KINEMATOGRAFIAndrei TarkovskyHARMONIA POETIKE E ANDREI TARKOVSKY

HARMONIA POETIKE E ANDREI TARKOVSKY

-

 

‘Nëse do të më pyesnit se kush më ka frymëzuar nga artistë
si, për shembull, Bresson, Antonioni, Bergman, Kurosawa, Mizoguchi, mund të
them asnjëri. Nuk kam dëshirë të imitoj anjërin prej tyre, duke qenë se qillimi
i artit tim është që të gjejë mjete personale të shprehjes, një gjuhë me të cilën
të mund të shprehë atë që është brenda jush.’  

 

Cilat fjalë do t’i përshkruanin më mirë filmat e
Tarkovsky-t?

Përndjekëse, hipontike, të qeta.

 

Veprat e Tarkovsky-t, janë lehtësisht të dallueshme nga mjeshtëria
e tij imazhore si edhe nga atmosfera e krijuar në pauzat e tij. Nëse do të më
pyesnin se kush bën kinema të pastër, një nga emrat e mi të parë është ai i
Andrei Tarkovsky-t.

 

Filozofia e tij kinematografike, ishte që komunikimi nuk
ka përse të shprehet e gjitha vokalisht.

‘Fjalë, fjalë, fjalë!’ – Emocioni është një mënyrë tjetër
për të komunikuar mesazhin. Dhe imazhet e duhura mund t’i shprehin emocionet përtej
fjalës dhe përtej asaj që është gjuhë verbale. Për të cituar vet Tarkovsky-n,
‘Një poet është dikush që përdor një imazh të vetëm, për të shprehur një mesazh
universal.’

 

Tarkovsky ka realizuar gjithsej vetëm shtatë fila kryesorë.
Megjithatë, të gjitha ato paraqesin metodologjinë e tij të ndryshme.

 

‘Nëse gjatë xhirimeve të mia, zbuloj se një xhirim mund
t’i ngjajë asaj që është kapur më parë nga regjizorë të tjerë të mëdhenj, unë e
modifikoj skenën që ta parandalojë këtë gjë që të ndodhi.’

 

Tarkovsky ishte i interesuar vetëm për ato teknika të
cilat ishin tërësisht kinematografike. Ato gjëra të cilat mund të bëheshin në
film, por që nuk mund të realizoheshin në forma të tjera arti. Përqëndrimi tek
shprehitë pamore të kombinuara me origjinalitetin e tij, formuan një zhanër dhe
gramatikë të re filmi, një gjuhë e cila nuk i plotësonte rregullat e
realitetit, por që ekziston vetëm brenda ligjeve tona të pashprehura.

 

Ai shpiku gjuhën e tij, e cila është jashtëzakonisht e vështirë
për t’u ndjekur. Mund ta imitosh, por ta ndjekësh është e pamundur. Gjuha
pamore e Tarkovsky-t, ka qenë e qëndrueshme përgjatë gjithë karrierës së tij.

 

Kompozimi ka qenë një nga firmat e tij më mbërthyese të imagjinatës
dhe të përqëndrimit me shumë mundësi për shkak të njohurive dhe përvojës së tij
me fotografinë.  

 

Tekstura. Ndonjëherë, imazhet janë më efektive kur ato të
marrin me vete në atë botë. Në atë çast ajo botë bëhet menjeherë e prekshme. Tarkovsky-t,
i pëlqente të projektonte botën e vërtetë dhe kështu, shumë nga tekstruat e tij
janë realizuar nga kompozime natyraliste, një zjarr, një tavan që bie…këto
mure me lagështirë jo vetëm që e tërheqin vëmendjen tonë, por ato i bëjnë edhe
më të thëlla emocionet tona.

 

Xhirimet e tij përmbajnë modele ritmike. Ai përfshin një
material të huaj që e rrethon personazhin. Çdo imazh në filmat e tij e ka këtë
efekt. Ta ndjesh atë që shikon si të vërtetë, do të thotë ta bësh atë të rëndësishme.

 

Të gjitha teknikat e Tarkovsky-t mbi të gjitha, janë përdorur
për krijimin e atmosferës. Gjendjet e humorit në film jo vetëm që mund të
shikohen, por ato edhe mund të dëgjohen. Një nga gjërat më të veçanta tek filat
e Tarkovsky-t është se, do të shikoni disa nga filmat më të qetë që keni parë
apo që do të shikoni ndonjëherë.

 

Qetësia është madhështore për të ndërtuar një lloj
parashikimi. Dhe kontrasti i heshtjes me zhurmën, janë teknikat e vëna përbri
njëra-tjetrës. Zakonisht, ai qëndron diku midis këtyre të dyjave. Kur Tarkovsky
xhiron një skenë, ai e izolon tingullin, dhe më pas e fuqizon atë. Mund të jetë
zhurmë uji, apo një zjarr që digjet. Disa filma arrijnë të kapin të gjithë
tingujt në një skenë. Dhe ky është realizmi. Por tek Tarkovsky, ai zgjedh atë
tingull që ka rëndësi të madhe për personazhin e tij në atë çast që shfaqet. Subjekti
juaj mund të mos mbaj mend shumë gjëra në një skenë, por ata nuk do ta harrojnë
kurrë zemrën që rreh.  

 

Çfarë do të thonë filmat e Tarkovsky-t?

 

Tarkovsky vinte nga një shkollë mendimi që mendonte se,
arti nuk mund të shprehej vetëm nëpërmjet intelektit. Kështu që, edhe unë nuk
jam dakord që ta analizoj atë nga një pikëpamje tërësisht intelektuale. Perceptimi
tek filmat e Tarkovsky-t, është se njerëzit në ato filma mendonë se janë të vështirë
për tu kuptuar dhe ata përpiqen të tregojnë se çfarë ata duan të shprehin. Por
filmat e Tarkovskyt janë të montuara me intuitë. Nocioni i rendit në jetë është
një nocion abstrakt. Dhe kjo refektohet edhe në vetëdijen e tij
kinematografike.

 

A mendon në të vërtetë që njeriu mund të zhvillojë një
koncept universal, si të them, një model, apo një të vërtetë absolute?

 

Me këtë analizë në këtë video dua t’i jap njerëzve një
kuptim më të madh dhe një vlerësim më të lartë ndaj qasjes së Tarkovskyt. Në
kundërshtim me besimet e famshme, Tarkovsky e ka shmangur simbolizmin arkaik në
punën e tij. Të përdorësh një simbol në një film do të thotë se ke krijuar një
kuptim të përcaktuar, por arti duhet t’i dorëzohet interpretimeve. Tarkovsky
synonte që, publiku t’i zbulonte kuptimet e mesazheve të tij vetë. Ne mendojmë
më shumë mbi atë që nuk e kuptojmë. Ai i lejon këto momente si, për shembull, skena
e oqeanit tek filmi ‘Solaris’, në mënyrë që në momente të tilla të pakuptueshme
publiku të mund të zbulojë dhe të zhvillojë perceptimet e veta. Mesazhet e
filmave të Tarkovsky-t nuk janë simbolike, por atmosferike. Dhe kjo është mënyra
e Tarkovsky-t për të sjellur realitetin në film, me qëllim nxitjen e një
emocion të menjëhershëm nga shikuesi.

 

Na kanë mësuar që të kërkojmë për kuptimin e gjërave, por
shpesh një skenë, një imazh është ajo që është. Çështja nuk është, ‘përse ndodh
diçka?’, por ‘çfarë do të thotë ajo për personazhin?’ Tarkovsky nuk kërkon që
ne të gjejmë përgjigjje përfundimtare në punën e tij, por që të përqafojmë
emocionet që ndjen personazhi.

 

Shiu mund të mos ketë asnjë kuptim, por ai ka rëndësi për
personazhin. Çfarë do të na bënte të kuptonim më mirë sesa një grua e ulur
teksa shikon shtëpinë e saj të digjet?

 

Tarkovsky është më shumë instiktiv, sesa llogjik.

 

Dhe siç është shprehur David Lynch, ‘Nuk e kuptoj përse
njerëzit duan që arti të ketë kuptim, kur ata e kuptojnë që jeta nuk ka asnjë
kuptim.’

 

Asnjë formë tjetër arti nuk është e aftë të korigjojë kohën
siç bën kinemaja.

Rrjeshimisht, çfarë është kinemaja?

Kinemaja është një mozaik i përbërë nga koha.

 

Filmat e Tarkovsky-t janë një lloj filozofie. Diçka për
t’i ndihmuar njerëzit që të kuptojnë më mirë përvojat e tyre. Kjo qasje e
lidhjes me realitetitn nëpërmjet një përngjasimi me shikuesin, është mënyra e
tij për të na treguar se çfarë është e bukur në jetë. Dhe siç e ka thënë edhe
ai vet,’Arti simbolizon vet kuptimin e ekzistencës tonë.’

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=ak6rI-j07QU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty