DASHURIA? PËRSE DUAM, PËRSE TRADHËTOJMË? NGA HELEN FISHER

-

 

NJË BOTË
PA DASHURI, ËSHTË NJË VEND I VDEKUR!

Burimi:
TED Talk

 

Sot, dua
t’ju flas për dy tendencat shoqërore më të mëdha të shekullit të fundit dhe
ndoshta në 10,000 vitet e ardhshme. Por dua ta filloj nga puna që kam bërë mbi
dashurinë romantike, sepse ajo është puna ime më e fundit. Unë dhe kolegët e mi
kemi skanuar trurin  e 32 njerëzve të
dashuruar. 17 prej tyre ishin çmendurisht të dashuruar dhe dashuria e tyre
ishte një dashuri e pranuar; 15 prej tyre ishin çmendurisht të dashuruar, por
partnerët e tyre i kishin lënë ata. Kështu, në fillim dua t’ju flas për
kategorinë e parë dhe pastaj do të vazhdojmë më tej. Dua t’ju tregoj se, ku po
shkon dashuria sipas mendimit tim.

 

‘Çfarë është
dashuria?’ ka thënë Shekspiri. Unë mendoj se, paraardhësit tanë – – qeniet njerëzore
kanë hamendësuar mbi këtë pyetje që në kohën kur ata ngrinin kampe zjarri ose
kur shtriheshin në tokë dhe shikonin yjet një milion vite më parë. Unë e
fillova duke u përpjekur të kuptoja se, çfarë është dashuria romantike duke parë
kërkimet psikologjike të 45 viteve të fundit dhe siç rezulton, ka një grup
specifik gjërash që ju ndodh kur bini në dashuri. Gjëja e parë që ndodh, është ajo
që unë e quaj – atë që një njeri i caktuar ‘merr një kuptim të veçantë.’ Siç më
tha dikur një shofer kamioni, ‘Bota kishte një qendër të re, dhe ajo qendër
ishte Mary Anne.’  

 

George
Bernard Shaw është shprehur ndryshe. “Dashuria ka të bëjë më mbivlerësimin
e dallimeve ndërmjet një gruaje dhe një gruaje tjetër.’ Dhe në të vërtetë, kjo është
ajo që ne bëjmë.

 

Dhe, më
pas, ti përqëndrohesh tek ky person i vetëm. Ti je në gjendje të rendishësh gjërat
që nuk të pëlqejnë, por më pas e lë atë mënjanë dhe përqëndrohesh tek ato që të
pëlqen. Si ka thënë Chaucer, ‘Dashuria është e verbër.’

 

Duke qenë
se, dua të kuptoj dashurinë romantike, vendosa të lexoj poezi nga e gjithë
bota, dhe dua t’ju lexoj një poemë shumë të shkurtër nga Kina e shekullit të
XVIII-të, sepse është një shembull thuajse perfekt të një burri i cili është i
përqëndruar plotësisht tek një grua e vetme. Është njësoj sikur je çmendurisht
i dashuruar me dikë dhe je duke ecur në një parking – – makina e tyre është e
ndryshme nga çdo makinë tjetër në vendet e parkimit. Gota e tyre e verës është
plotësisht e ndryshme nga gota e verës së çdo njeriu tjetër në tryezën e darkës.
Dhe në këtë rast, pra në Kinën e shekullit të XVIII-të, një burrë ra në dashuri
në një shtresë bambuje për fjetje.  

 

Dhe
historia vijon kështu.

 

Ajo i përket
një zotërie të quajtur Yuan Zhen. ‘Nuk duroj dot as ta vë mënjanë shtesën e
fjetjes prej bambuje. Natën që të solla ty në shtëpi, të pashë teksa e hape atë.’
Ai ra në dashuri në një shtresë fjetjeje, me shumë mundësi për shkak të rritjes
së niveleve të dopaminës në truriun e tij, ashtu siç ndodh me mua dhe me ju.

 

Por sido
që të jetë, jo vetëm që ky person në këtë moment merr një kuptim të veçantë,
por vëmendja juaj është e përqëndruar plotësisht tek ata. Ti i zmadhon ata. Dhe
ju keni energji të mëdha. Dhe siç ka thënë një polinezian njëherë, ‘Mu duk
sikur fluturova në qiell.’ Nuk të zë gjumi. Ti ecën nëpër dhomë deri sa të agojë.
Ju jeni të ngazëllyer kur çdo gjë shkon mirë; dhe luhajte të tmerrshme të
gjendjes suaj të humorit kur gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë. Varësi e vërtetë
nga një person i vetëm. Siç më tha njëherë një biznesmen në Nju Jork, ‘Çdo gjë
që i pëlqente asaj, më pëlqente edhe mua.’ E thjeshtë. Dashuria romantike është
e thjeshtë.

 

Ju bëheni
seksualisht posesiv deri në nivel ekstrem. Dhe ju e dini se, nëse jeni duke
fjetur me dikë rastësisht, ju nuk doni t’ia dini edhe aq shumë nëse ata flenë
edhe me dikë tjetër. Por në çastin kur ju bini në dashuri me atë person, ju bëheni
seksualisht posesiv ndaj tyre. Mendoj se, këtu ka një qëllim darvinian. I gjithë
kuptimi i kësaj ka të bëjë me përpjekjen për t’i tërhequr bashkë dy njerëz aq
fuqishëm saqë ato të mund të mendojnë që të bëjnë dhe rrisin fëmijë bashkë si
një ekip.

 

Por
karakteristikat kryesore të dashurisë romantike janë dëshirimi: një dëshirim i
thellë për të qenë me një njeri të veçantë, jo vetëm seksualisht, por
emocionalisht. Është këndshëm të shkoni në shtrat me ta, por ju dëshironi që
ata t’ju telefonojnë, t’ju ftojnë të dilni me ta, etj., dhe t’ju thonë se ju
duan. Karakteristika tjetër është motivimi. Motori i trurit tuaj fillon të lëvizë
si me levë, dhe ju e doni atë person për vete.  

 

Dhe e
fundit, por jo më pak e rëndësishmja, dashuria romantike është obsesion. Përpara
se t’i skanoja trurin këtyre njerëzve, i kam bërë atyre të gjitha llojet e
pyetjeve. Por pyetja ime më e rëndësishme ka qenë gjithmonë e njëjta: ‘Sa përqind
të ditës dhe të natës mendoni për këtë person?’ Dhe në të vërtetë, ata do të
thonin, ‘Gjithë ditën. Gjithë natën. Nuk rresht dot se menduari për të.’

 

Dhe më
pas, pyetja e fundit fare – – më duhej të përgatijsa veten për këtë pyetje
sepse unë vet nuk jam psikologe. Unë nuk punoj me njerëzit të cilën mund të
ndodhen në një situatë traumatike cilado qoftë ajo. Pyetja ime e fundit ishte
gjithnjë e njëjta. Unë i pyes, ´A do të vdisnit për atë person?´ Dhe në të vërtetë,
këta njerëz thonë ´Po!´ me po aq lethësi sikur ti kisha kërkuar të më kalonin
kripën në tryezën e ngrënies. Dhe unë u trondita nga kjo gjë.

 

Kështu,
ne skanuar trurin e tyre, duke parë një fotografi të njeriut të tyre të zemrës
dhe duke parë një fotografi neutrale, me një detyrë shpërqëndruese ndërmjet të
dyja momenteve. Kështu, ne do të ishim në gjendje të shikonim të njëjtin tru në
gjende të ngazëllyer dhe një në gjendje të relaksuar. Dhe ne gjetëm aktivitet në
shumë zona të trurit. Në fakt, një nga zonat e trurit që bëhet më aktive kur ju
bini në dashuri është i njëjtë me atë që bëhet aktiv kur merrni kokainë. Dhe në
të vërtetë, kjo është ajo që ndodh me saktësi.

 

Aty
fillova të kuptoj se, dashuria romantike nuk është një emocion. Në fakt,
gjithmonë kisha besuar se, dashuria romantike është një seri emocionesh, nga më
të lartat tek më të ultat. Por në të vërtetë, ajo është një shtysë. Ajo buron
nga motori i mendjes, pjesa nevojtare e trurit, ajo që dëshiron. Ajo pjesë e
trurit që kërkojmë kur jemi duke ngrenë një copë cokollatë, ajo pjesë e trurit
kur dëshironi të fitoni promovimiin për të cilin keni punuar. Motorin e trurit.
Ëdhe ajo është një shtysë.

 

Dhe në
fakt, unë mendoj se, ajo është më e fuqishme sesa shtysa për seks. Ju e dini, nëse
do t’i kërkonit dikujt të flinte me ju, dhe ata thonë, ‘Jo, faleminderit, ‘me
siguri që ju nuk do ta vrisnit veten nga kjo gjë apo të binit në depresion
klinik. Por me siguri, nëpër botë, njerëz që refuzohen për shkak të dashurisë
edhe do ta vrisnin veten për këtë arsye.

 

Njerëzit
jetojnë për dashurinë. Njerëzit vrasin për dashurinë. Njerëzoit vdesin për
dashurinë. Ata kanë këngë, poema, romane, skulptura, piktura, mite, legjenda.

 

Në mbi
175 shoqëri, njerëzit kanë lënë pas evidenca të kësaj pjese kaq të fuqishme të sistemit
të trurit. Kam arritur në mendimin se, dashuria romantike është ajo pjesë e sistemit
trunor më të fuqishëm mbi tokë për të dyja emocionet si për gëzimin dhe vuajtjen  e madhe.  

 

Gjithashtu,
kam arritur në mendimin se, ajo është një nga tri pjesët e ndryshme të sistemit
trunor që ka evoluar nga çiftëzimi dhe riprodhimi. Njëra, është shtysa për seks:
etja për përmbushje seksuale. W.H. Auden e ka quajtur atë ‘një shtypje e padurueshme
nervore,’ dhe në të vërtetë, e tillë është. Ajo të bezdis nga pak, si atëherë
kur jeni të uritur dhe diçka ju ngacmon. E dyta, nga këto tri sisteme trunore është
dashuria romantike: ngazëllimi, obsesioni i dashurisë së hershme. Dhe e treta, është
atashimi: ajo ndjesia e qetësisë dhe e sigrisë që ndihet me nje partner në marrëdhënie
afatgjata.

 

Dhe, unë
mendoj se, shtya për seks ka evoluar për t’ju çuar atje, duke kërkuar midis
shumë partnerëve. Këtë mund ta ndjesh edhe kur je duke i dhënë makinës në rrugë.
Ajo nuk është e foksuuar tek asnjë njeri. Mendoj se, dashuria romantike ka
evoluar për të na bërë që ne t’i përqëndrojmë të gjitha energjitë dhe kohën tonë
të ciftëzimit vetëm tek një partner. Dhe mendoj se, atashimi – – sistemi i tretë
trunor – ka evoluar për të na mundësuar që në të mund të jemi në gjendje ta
tolerojmë këtë qenien tjetër njerëzore mjaftueshëm gjatë për të rritur një fëmijë
bashkë si një ekip. Kështu, me këtë parathënië, dua të futem më thell në analizë
tek dy tendencat më të rëndësishme shoqërore. Njëra e 10,000 viteve të fundit
dhe tjetra e 25 viteve të fundit, të cilat do të kenë një ndikim të madh mbi këto
tri sisteme trunore: epshin, dashurinë romantike, dhe atashimin e thellë me një
partner.  

 

E para,
ka të bëjë me faktin që gratë sot janë në punë dhe ato janë pjesë e krahut të
punës. Unë kam studiuar 13 shoqëri të ndryshme nëpër vjetarët demografikë të
Kombeve të Bashkuara. Kudo në botë, 129 nga 130 shtete, gratë jo vetëm që janë
rikthyer në tregun e punës – – ndonjëherë shumë, shumë ngadalë – – por ato janë
duke ngushtuar hendekun ndërmjet burrave dhe grave në termat e pushtetit
ekonomik, shëndetësor dhe atë arsimor.

 

Për si çdo
tendencë në këtë planet, ka edhe një kundër-tendencë. Ne të gjithë i dimë ato,
por megjithatë  arabët thonë, ‘Qentë le të
lehin, karvani le të ecë përpara.’ Dhe, në të vërtetë, karvani është duke ecur
përpara. Gratë janë duke u rikthyer në tregun e punës. Dhe unë them jane duke u
rikthyer sepse kjo nuk është një gjë e re. Për miliona vite, që nga tokat e Afrikës,
gratë punonin në distanca të largëta për të punuar për mbledhjen e perimeve. Ato
vinin në shtëpi me reth 60-të deri në 80-të përqind të ushqimit të darkës. Standardi
ka qenë një familje me dy të ardhura. Dhe gratë konsideroheshin po aq të
fuqishme ekonomikisht, shoqërisht, dhe seksualisht sa burrat.

 

Pra ne
jemi duke lëvizur përpara në të shkuarën.

 

Më pas, shpikja
më e keqe që ndodhi në kurriz të grave ishte plugimi. Me fillimin e bujqësisë së
plugimit, roli i burrave u bë jashtëzakonisht shumë i fuqishëm. Gratë humbën
punët e tyre të lashta si kultivuese dhe mbledhëse e ushqimit, por sërish pas
me revolucionin industrial dhe atë post-industrial ato janë duke u rikthyer në
tregun e punës. Shkurtimisht, ato janë duke rifituar atë status që e kishin
rreth 10,000 apo 100,000 vite më parë. Dhe kjo do të ketë ndikimin e saj.   

 

Përgjithësisht,
unë jap një leksion të plotë mbi ndikimin e grave në komunitetin e biznesit.
Them disa gjëra, dhe pastaj kaloj tek seksi dhe dashuria. Dhe, ka shumë dallime
gjinore; kushdo që mendon se, gratë dhe burrat janë njësoj atëherë ata nuk kanë
pasur ndonjëherë një fëmijë djalë apo vaj
zë. Nuk e di përse ata duan të mendojnë
se gratë dhe burrat janë njësoj. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, por ka një
tërësi gjërash që ne nuk i kemi të përbashkëta.  

 

Ne jemi –
– sipas asaj që thotë Ted Hughes, ‘Unë mendoj se ne jemi si dy këmbë. Dhe ne
kemi nevojë për njëri-tjetrin për të ecur përpara.’ Por ne nuk kemi evoluar për
të pasur të njëjtin tru. Dhe ajo që studiuesit janë duke gjetur, janë edhe më
shumë dallime gjinore në tru. Një prej tyre është aftësia verbale e grave. Gratë
mund të flasin.

 

Aftësia e
grave për të gjetur fjalën e duhur me shpejtësi, artikulimi bazë ndodh në mes të
ciklit menstual, kur nivelet e estrogjenit janë në pikun e tyre. Por edhe gjatë
menstruacioneve, ato janë më mirë sesa burri mesatar. Gratë mund të flasin. Ato
e kanë bërë këtë gjë për miliona vite; fjalët kanë qenë instumentet, mjetet e
punës për gratë. Ato e mbanin foshnjën përballë fytyrës së tyre, duke e
ledhatuar, duke e qortuar atë, duke e edukuar me fjalë. Dhe, në të vërtetë, ato
janë duke u bërë një forcë shumë e fuqishme.

 

Edhe në
vende si India dhe Japonia, ku gratë nuk lëvizin me ritme të shpejta në tregun
e rregullt të punës, ato janë duke kaluar në gazetari. Dhe unë mendoj se
televizioni është si kampi i madh i zjarrit të botës. Ne ulemi rreth tij dhe ai
formëson mendjet tona. Siç e ka thënë edhe Solzhenitsyn-i, ‘Të kesh një
shkrimtar të madh është njësoj sikur të kesh një qeveri të dytë.’

 

Sot, 54 përqind
e shkrimtarëve ne Amerikë janë gra. Kjo është një nga shumë karakteristikat që
gratë kanë dhe që ato i marrin me vete në tregun e punës. Ato kanë aftësi të
jashtëzakonshme lidhur me njerëzit, aftësi negociimi. Ato kanë imagjinatë të
lartë. Dhe ne tani dimë më shumë mbi rolin e imagjinatës në tru dhe planifikimin
afatgjatë. Gratë mendojnë si rrjet. Duke qenë se, pjesët e trurit të femrës janë
të lidhura më mirë, ato kanë tendencë të mbledhin më shumë pjesëza informacioni
kur mendojnë, duke i vendosur ato në modele komplekse, dhe si rezultat kemi më
shumë opsione dhe produkte. Ato janë kontekstuale, mendimtare holistike, atë që
unë e quaj ‘web thinkers’ (mendimtare rrjet).  

 

Ndërsa,
burrat – – burrat mesatar – – kanë tendencë të heqin qafe ato gjëra të cilat
ata i konsiderojë si të parëndësishme, dhe ata përqëndrohen në atë që bëjnë,
dhe lëvizin nëpër një model të menduar që funksionon hap pas hapi. Që të dyja
mënyrat e të menduarit janë të përsosura. Dhe ne kemi nevojë për të dy për të
ecur përpara. Në fakt, ka edhe më shumë burra gjeni në botë, ashtu siç ka edhe
shumë burra të tjerë idiotë. 

 

Kur truri
i burrave punon mirë, ai punon jashtëzkonisht shumë mirë. Dhe unë mendoj se, ne
jemi duke shkuar drejt një shoqërie më bashkëpunuese, një shoqëri që i vlerëson
të dyja talentet, edhe të burrave dhe të grave, të cilët gjithnjë edhe më shumë
po mirëkuptohen dhe vlerësohen dhe si rezultat punësohen në tregun e punës.  

 

Por, në
fakt, me lëvizjen e grave në tregun e punës vihet re një ndikim i të madh mbi
jetën seksuale, romancën dhe jetën familjare. Para së gjithash, gratë kanë
filluar të shprehin seksualitetin e tyre.

 

Mahnitem kur
njerëzit vijnë dhe më thonë, ‘Përse tradhëtojnë kaq shumë burrat?’ ‘Përse
mendon se burrat tradhëtojnë më shumë sesa gratë?’ ‘Epo, ja që burrat tradhëtojnë
më shumë!’ Dhe unë u them, ‘Më kë mendoni se po flenë këta burra?’

Matematikë
themeltare, asgjë më shumë!

 

Në botën
perëndimore, gratë e fillojnë më herët aktivitetin seksual, kanë më shumë
partnerë, ndjejnë më pak keqardhje për partnerët që kanë, martohen më vonë, kanë
më pak fëmijë, largohen kur martesat janë të këqija për të gjetur lidhje më të
mira. Ajo që po shikojmë tani është një ngritje e shprehjes seksuale të femrës.
Dhe, në të vërtetë, edhe një herë ne jemi duke lëvizur drejt asaj shprehie
seksuale që me shumë mundësi e kanë përjtuar ato gratë e fushave në Afrikë një
milion vite më parë, sepose kjo është ajo lloj shprehjeje seksuale që ne e
shikojmë tek shoqëritë që merren me gjueti.    

 

Ne jemi
duke u kthyer gjithashtu tek një forme antike e barazisë martesore. Tani ata
thonë se shekulli i XXI-të do të jetë shekulli i asaj që ata e quajnë ‘martesa
simetrike,’ ose ‘martesa e pastër,’ ose ‘martesa e dhembshur.’ Kjo është një
masrtesë midis të barabartësh, duke lëvizur drejt një modeli të pajtueshëm me
shpirtin antik njerëzor.

 

Ne jemi
duke parë, gjithashtu, edhe një ngritje të dashurisë romantike. 91 përqind e
amerikaneve gra dhe 86 përqind e amerikanëve burra, nuk do të martohesin me
asnjë partner të vetëm i/e cila do të kishte çdo cilësi për të cilën ato janë
duke kërkuar tek partneri i tyre, nëse ata nuk janë të dashuruar me këtë
person. Njerëzit në të gjithë botën, në një studim të kryer në 37 shoqëri, duan
të jenë të dashuruar me personin që do të martohen.

 

Unë,
gjithashtu, mendoj se, martesat mund të bëhen më të qëndrushme për shkak të
tendencës së dytë më të madhe sot në botë. E para, ishte kalimi i grave në
tregun e punës, e dyta lidhet me plakjen e popullsisë. Ata nuk e thonë se, në
Amerikë, mosha mesatare vlerësohet deri në 85-së vjeç. Sepse në këtë kategori
grupmoshe ndërmjet 76-të dhe 85-së vjeç, 40 përqind e tyre nuk kanë asgjë që
nuk shkon me ta. Kështu, ajo që po vërejmë është një shtrirje e moshës së
mesme.   

Si pjesë
e punës për një nga librat e mi, pashë të dhënat e divorceve në 58-të shoqëri.
Dhe siç rezulton nga të dhënat, sa më e lartë të jetë mosha e dikujt aq më pak
ka të ngjarë që ata të divorcohen. Kështu që, shkalla e divorceve tani është e
qëndrueshme në Amerikë, dhe në fakt, ka filluar të ulet. Kjo rënie mund të vazhdojë
edhe më tej. Gjithashtu, do të thoja se, me viagran, zëvedësimin e estrogjenit,
dhe me këto gra kaq interesante – – gratë nuk kanë qenë kurrë kaq interesante
saç janë tani. Në asnjë moment në hisotrinë e planentit, gratë nuk kanë qenë
kaq të arsimuara, kaq interesante dhe kaq të afta sa tani. Dhe sinqerisht,
mendoj se, nëse ka qenë ndonjëherë koha në evolucionin njerëzor për të pasur
mundësinë për të kryer martesa të mira, koha është tani.

 

Megjithatë,
ka gjithmonë vend për komplikime. Këto tri sisteme trunore – – epshi, dashuria
romantike dhe atashimi – – nuk shkojnë gjithmonë bashkë me njëra-tjetrën. Por
edhe mund të shkojnë, të harmonizohen. Ja përse seksi rastësor nuk është edhe
aq rastësor. Gjatë orgazmës ju merrni një vringull dopamine. Dhe dompanina është
e lidhur me dashurinë romantike, dhe ju mund të bini në dashuri edhe me dikë që
jeni duke kryer seks rastësor. Me orgazmën, ka një vërshim oksitocine dhe ‘vasopressin-e’
– – të cilat janë të lidhura me atashimin. Kjo është arsyeja përse ju ndjeni një
lloj bashkimi kozmik me dikë paq keni bërë dashuri me ta.

 

Por këto
tri sisteme trunore: epshi, dashuria romantike dhe atashimi, nuk janë gjithmonë
të lidhura me njëra-tjetrën. Ju mund të jeni thellësisht të atashuar me një
partner afatgjatë, ndërkohë mund të jeni duke ndjerë dashuri të madhe romantike
për dikë tjetër, ndonëse ndjeni një shtysë seksuale për partnerë të tjerë me të
cilët nuk jeni të lidhur.

Shkurtimisht,
ne jemi të aftë për të dashuruar më shumë sesa një person në kohë.

 

Në fakt, ju
mund të jeni shtrirë në shtartin tuaj natën dhe mund të notoni nga ndjenjat e
thella të atashimit për një person tek ndjenjat e dashurisë romatike për një
person tjetër. Ëshë njësoj sikur keni një takim komiteti në trurin tuaj dhe në
të njejtën kohë po përpiqeni të vendosni se si do të veproni.

 

Kështu që,
sinqerisht, nuk mendoj se, ne jemi një kafshë që jemi ndërtuar për të qenë të
lumtur; ne jemi një kafshë që është ndërtuar për të riprodhuar.

 

Unë
mendoj se, lumturinë që ne gjejmë e krijojmë vet.

Megjithatë,
mendoj se, ne mund të kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

 

Kështu
dua ta mbyll me dy gjëra. Dua ta mbyll me një shqetësim, dhe me një histori të mrekullueshme.
Shqetësimi im lidhet me antidepresantët. Mbi 100 milion receta antidepresantësh
shkruhen çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Dhe këto ilaçe janë duke u bërë si një
gjë e përgjithshme. Dhe ato janë duke depërtuar në të gjithë botën. Njoh një
vajzë që ka qenë nën trajtimin e antidepresantëve që në moshën 13-të vjeçare.

 

Nuk kam
asgjë ndaj atyre njerëzve që i marrin këto antidepresantë për një periudhë
afatshkurtër, në një moment të jetës së tyre kur ata janë duke kaluar diçka të
tmerrshme. Ata mund të duan të kryejnë vetëvrasje ose të vrasin dikë tjetër. Në
këtër ast do t’ia rekomandoja edhe unë. Por gjithnjë edhe më shumë njerëz në
Shtetet e Bashkuara po i marrin këto antidepresantë për një kohë të gjatë. Dhe
në të vërtetë, këto lloje ilaçesh i rrisin nivelet e serotoninës. Dhe duke
rritur nivelet e serotoninës, ju shtypni qarkun e dopaminës. Këtë e di çdo
njeri. Dopamina është e lidhur me dashurinë romantike. Jo vetëm që ato shtypin
dopaminën, por ato vrasin edhe shtysën për seks. Dhe kur ato vrasin shtysën për
seks, praktikisht ju kemi vrarë orgazmën. Dhe kur vret orgazmën, ju vrisni edhe
gjithë atë rrjedhën e drograve të lidhura me atashimin. Çdo gjë është e lidhur
në tru. Dhe kur ju ngacmoni një sistem trunor, atëherë do të ndikoni edhe në
sistemet e tjera.

 

Thjesht
jam duke thënë se, një botë pa dashuri është një vend i vdekur.

 

Doja ta mbyllja
me një hisotri. Dhe më pas, vetëm me një koment. Unë e kam studiuar dashurinë
romantike, seksin dhe atashimin për 30 vite. Unë vet jam një nga dy binjake;
dhe jam e intresauar të di se përse binjakët ngjajnë me njëri-tjetrin. Përse ti
dhe unë jemi të ngjashëm, përse irakenët, japonezët, vendasit nga Australia apo
ata nga lumi i Amazonës jemi të gjithë të ngjashëm. Rreth një viti më parë, një
shërbim për takime në internet, Match.com, erdhi dhe më pyetën nëse do të isha
e gatshme të hartoja një sistem të ri në internet për takime për ta. Unë u
thashë, ‘Unë nuk di asgjë për personalitetin. E dini këtë? Nuk e di. A jeni të
sigurt nëse keni ardhur tek personi i duhur?‘ Dhe ata më thanë, ‘Po.’ Dhe kjo më
bëri të filloja të mendoja se, përse ne biem në dashuri me një person dhe jo me
një person tjetër.  

 

Ky është
projekti im aktual; dhe ky do të jetë libri im i rradhës. Arsyet përse ju bini
në dashuri me një person dhe jo me një tjetër janë nga më të ndryshmet. Koha, është
shumë e rëndësishme. Afërsia, është shumë e rëndësishme. Misteri, është shumë i
rëndësishëm. Ju bini në dashuri me dikë që është deri diku misterioz, pjesërisht
për shkak se misteri ngre nivelet e dopaminës në tru, ndoshta kjo ju çon përtej
pragut dhe ju bini në dashuri me atë person. Ju bini në dashuri me atë që unë e
quaj ‘hartën tuaj të dashurisë,’ një listë e pandërgjegjshme cilësish që ju e
ndërtoni nga fëmijëria e tutje përgjatë gjithë rritjes suaj. Gjithashtu mendoj
se, ju keni prirjen të tërhiqeni drejt atyre njerëzve, të cilët deri diku kanë një
sistem trunor plotësues me tuajin.  

 

Por dua
t’ju tregoj një hisotri, për ta ilustruar këtë. Kam folur për biologjinë e
dashurisë. Doja t’ju tregoja gjithashtu edhe për magjinë e saj. Kjo është
historia e një studenti të diplomuar.

 

Dhe ky
student ishte i çmendurisht i dashruar me një studente tjetër, por ajo nuk e
dashuronte atë. Dhe ata nodheshin të gjithë në një konferencë në Beijing. Dhe
ai e dinte nga puna që ne kishim realizuar se nëse bëni diçka të re me dikë,
nivelet e dopaminës rriten, dhe ndoshta kjo bën që sistemi i trurit të tyre jetë
i gatshëm ppër dashuri romantike.

 

Kështu,
ai vendosi të përdorte shkencën. Ai e ftoi këtë vajzë për një xhiro me karrocë
me dy rota që mbahet me duar.

 

Dhe me
siguri – – edhe pse unë s’kam hipur në një prej tyre, por mesa duket ato shkojnë
rreth autobuzëve, kamionëve është çemdnuri dhe gallatë në të njëjtën kohë. Ai
kuptoi se, kjo do rriste nivelet e dopaminës, dhe ajo do të ishte më shumë e
gatshme për tu dashuruar me të. Kështu që, ata e bënë xhiron me karrocë me dy
rrota, u argëtuan, qeshën bashkë dhe kaluan një kohë të mrekullueshme. Dhe pas
një ore kur ajo zbriti nga karroca ngriti duart dhe i tha atij, ‘Fantastike!’
Dhe, ‘Një xhiro e hatashme!’

 

Kjo është
magjia e dashurisë!

 

Dhe do ta
mbyll duke thënë se, miliona vite më parë, ne evoluam tri shtysa bazike: shtysën
e seksit, dashurinë romantike, dhe atashimin afatgjatë me një partner. Këto
qarqe janë të ngulitura thellë në trurin tonë. Dhe ne do të mbijetojmë për aq
kohë sa do të mbijetojë specia jonë, dhe atë që Shekspiri e ka quajtur ‘spirle
të vdekshme.’

 

Faleminderit!

 

***

Helen
Fisher (1945), është antropologe amerikane, e cila merret me studimin e
dallimeve gjinore dhe evoluimin e emocioneve njerëzore. Ajo është e mirënjohur
si eksperte e dashurisë romantike.

 

Burimi: https://www.ted.com/talks/helen_fisher_tells_us_why_we_love_cheat

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty