Të tjeraSEKRETET PAS “FLAUTIT MAGJIK” TË MOZART-IT NGA JOSHUA BORTHS

SEKRETET PAS “FLAUTIT MAGJIK” TË MOZART-IT NGA JOSHUA BORTHS

-

Burimi: TED ED, Seria Pas Perdes

Një djalë i quajtur Princ Tamino vrapon nëpër një pyll të
errët i ndjekur nga një dragua. Teksa zgjatet për ta përpirë, shfaqen tre zonja
misterioze të cilat e vrasin dragoin me betejën e tyre të britmave të forta. Kështu
fillon “Flauti Magjik” i Amadeus Mozart. Ky lloj ‘këndimi i lehtë’ opera fantazi
– një lloj opera popullore me muzikë dhe dialog – me premier në vitin 1791, në
Vjenë.

 

Megjithëse, mund të duket si një përrallë fëminore, kjo
opera e ngatërruar është e mbushur me simbolizëm subversiv, dhe tani
konsiderohet si në nga operat më influencuese në histori. Vrapimi i Tamino-s me
një dragua është vetëm fillimi i udhëtimit të tij. Të tria gratë thërrasin
lideren e tyre, Mbretëreshën e Natës. Ajo, në këmbim, e dërgon Tamino-n në një
kërkim për të shpëtuar vajzën e saj, Pamina nga magjistari djallëzor, Sarastro.
Dhe për ta ndihmuar atë në këtë udhëtim, ajo i jep atij një flaut magjik.

 

Në fakt, Tamino e gjen Pamian-n në tempullin e Sarastro-s,
por Tamino dhe Pamina mësojnë se janë në anën e gabuar. Mbretëresha e Natës, në
fakt, kërkon të zhysë botën në errësirë. Çdo gjë që Tamino mendonte se dinte është
e gabuar, duke e mbushur atë me dyshime dhe konfuzion. Kështu, fillon një kërkim
i ri për Tamino-n dhe Pamian-n. Ata duhet të kalojnë tre prova mençurie, dhe
vetëm atëherë dita mund të zhduket në natë. Të ndihmuar nga fuqia e flautit
magjik, dy të rinjtë kapërcejnë këto prova dhe përpjekjet e Mbretëreshës për
t’i sabotuar ata. Në fund, ata vendosen në tempull pasi kanë rikthyer
ekuilibrin në mbretëri.

 

Shumë elementë në këtë përrallë të veçantë u frymëzuan nga
përfshirja e Mozart-it tek Masoneria e Lirë, një rrjet organizatash vëllazërore
nëpër Evropë. Shumica e historisë, simbolizmit dhe ritualeve të tyre vijnë nga
Mesjeta. Por, Masonët e Lirë të kohës së Mozart-it ishin gjithashtu të ndikuar
nga idetë evropiane të shekullit të 18-të – racionalizmi, humanizmi dhe
skepticizmi kundrejt autoriteteve tradicionale, si monarkia dhe kisha. Simbolet
e Masonerisë së Lirë dhe këto ideale të Iluminizmit gjenden nëpër opera. Nëse
kjo ju duket si një teori konspiracioni, kjo është për shkak se ashtu ka qenë në
atë kohë, por tani është marrë disi seriozisht dhe ka qenë subjekt i shumë
publikimeve shkollore.

 

Për shembull, disa studiues të Mozart-it besojnë se, Mbretëresha
e Natës simbolizon Maria Theresa-n, Perandoreshën e Perandorisë së Shenjtë
Romake e cila ishte kundër Masonëve të Lirë dhe i ndaloi atë në Austri. Ndonëse
vazhdon të ketë debate ndaj kuptimit specifik, interpretimeve, dhe
vendndodhjeve të këtyre referencave masonike, studiuesit bien dakord se ato janë
aty dhe janë plotësisht të qëllimshme.

 

Një nga këto simbole është numri tre, që përfaqësonte
ekuilibrin dhe rendin e Masonëve të Lirë. Tani numri tre është, sigusisht, i
lehtë për t’u gjetur në ndonjë vepër të historisë së rrëfimit, por që është i
spikatur tek Flauti Magjik: tre prova, tre zonja, tre shpirtra, dhe tre dyer,
shumica e muzikës është shkruar në E-në e sheshtë maxhor, me tre të tilla dhe
historikisht, ritualet masonike fillonin me tre trokitje.

 

Opera i refereohet atyre duke u hapur me tre korda madhështore
të plota me pushimet dramatike. Ato korda, të cilat ndodhin përgjatë gjithë
operas, i shërbejnë një qëllimi tjetër. Ato kapin harkun dramatik të operas në minaturë.

Korda e parë, E-së së sheshtë maxhor, është në pozicionin
e tij rrënjë më natyror, e thjeshtë dhe pazbukurime. Ajo i bën jehonë Princit
Tamino si fëmijë, i cili, në naivitetin e tij, pranon çdo gjë që i thonë Mbretëresha
dhe zonjat e saj pa pyetur.

 

Korda e dytë është C minor, një tingull i thartë që
pasqyron trishtimin dhe dyshimin e Tamino-s në mes të operas. Kjo është koha
kur bota dhe nocionet e tij të së mirës dhe të së keqes kthejnë kokat e tyre. Dhe
e mira dhe e keqia janë dy nga të kundërtat më ekstreme të operas. Ajo paraqet
disa nga notat më të larta dhe më të ulta në opera, ditën dhe natën, melodi të
thjeshta të përunjura dhe muzikë e komplikuar që shikon nga përpara. Tema kryesore
e operas lidhet me ekuilibrimin e këtyre ekstremeve për arritjen e harmonisë së
përsosur.

 

Për të reflektuar këtë, korda e fundit në hapje rikthen rendin
muzikor. Ajo i rikthehet E-së së sheshtë triumfante maxhore, e njëjta kordë me
të cilën filloi, por e përmbysur, që do të thotë se Mozart-i e kaloi notën e
fundit në fillim. Megjithëse, ai ruan harmoninë e tij origjinale, korda tingëllon
më e lartë, e cila na drejton kah ndriçimi/iluminimi. Ajo është e ngjashme me
Tamino-n, i cili duke kaluar provat e tij rikthen ekuilibrin në mbretëri, ndërkohë
që vet ai po bëhet më i fortë, më i mençur, dhe më i plotë.     

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=8iKd-P4Bcac&list=PLJicmE8fK0Ej0ydQb92FLAqrjIPJZ_RU2

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty