Të tjeraMUZIKA ËSHTË NJË GJUHË NGA VICTOR WOOTEN

MUZIKA ËSHTË NJË GJUHË NGA VICTOR WOOTEN

-

Muzika buron nga
muzikanti, jo nga instrumenti

Burimi: TED ED, Seria Pas Perdes

 

Muzika është një gjuhë. Të dyja muzika dhe gjuha verbale i
shërbejnë të njëjtit qëllim. Ato janë që të dyja forma shprehjeje. Ato mund të
përdoren si një mënyrë për të komunikuar me të tjerët. Ato mund të lexohen dhe
të shkruhen. Ato mund t’ju bëjnë që të qeshni apo të qani, të mendoni ose të bëni
pyetje, dhe mund t’i flasin një njeriu ose më shumë. Dhe që të dyja përfundimisht
mund t’ju prekin. Në disa raste, veprat muzikore më mirë sesa fjalët e folura,
sepse nuk ka rëndësi që ajo të kuptohet për të qenë efektive.

 

Megjithëse, shumë muzikantë janë dakord se muzika është një
gjuhë dhe ai trajtohet me të vërtetë si i tillë. Shumë prej nesh e trajtojnë atë
si diçka që mund të mësohet vetëm duke ndjekur një regjim strikt, nën tutelën e
një mësuesi të zotë. Kjo përqasje është ndjekur për qindra vjet me sukses të
provuar, por kjo kërkon shumë kohë. Shumë gjatë.

 

Mendoni për gjuhën e parë që mësoni kur jeni fëmijë. Më e
rëndësishme, mendoni rreth se si e mësoni atë. Ju keni qenë një foshnje kur
keni filluar për të folurpër për herë të parë, dhe megjithëse e keni folur gjuhën
me gabime juve iu lejohej që të gabonit. Dhe sa më shumë gabime që të bënit, aq
më shumë buzëqeshnin prindërit tuaj. Të mësuarit për të folur nuk ishte diçka për
të cilën ju mund ta bënit vetëm disa herë në javë. Dhe shumica e njerëzve me të
cilët ju flisnit nuk ishin fillestarë. Ata ishin tashmë folës profesionistë. Imagjinoni
prindërit tuaj teksa ju detyrojnë që të flisni vetëm foshnjeve të tjera deri sa
të ishit aq të mirë mjaftueshëm për të folur me ta. Me shumë gjasa do të ishit
një i rritur përpara se të kryenit një bisedë siç duhet. Për të përdorur një
term muzikor, ju si një fioshnjë, juve iu ishte lejuar që të ndrydheshit me
profesionistët.

 

Nëse ne i qasemi muzikës në të njëjtën mënyrë natyrale siç
kemi përqasur gjuhën tonë të parë, ne do të mësojmë që ta flasim atë në të njëjtën
kohë të shkurtër që na u desh për të folur gjuhën tonë të parë. Prova të kësaj
mund të jenë e parë thuajse në çdo familje kur rritet një fëmijë me muzikantë të
tjerë në familje. Këtu janë disa çelsa për të ndjekur në mësimin ose mësimdhënien
e muzikës. Në fillim, përqafoni gabimin, në vend që t’i korigjoni ato. Si një fëmijë
që i bie kitarës, nuk ka asnjë notë të gabuar.

 

Lejojini muzikatët e rinj që të luajnë dhe performojnë me
muzikantë të arrirë ditë për ditë. Inkurajojini muzikantët e rinj që të luajnë
më shumë sesa të praktikohen. Sa më shumë që ata të luajnë, aq më shumë do të
praktikohen ata më vete me veten e tyre. Muzika buron nga muzikanti jo nga
instrumenti. Dhe më e rëndësishmja, kujtoni që një gjuhë funksionon më mirë kur
ne kemi diçka interesante për të thënë. Shumë mësues muzike nuk e gjëjnë kurrë
se çfarë kanë për të thënë studentët e tyre. Ne vetëm u themi atyre se çfarë
supozohet që ato të thonë. Një fëmijë flet një gjuhë për vite të tëra përpara së
të mësojë alfabetin. Shumë rregulla në fillim, në fakt ne i ngadalësojmë ata. Në
sytë e mi, qasja ndaj muzikës duhet të jetë e njejtë. Në fund të fundit, muzika
është një gjuhë gjithashtu.

 

Burimi: 

https://www.youtube.com/watch?v=3yRMbH36HRE&list=PLJicmE8fK0Ej0ydQb92FLAqrjIPJZ_RU2&index=18

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty