ARTMATEMATIKA PAS PIKTURËS “NATË ME YJE” E VAN GOGH...

MATEMATIKA PAS PIKTURËS “NATË ME YJE” E VAN GOGH NGA NATALYA ST. CLAIR

-

Burimi: TED ED, Seria Paleta e Artistit

 

Një nga aspektet më të jashtëzakonshme të trurit të
njeriut është aftësia e tij për të njohur modelet dhe për t’i përshkruar ato. Ndër
modelet më të vështira që ne jemi përpjekur t’i kuptojmë është koncepti i turbulencave
fluide në dinamikën fluide.

 

Fizikanti gjerman Werner Heisenberg ka thënë, “Kur të takoj Zotin, do t’i bëj dy pyetje: përse
relativitetin dhe përse turbulencat? Unë e besoj me të vërtetë se ne do të kemi
një përgjigje për të parën.”
Aq të vështira saç janë turbulencat për t’i
kuptuar matematikisht, ne mund ta përdorim artin për të paraqitur mënyrën se
duken ato. Në qershor të vitit 1889, Vincent Van Gogh pikturoi peisazhin përpara
lindjes së diellit nga dritarja e dhomës së tij në azilin Saint-Paul-de-Mausole
në Saint-Remy-de-Provence, ku ishte shtruar pasi kishte prerë veshin e tij gjatë
një krize psikotike.

 

Tek piktura “Natë me yje” penelatat e tij rrethore krijojnë
një qiell nate të mbushur me re dhe yje vorbulluese. Van Gogh dhe impresionistët
e tjerë e përfaqësonin dritën ndryshme nga paraardhësit e tyre, duke kapur lëvizjet
e dritës, për shembull, tek ujrat me pikla dielli, ose këtu tek drita e yjeve që
xixëllojnë dhe shkrihen përgjatë dallgëve qumështore të qiellit blu të natës.
Efekti shkaktohet nga thellësia e dritës, në ngjyrat mbi kanavacë. Pjesa më
primitive e kortekstit tonë pamor, i përzien dy fusha me ngjyra të ndryshme së
bashku nëse ato kanë të njëjtën thellësi drite. Por nën-ndarja primative e
trurit tonë i shikon ngjyrat kontrastuese pa i përzier. Me këto dy interpretime
që ndodhin në të njëjtën kohë, drita tek veprat e shumë impresionistëve duket
sikur pulson, dridhet dhe rrezaton çuditshëm. Ja përse kjo dhe vepra të tjera të
impresionistëve përdorin ekzekutimin e penelatave të shpejta dominuese për
kapjen e diçkaje reale në mënyrë të habitshme rreth mënyrës se si lëviz drita.

 

Gjashtëdhjetë vite më vonë, matematikani Andrey Kolmogorov
e çoi më tej kuptimin tonë matematikor për turbulencat kur ai propozoi se,
energjia në një turbulencë fluide në gjatësinë R varion në proporcion me 5/3 e
fuqisë së R-së. Matjet eksperimentale tregojnë se, Kolmogorov ishte jashtëzakonisht
afër asaj se si funksionon një turbulencë fluide, megjithëse një përshkrim i
plotë i turbulencave mbetet një nga problemet e pazgjidhura të fizikës.

 

Një turbulencë fluide është e vetngjashme nëse ka një
energji në formë kaskade. Me fjalë të tjera, vorbullat e mëdha e transferojnë
energjinë e tyre në vorbulla më të vogla, të cilat bëjnë të njëjtën gjë në një shkallë
më të vogël. Shembuj të kësaj përfshijnë Pikat e Mëdha të Kuqe të Jupiterit,
formimin e reve dhe pikëzat pluhurore ndëryjore.

 

Në vitin 2004, duke përdorur Teleskopin Hapësinor
“Hubble”, shkencëtarët panë vorbullat e një reje të largët pluhuri dhe gaz
rreth një ylli, dhe kjo i kujtoi atyre “Natën me yje” të Van Gogh-ut. Kjo i
motivoi shkencëtarët nga Meksika, Spanja dhe Anglia për të studiuar thellësinë
e dritës në pikturat e Van Gogh-ut në detaje. Ata zbuluan se, ka një model të
ndryshëm të strukturave turbulente fluide afër ekuacionit të Kolmogorov-it e
fshehur pas shumë prej pikturave të Van Gogh-ut. Kërkuesit i dixhitalizuan
pikturat, dhe matën se si varion ndriçimi ndërmjet dy pixel-s. Nga kurba e
matur për ndarjet pixel, ata arritën në përfundimin se pikturat nga periudha e
shqetësimeve psikotike të Van Gogh-ut silleshin jashtëzakonisht në mënyrë të
ngjashme me turbulencat fluide.

 

Autoportreti i tij me një llullë, nga një periudhë më e
qetë në jetën e Van Gogh-ut, nuk treguan asnjë shenjë të kësaj ngjashmërie, lidhjeje.
Dhe as veprat e artistëve të tjerë të cilët dukeshin ngjashmërisht të
turbulluar me shikim të parë, si “Britma” e Munch-ut. Ndonëse është shumë e
lehtë të themi se gjenialiteti turbulent i Van Gogh-ut i mundësoi atij
paraqitjen e turbulencave, është ende shumë e vështirë për të shprehur me saktësi
bukurinë që del nga një periudhë e ngarkuar me vuajtje, Van Gogh-u deri diku
tregoi se, ishte i aftë të perceptonte dhe përfaqësonte një nga konceptet më të
vështira supreme që natyra ka sjellë ndonjëherë përpara njerëzimit, dhe për të
bashkuar syrin e tij unik të mendjes me misteret më të thella të lëvizjes, fluiditetit
dhe dritës.

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=PMerSm2ToFY&list=PLJicmE8fK0Ej26EQOOyY5o0PYLZdnuaMK&index=1

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty