KINEMATOGRAFIAndrei TarkovskyNOSTALGJIA NGA ANDREI TARKOVSKY

NOSTALGJIA NGA ANDREI TARKOVSKY

-

Kush është ai paraardhës që flet tek unë? Unë nuk mund të
jetoj njëherësh në kokën time dhe në trupin tim. Kjo është arsyeja përse nuk
mund të jem një njeri i vetëm. Unë jam në gjendje që të ndjej disa gjëra njëherësh.
E keqja më e madhe e kohëve tona është se, nuk ka më mjeshtra të mëdhenj. Rruga
e zemrës sonë është e mbuluar me hije. Duhet t’i dëgjojmë ato zëra që duken të
padobishëm. Duhet të mbushim sytë dhe veshët tanë, me gjëra që do të shënojnë
fillimin e një ëndërre më të madhe. Dikush duhet të bërtasë për të thënë se, ne
do të ndërtojmë piramidat. Nuk ka rëndësi nëse më pas nuk do të mund t’i ndërtojmë!
Duhet ta ushqejmë këtë dëshirë. Duhet të shtrijmë cepat e shpirtit sikur të
ishin çërçafë pa fund. Nëse doni që bota të ecë përpara, duhet të kapemi për
dore. Duhet të bashkojmë të ashtuquajturit njerëz të shëndetshëm dhe të
ashtuquajturit të sëmurë. Ej, ju, njerëz të shëndetshëm…Çfarë do të thotë për
ju shëndeti juaj? Të gjithë sytë e botës, po shikojnë këtë greminë të madhe ku
po biem të gjithë ne. Nuk na duhet liria, nëse ju nuk kemi guximin që ta na
shikoni në sy! Të hani me ne…të pini me ne…të flini me ne! Janë pikërisht këta
të ashtuquajturit njerëz të shëndetshëm, që e kanë çuar botën në zgrip të greminës.
Ti njeri, dëgjo! …tek ti, ujë, zjarr, dhe pastaj hi. Dhe kockat brenda hirit.
Kocka dhe hi!

 

Ku ndodhem kur nuk jam në realitet, ose në imagjinatën
time? Pakti im i ri për botën është ky: le të ketë diell natën dhe borë në
gusht. Gjërat e mëdha mbarojnë; janë gjërat e vogla ato që mbeten. Shoqëria
duhet të bashkohet sërish, në vend të kësaj përçarje kaq të madhe. Shikoni
natyrën dhe do të shikoni se, jeta është e thjeshtë. Duhet të rikthehemi atje
ku keni qenë përpara se të merrnim kthesën e gabuar. Duhet të rikthehemi tek
themelet e jetës pa e ndotur ujin. Ç’botë është kjo nëse është një i çmendur ai
që ju thotë se duhet të keni turp nga vetja? Dhe tani, muzikë!  

 

Ajri është ajo gjëja e lehtë që të vjen rreth kokës tënde
dhe që bëhet më e qartë kur ju qeshni.

 

https://www.youtube.com/watch?v=YSSoihNiV2k

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty