PIKTURËLeonardo da VinciNJERIU VITRUVIAN I MATEMATIKËS SË DA VINCI-T NGA JAMES...

NJERIU VITRUVIAN I MATEMATIKËS SË DA VINCI-T NGA JAMES EARLE

-

Burimi: TED ED, Seria Paleta e Artistit

 

Ky imazh i Njeriut Vitruvian, e marrë nga vizatimet e
Leonardo-s, është kthyer në një nga simbolet më të njohura të Rilindjes. Por, përse?
Ai është një vizatim i thjesht me laps dhe me bojë, apo jo? Gabim!

 

Le të fillojmë t’i përgjigjemi kësaj pyetje me një problem
matematikor. Unë e di se si ta llogaris sipërfaqen e një rrethi. Marr vlerën e
pi-së dhe e shumëfishoj me rreze në katror. Gjithashtu unë di se si të llogaris
edhe sipërfaqen e një katrori. Shumëfishoj bazën me vetveten. Por, si mund ta
marr sipërfaqen e një rrethi dhe të krijoj një katror me një sipërfaqe të barabartë?
Ky është një problem që shpesh quhet “katrorizimi i një rrethi” që është
propozuar për herë të parë në botën antike. Dhe si shumë ide të botës antike, iu
dha një jetë e re gjatë Rilindjes. Siç rezulton, ky problem është i pamundur për
t’u zgjidhur për shkak të natyrës së pi-së, por kjo është një histori tjetër.

 

Vizatimi i Leonardo-s, i cili është frymëzuar nga shkrimet
e arkitektit romak, Vitruvit, vendos një njeri të palëvizur përpara një rrethi
dhe një katrori. Vitruvi pohonte se, kërthiza është qendra e trupit të njeriut
dhe nëse marrim një kompas dhe e vendosim në një pikë të fiksuar në kërthizë,
mund të vizatohet përsosmërisht një rreth rreth trupit. Për më tepër, Vitruvi
kuptoi se, gjatësia e krahëve dhe e lartësisë kanë thuajse një përputhshmëri të
përsosur në trupin e njeriut, duke e vendosur kështu trupin përsosmërisht brenda
një katrori po ashtu. Leonardo i përdori idetë e Vitruvit për të zgjidhur
problmemin e katrorizimit e një rrethi metaforikisht, duke përdorur njeriun si
fushë/hapësirë për të dyja format.

 

Megjithatë, Leonardo nuk po mendonte vetëm për Vitruvin. Në
Itali, në atë kohë ekzistonte një një lëvizje intelektuale e quajtur Neoplatonizëm.
Kjo lëvizje mori një koncept të vjetër nga shekulli i 4-ërt i zhvilluar nga
Platoni dhe Aristoteli, e quajtur “Zinxhiri i madh i qenies.” Ky besim mendon
se, Universi ka një ngjashmëri hierarkike me një zinxhir, dhe ai zinxhir fillon
me  Zotin në krye, pastaj zbret poshtë përmes
ëngjëjve, planeteve, yjeve, dhe të gjitha formave të jetës përpara se të përfundojë
me demonët dhe djajtë. Më herët në këtë lëvizje filozofike, mendohej se, vendi
i njeriut në këtë zinxhir ishte saktësisht në qendër. Sepse njerëzit kanë një
trup të vdekshëm, por të shoqëruar me një shpirt të pavdekshëm, ne e ndamë Universin
në mënyrë të këndshme në dysh.

 

Megjithatë, në kohën kur Leonardo bëri vizatimin e Njeriut
Vitruvian, një neoplatonist me emrin Pico Della Miradola kishte një ide të
ndryshme. Ai e shkuli njeriun jashtë zinxhirit dhe deklaroi se, njerëzit kanë
një aftësi unike për të marrë çdo pozicion që ata duan. Pico pohonte se, Zoti dëshironte
një qenie të aftë për të kuptuar Universin e bukur dhe të ndërlikuar që ai
kishte krijuar. Kjo çoi në krijimin e njerëzimit, ku ai e vendosi në qendër të
Universit me aftësinë për të marrë çfarëdolloj forme që ai do të dëshironte. Njerëzimi,
sipas Pico-s, mund të zvarritej poshtë zinxhirit dhe të sillej si një kafshë,
ose të ngjitej sipër dhe të sillej si një Perëndi, është në zgjedhjen tonë.

 

Nëse kthehemi prapar dhe shikojmë vizatimin, ne mund të
shikojmë që nëpërmjet ndryshimit të pozicionit të njeriut, ai mund të mbushë hapësirat
e papajtueshme të një rrethi dhe të një katrori. Nëse gjeometria është gjuha
sipas së cilës është shkruar Universi, atëherë duket që ky vizatim thotë se, ne
mund të ekzistojmë brenda të gjithë elementëve.

 

Njerëzimi mund të mbushë çfarëdolloj forme që ai dëshiron gjeometrikisht,
si edhe filozofikisht gjithashtu. Në këtë vizatim, Leonardo ishte i aftë të
kombinonte matematikën, fenë, filozofinë, arkitekturën, dhe aftësitë artisike të
epokës së tij. Nuk është çudi që ajo u kthye në një ikonë për të gjithë periudhën.
   

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=aMsaFP3kgqQ&list=PLJicmE8fK0Ej26EQOOyY5o0PYLZdnuaMK&index=4

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty